top of page

(…a plaken baladat?)



Dail Terziu "Mjeshter i Madh i Punes" 1934-2020

(…a plaken baladat?)

Fatmir Terziu

…dhé shprazet

e mban një maja e freskët e Shqipërisë së Mesme

pikon një shi i avashëm

në tehun e ndarjes së ndjeshme

koha është kthyer në një pakohë

që vërtitet si psallmet e një balade

(a plaken baladat?)

Thonë se të mbajnë gjallë

kurse kujtimet pikojnë udhë të reja

vitet ende mbahen në krahë

sikurse hallet e tjera

flokët e thinjur i turren vetiu ADN-ve

kurse gishtat numërojnë unazat

sa urata janë zbrazur në sy

ripyes ndërsa zgjohem me uratat

(a plaken baladat? Me TY)

… në heshtje ende udhëtoj po njësoj

sikur të mos isha kaq larg

ku po më shpie ky gjumë i ngí

me lagështinë londineze farmak

kur s’kam si të pi kafen me Ty?


35 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page