top of page

PRES...


Faslli Haliti

PRES...

Unë nuk jam më budallai, më i marri, Unë jam më i shqetësuari Më i trondituri, Më i alarmuari. Unë jam Kasandra. Unë parandiej, Unë shoh. Zjarre inatesh, Flakë grindjesh, Mure zëmërimi, shpinash, Krisje të qelqeve të syve të zesë, blu; Prita gjakmarrjesh, zënkash, mërish Përgjakje trotuaresh, Karambole Borish, Skapamentosh, Ulurimat blu «Fordësh» të policisë. Por unë pres. Pres që një ditë T’i bjerë gjakut tonë ky jerm, ky vlim Dhe kam bindje se do t’i bjerë pa dyshim 2010

SHOKU ZËRI I POPULLIT

gazetës "Zëri i populli"


Shoku Zëri i popullit! Ku janë Ata

"Bilbila" Të cilët Ti Dje I bëre me zë?

Sot Ata, S’të shohin Me sy, Nuk shqiptojnë një zanore

Nuk rrokëzojnë një rrokje nga ty...

Pa lë pastaj të të japin pak fare pak zë Pa lë të shkruajnë ndonjë apoteozë, fjali ?! .

Të kthejnë shpinën ata Edhe me gojë ata, S’të flasin Më. Vezët e mendimeve të tyre, Ata i shtronin,

I ngrohnin dikur, Në foletë e faqeve të tua, Sepse aty E gjenin ata Ngrohtësinë tënde ideale. Aty e nisnin ata fluturimin Zogjtë e kuq, rozë, të fjalëve të tyre Dhe merrnin hapësirave të botës së madhe. Tani i vezët e mendimeve ata i shtrojnë Në fole të tjera gazetash, Aty, Këtu, Ku çelin, Ku cicërijnë zogj mendimesh, fjalësh blu. Sepse zogjtë e fjalëve blu S’i kap skifteri më, Zogjtë e kuq Të fjalëve Skifteri i zë, U rrjep puplat Asnjë pupël në shpinë s’u lë.

Sepse zogjtë e fjalëve blu, Bluja qiellore I fsheh. E i mbron, S’i zë dot skifteri

Zogjtë e fjalëve blu Sepse mes blusë ai s’i dallon,s'i sheh, Kurse zogjtë rozë të mendimeve dhe fjalëve Skifteri i dallon kudo nëpër qiell, I kap,

I mbërthen, E iu fut kthetrat menjëherë ... Dje e kuqja të çonte vetëm në Moskë, Pragë,

Safie,

Budapest

Në Kremlin Sot bluja të çon Në Uashington Londër, Paris Tokio Kudo në Lindje, Perëndim. Kurse dje e kuqja apo roza të çonte Vetëm në Moskë,

Pragë,

Budapest

Kremlin... Shoku Zëri i popullit ! Ku i ke, Ku i ke Ata korbecë që bëre me zë? S’po të japin sot ata qoftë edhe një fije zëri, Qoftë edhe një rrokje, një tingull të vetëm S’po të japin sot ata, Sot

ti ke

Më shumë etje,më shumë uri për zë...

2009 - 2010

FRIKA


Frikë Në foshnjëri, Frikë në fëmijëri, Frikë në adoleshencë, Frikë në rini, Frikë Në burrëri, Frikë në pleqëri... Frikë Nga djalli, Frikë nga shejtani, Frikë nga kecka e përroit, Frikë Nga arixheshkat, (Fëmijëngrënëset e zeza); Frikë Nga vakëfet, Nga varret, Frikë nga Teqeja. Mos e shiko teqenë, Mos i drejto gishtin teqesë, Teqeja të ngrin krahun herek, Teqeja të merr gojën, Të le memec. Frikë Nga gjarpri Frikë nga nepërka helmuese, Frikë nga Suvali që të hidhet në fyt Që të shtrëngon, Të pi gjakun,

Të mbytë. Frikë Nga rojtari, (Nga rojtar Sabriu) Sabriu të kapte lopët

Në grurin e fermës Dhe t’i kyçte, t’i mbyllte në stallë Dhe babai Ah Babai... Duhej Të paguante gjobën, dëmin pastaj. Frikë Nga xhaxhai Nga xhaxhai që të privonte nga loja, Të merrte shpirtin në korrje në prashitje; Frikë Nga polici, Frikë, Nga sigurimësi, Frikë Nga Dega e Punëve të Zeza, Nga Dega që s’guxoje T’i shihje portën gri, Dega E Punëve të Zeza Me burgje, Biruca Qeli. Frikë Nga spiunët, Skifterët e sigurimit, Spiunët që ndiqnin fjalën: Zogun e sapo dalë nga foleja e gojës, I turreshin zogut të bukur të fjalës Sapo merrte fluturimin Qiejve përpjetë, E mbërthenin Me Prangat E kthetrave Dhe i çukisnin kokën me sqep. Frikë Nga profesori i algjebrës, Frikë nga të panjohurat algjebrike, Frikë nga sinus kosinuset Trigonometrike. Frikë Nga lufta klasore midis nesh, Frikë nga urrejtja klasore, Frikë Nga dashuria, Nga rivali simpatik, Frikë Nga tradhëtia... Frikë nga pleqëria, Frikë Në foshnjëri, Frikë në fëmijëri, Në adoleshencë, Në Rini.

Frikë Në burrëri Frikë Në moshën e tretë

Frikë në pleqëri të thyer, Frikë nga vdekja.

Nga Vdekja, më e frikshmja, më e tmerrshmja ! 1989

48 views2 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page