A JAM GABIM NËSE REFUZOJ TË JETOJ ME FAMILJEN E BURRIT QË NË FILLIM?
Një pyetje e tillë më është drejtuar në mesazhet private dhe u çudita me nivelin e ndërgjegjës së kësaj gruaje e cila është shtatzënë po pret të martohet por heziton të jetojë në një shtëpi me familjen e burrit.
,,Ende para se të shkoj, pra të martohe,m vjehrra ime më ka kufizuar shumë gjëra, më tha se duhet të zgjohem më herët se të tjerët, të pastroj dhe të jem e buzëqeshur për musafirët, sipas saj këto janë gjërat që ajo kërkon dhe kaq mjafton që unë dhe ajo të mos kemi probleme.Unë në fakt nuk dua të kem probleme por kam frikë nga këto kufizime, cka nëse gaboj dikund dhe shkaktohen probleme, cka nëse kur të vjen beba unë nuk mund të zgjohem herët. Prandaj i kërkova të fejuarit të jetojmë vetëm sepse e kemi këtë mundësi, të gjithë po më paragjykojnë dhe po më thonë se ky fëmijë që kam në bark do më braktisë mua ashtu si po kërkoj unë nga burri im ta bëjë,,
Të jetoni vetëm është e drejtë e juaja dhe po e patët mundësinë bëjeni dhe këtë le ta bëjnë edhe fëmijët tuaj dhe të gjithë do të jeni më të lumtur.
Një grua shtatzënë ka nevojë për dashuri e përkujdesje jo për kushtëzime që e bëjnë të ndjehet në stres, mjafton ceshtja e pandemisë, mjaftojnë streset tjera që i përjetojnë gratë shtatzëna prandaj mos u bëni shkaktarë për një stres më shumë.
Në asnjë rast mos u ndjeni fajtore nëse doni të jetoni vetëm, kujdesuni për prindërit tuaj dhe burri për prindërit e vet, jetoni të lumtur ashtu si ju e vlerësoni.
P.S rasti u publikua me lejen e nanës së re.
Me dashuri, Razija
Comments