top of page

VALA


Hiqmet Mehmetaj

Nën diellin e korrikut përvëlues Mbi zallishten e lumit jam nderur, Nën zgjim vitesh, nën tinguj shushurues Fëmijërinë time gjej të fshehur !


Zallin dhe valën i sodis me ëndje, Bisedën nis si me qënie të gjalla, Lundra e kujtimit bart nëpër mendje Kohën rinore, reliket e rralla .


Rrëmbehet mendimi dhe shkon diku larg, Si vala e lumit kërcen e këndon, Sa mua poetit më shkrepet një varg Për të artën kohë që vala më zgjon...


Rrëmbemë o valë, o muza ime, Ma vish brengën me mantelin kujtime !


H. Mehmmetaj , korrik 2000

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page