Fahri Dahri: KUSHTIM PROFESOR HAJREDIN ISUFIT

Artikulli është si të thuash një përmbledhje e thjeshtë ku çdo ngjarje e cituar ka historinë e vetë. U përpoqa të ndikoj aq sa mundet që të jemi të saktë në trajtimin e çdo ngjarjeje, në rastin konkret në trajtimin e “Çështjes Çame”.
Koha në të cilën jetojmë, për fat të keq është e “trubullt”, ku e pa vërteta “thithet” më shpejt me prirje për të fituar teren.
Së fundi shkrimin i a kushtoj vëllait, mikut, bashkëvuajtësit tim, atdhetarit të shquar, historianit të Çamërisë, profesor Hajredin Isufit.
Fahri Dahri.
Tiranë, më 08/09/2026.-
KAPITULLI IV
KUSHTIM PROFESOR HAJREDIN ISUFIT
Profesor Hajredini në 70 vite radhazi të jetës së tij, krahas aktivitetit normal për jetesën, një vend të rëndësidhëm dhe të veçantë i a kushtoi historisë së dhimme të Çamërisë.
Botimet e shumta të tij, janë kryer në kohë tejet të vështira që kalonte vendi, ku censura, trysnia dhe përndjekja ndaj bashkëkombasve të tij, rrinin çdo minutë mbi kokat e tyte.
Profesor Hajredini, arriti të gjente shtigjet përkatëse për të nxjerrë nga arkivat e shtetit të vërtetat që i duheshin për të informuar shoqërinë shqiptare dhe jo vetëm. Në një bashkë bisedim, lidhur me kërkimet e tij në arkivat shtetërore tha:
“Nuk e kam patur të lehtë, miku im Fahri, hyrjen në arkivat e shtetit. Por falë miqve dhe shokëve të kohës, të cilët më ndihmuan, arrita të zbuloj të vërtetat e fshehura”.
Me këtë rast i falenderoj edhe unë ata miq e shokë të tijë të cilët ndihmuan profesorin për të nxjerrë në dritë të vërtetat e fshehura në arkivat e shtetit, megjithse flitej po për pjesë të kombit tonë.
Por profesori ynë i nderuar, nuk e ndalte rrugëtimin për të arritur tek e sakta. Ai andej nga fundi i viteve tetëdhjetë, arriti të realizojë kapërcimin e një tjetër pengesë, për kohën të pakapërcyeshme. Po. Hajredini, i pa ndalshëm në kërkim të së vërtetës histotike, arriti në rrugë zyrtare të vizitojë shtëpinë e tij në Rrëzanj dhe gjithë Çamërinë.
“Fahri, unë në atë vizitë, që më zgjati 3 muaj, takova miq të babait, edhe miq të mij të shkollës në gjuhën greke, që bënim në fshat. Ata më ndihmuan, më informuan si për kohën para genocidit, ashtu dhe pas tij, deri në ditët që qendrova pranë tyre. Të gjitha këto informacione me vlera të larta historike, disa i kam botuar, por kam dhe shumë për të botuar. I lus Zotit të më lejojë për të arritur ti botoj”
Unë i mallëngjyer për sa më tregonte për fshatin, e urova p që Zoti ti a plotësonte dëshirat. Po. Disa arritën botimin, të tjerat janë mbishkrime.
Profesor Hajredini, me gjithë moshën e tretë, nuk përtonte të shkonte në çdo ftesë që i bëhej, kur ishte fjala për të folur për vatanin e tij, për vatanin tonë.
Sot, në mëngjesin e kësaj date
(07/09/2026), mbesa e tij më njoftoi se profesor Hajredin Isufi, ndërroi jetë.
Ngushëllime familjarëve, miqve dhe shokëve. I thurr lavdi veprave historike të cilat do mbajnë të gjallë emrin e ndritur të profesor Hajredinit, ku shkruhet e vërteta e hidhur e banorëve të krahinës etnike shqiptare e Çamërisë.
Të bashkëngjitur si monedhat, në njërën anë historia e Çamërisë, ana tjetër emri i ndritur i Hajredin Isufit. Historianit të Çamërisë.
Lamtumirë miku im i mirë. I miri dhe i çmuari i Çamërisë!
Me respekt Fahri Dahri
Tiranë, më 07/09/2026

KAPITULLI V
PJESË NGA LETRA E HAPUR E PROFESOR ESHREF YMERIT
(Fjala e Lirë. Dt. 23/08/2026)
1)- Kuvendarët e Vlorës dhe Ismail Qemali nuk e bënë një gjë të tillë, sepse nuk kishin besim absolutisht, madje as sadopak respekt, ndaj energjive krijuese të popullit shqiptar. Madje, kur pati marrë njoftimin se ujqit europianë Dardaninë ia patën dhuruar Serbisë, ai derdhi lot, kurse për Çamërinë nuk pati shprehur ndonjë shqetësim, se atje, sipas tij, banonin vetëm 60 mijë shqiptarë. Domosdo, se Ismail Qemali ishte dhëndër grek, gruaja e tij e dytë ishte greke.
2)- Nga Fahri Dahri: koment Letra,e hapur e Eshref Ymerit. Respekte dhe falenderime të përzëmërta profesor Eshrefit, për analizat e thella që na sjell në vazhdimësi në mbrojrje dhe ruajtje të tërësisë territoriale të Atdheut tonë etnik. I nderuar profesor, para pak ditësh doli nga botimi libri im me titull: "Njëqind e trembëdhjetë vitet e vetmisë së Çamërisë".
