top of page

A pritet fundi?


A pritet fundi?

Astrit Lulushi


Kur Bota ishte afër fundit të Epokës së Akullit 12,800 vjet më parë, një kometë gjigante shpërtheu. Ajo kishte hyrë në sistemin diellor nga hapësira e thellë. Disa prej copave goditën Tokën duke shkaktuar një kataklizëm globale në shkallë të paparë që nga zhdukja e dinosaurëve. Të paktën tetë nga fragmentet goditën Amerikën e Veriut, ndërsa copa të tjera goditën Evropën veriore. Ata që shpëtuan migruan në jug. Fragmentet e kometës rreth 2 km gjërësi goditën Tokën me shpejtësi 90 km në orë, dhe gjeneruan sasi të mëdha nxehtësie që likuiduan në çast miliona kilometra pyje e tokë; destabilizuan koren e Planetit; dhe shkaktuan përmbytjen globale që mbahet mend në librat e shenjtë dhe në mite anembanë botës.

Një seri e dytë pasojash, po aq shkatërruese, që shkaktuan përmbytje të mëtejshme kataklizmike, ndodhën 11,600 vjet më parë, datë që Platoni jep për shkatërrimin dhe fundosjen e Atlantidës. Provat e zbuluara tregojnë se një qytetërim i përparuar u shkatërrua në kataklizmat globale midis 12,800 dhe 11,600 vjet më parë.

Por pati edhe të mbijetuar - të njohur në kulturat e mëvonshme me emra të tillë si 'të urtët', 'të shkëlqyerit’', 'të ndriturit' - Alpet quheshin ‘të ndritur’, pasi majat e tyre zbardheshin nga bora, apo shkëlqenin. Këta ‘të ndritur’ udhëtuan nëpër botë, duke bërë gjithçka në fuqinë e tyre për të mbajtur ndezur shkëndijën e qytetërimit. Të urtët u vendosën në vende kyçe - Gobekli Tepe në Turqi, Baalbek në Liban, Giza në Egjipt, Sumer, Evropën jugore - ku janë zbuluar piramida (Bosnje) -- në Meksikë, Peru dhe përtej Paqësorit, ku një piramidë e madhe është zbuluar në Indonezi. Kudo që shkuan, ‘të shndritshmit’ sollën me vete kujtimin e një kohe kur njerëzimi kishte jetuar në harmoni me universin; dhe me përmbytjen, kishte paguar një çmim të lartë. Një kujtesë dhe paralajmërim për të ardhmen…

Por kometa që shkaktoi shkatërrime të tilla në vitin 12,800 dhe 11,600 mund të mos ketë mbaruar punë me Tokën.

Astronomët besojnë se një pjesë 'e errët' prej 30 kilometrash e kometës gjigante origjinale mbetet e fshehur mes mbeturinave në Galaktikë. Dhe, ndërsa vazhdon të endet, ajo përbën kërcënin për Tokën. Një mesazh astronomik i koduar në Gobekli Tepe, Sfinks dhe piramidat e Egjiptit, paralajmëron se 'Kthimi i Madh' do të ndodhë. Kur?, kjo nuk dihet. Ata që besojnë në Zot pohojne se kthimi i kometës përmbush profecinë e librave të shenjtë; ‘mendim i dëshiruar’, thonë të tjerët që besojnë në teorinë e evolucionit. Rrofshim gjatë për të parë.

13 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page