top of page

A do ta kish këshilluar kështu Sharl De Goili Albin Kurtin?


Emanuel Makron

MË VJEN KEQ PËR KOMBIN FRANCEZ


Zoti E. Makron! Emanuel Makron!

Një paraardhës i Juaji, me emrin shkronjartë në historinë e Francës, i pavdekshmi Sharl De Gol, a ka bërë negociata me qeverinë hitleriane të Gjermanisë? Unë e di që jo. Jo, sepse Qeveria e Hitlerit, përveç se e kish pushtuar Francën, kish vrarë edhe mijëra shtetas të vet.

Qeveria e Hitlerit kish internuar, keqtrajtuar dhe asgjësuar çnjerëzisht me mijëra shtetas të Gjermanisë të besimit hebre.

Qeveria e Sërbisë, vazhduese e së cilës është kjo e sotmja e kryesuar nga A.Vuçiqi, ka asgjësuar, vrarë e dëbuar me mijëra shtetas të Sërbisë të nacionalitetit shqiptar.

Sharl De Goli nuk pranoi dhe nuk mund të pranonte kurrfarë bisedimesh, as me A. Hitlerin, as me pasardhësit e tij. Ju, zoti E. Makron, po e këshilloni, madje po insistoni, që Qeveria A. Kurti e Republikës së Kosovës, të hyjë në bisedime me qeverinë, faktikisht millosheviqiane, të Republikës së Sërbisë.

A do ta kish këshilluar kështu Sharl De Goili Albin Kurtin?

..Por nuk është aspak për t’u çuditur. Ju sot vërtet gjendeni në krye të Republikës Franceze, por Ju nuk vleni as sa balta e thoit e Sharl De Golit historibërës. Ju hani shpulla nga qytetarët, mu në sy të kameravet televizive!..

...Nuk më vjen keq për fjalët në hava që lëshoni lidhur me bisedimet Kosovë-Sërbi, sepse, fundja, shqiptarët e dinë vetë rrugën e tyre. Më vjen keq për kombin francez, që ka arritur në këtë ditë, të ketë në krye të këtillë Mini-Makronë.

Emri Makro, vlerat Mini!.. Më pak se Mini!

Gjokë Dabaj

48 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page