Sa bukur dhe qartë vërtetohet vetmija e një territori autokton shqiptar edhe në analizën tuaj të mësipërme. “Ku dhe Ismail Qemali kur pati marrë njoftimin se ujqit europianë Dardaninë ia patën dhuruar Serbisë, ai derdhi lot, kurse për Çamërinë nuk pati shprehur ndonjë shqetësim, pasi atje banonin vetëm 60 mijë shqiptarë. Domosdo, se Ismail Qemali ishte dhëndër grek, gruaja e tij e dytë ishte greke”. Qendrim të tillë, për fat të keq ka mbsjtur edhe Mitat Frashëri me programin fatkeq të krijimit të një konfederate shqiptaro-greke-turke në vitin 1939, ku udhëzonte që Çamëria ti mbetej në kufi Greqisë. Të tilla ngjarje dhe qendrime më çuan tek titulli i librit të fundit, ku flitet për 113 vite vetmie të Çamërisë. Ju falenderoj për qendrimet tuaja tepër korrekte dhe patriotike. Respekte dhe për mikun tonë z. Skënder Kapiti, i cili vazhdon të ngrejë zërin në mbrojtje të Atdheut tonë.Ju uroj juve dhe profesor Fatmirin për mundësitë që na jepen për të shprehur mendimet tona.
Fahri Dahri. Tiranë, më 24/08/2026.
KAPITULLI VI
NË MBËSHTETJE TË ARTIKUJVE TË Z. KORAB RASHITIT
(dt.12/08/2026 në fb).
Të vërteta të hidhura të ndodhura dhe që vazhdojnë të ndodhin në qenien dhe ndërgjegjen e kombit shqiptar. Nuk i kam dhënë dot "dum", duke i ditur këto që shkruan z. Korab dhe ato që dimë se në drejtimin e perandorive romake bizantine dhe atë osmane kishte mjaft personalitete me origjinë shqiptare që e drejtonin. Habitem si arrinin të nxirrnin ferman pas fermani perandorët dhe prijësat e shteteve fqinjë, përfshi kishtarët që, gjuhën dhe shkrimin tonë e mallkonin dhe e ndalonin të flitej, ndërkohë pranonin aftësitë drejtuese shtetërore dhe fetare të drejtuesave me origjinë iliro- arbërore-epirote!
A nuk duket qartë paradoksi? Po! Është mëse i qartë! Atëhere pse ka ndodhur e vazhdon ky kontrast i pa parë kundër etnisë dardano-arbërore- epirote?
Zotërinj! Lindja e këtij paradoksi mbi 2.000 vjeçarë tregon se jemi në përballje me një enigmë shumë të thellë. Përballemi në mijëvjeçarë me qendrim të njëjtë shfarosës, asimilues dhe vrasës prej të gjithëve, vetëm kundër nesh.
Do arësyetoj disa raste që mundet të paragjykohen:
a)- Besimi fetar? Nuk mendoj se rrjedh nga besimi fetar. Jo nuk ka lidhje primare. Nuk arësyetohet si kundërshti fetare, pasi gjithë pushtuesit, në një mënyrë a një tjetër kanë imponuar tek ne besimin e tyre. Në këtë kënd vështrim populli ynë ka pranuar besimet e ndryshme, nga paganë në të krishterë, katolikë, myslimanë, ortodoksë e sektet e atyre besimeve.
b)- Fenomeni është shumë i veçantë, por dhe tepër shqetësues, ndaj kërkon studim serioz, të paanshëm dhe konkludim real. Për këtë kërkohet impenjim nga dijetarë, shkencëtarë të paanshëm. Si nga dijetarë të lindjes dhe të perëndimit, shkencëtarë të vërtetë, që ta parësojnë këtë zbulim enigmatik. Nuk është thjeshtë një kundërshti, por është një kundërvënie mbi 2.000 vjeçare, me nisje andej nga shekulli IV dhe i III para Krishtit.
Profesionalisht arrij të konstatoj fenomenin, por për të arritur tek shkaqet e fenomenit, që deri sot mbetet enigmë: “Pse të gjithë kundër etnisë shqiptare”?. Duhet impenjim gjithpërfshirës, nga Akademia e Shkencave, ku militojnë akademikë me dije në fusha të ndryshme shkencore dhe me buxhet.
Në fenomenin që trajtohet u arrit se nuk ka ndikim besimi fetar. Po ashtu ka shumë shkrime dhe idera ku kundërshtia ndaj nesh vjen nga vetvetja. Në dijenitë e mia arësyetim nuk është vetëm fenomen shqiptar. Marrëzira brenda të njëjtit popull, fis apo dhe brenda familjeve janë të vërtetuara ekzistencat tek të gjithë popujt.
c)- Ndoshta enigma ka lindur kur perandoria Ilire, zotëruesja e detrave të Adriatikut dhe Jonit, ka ndikuar me piraterinë kundër Romës? Nuk e di, le të studjohet!
ç)- Mos vallë lidhet me egon, zilinë kundër genin tonë parësor etnik?. Një gen i veçantë, me zgjuarsi natyrale të trashëguar, i besës, i pa nënështruar, tolerant, asnjë rast historik për pushtim trojesh të të tjerëve!.
d)- A po meqë ilirët dhe arbërorët kanë udhëhequr në perandorinë romake, bizantine, osmane dhe si e tillë ka lënë ndonjë gjurmë tek popujt e ndryshëm për hakmarrje? Ndoshta duhet konsultuar me historitë e popujve të tjerë!
Pyetje të tilla mundet të ketë plot. Por nuk duhet të mbeten vetëm si pyetje. Ato duan përgjigje shkencore, serioze, pasi arrihet në zbulime të rëndësishme, që ndoshta shpien në embrione të veçanta të dy shoqërive njerëzore (NE dhe ATA). Shpresoj që konstatimi të ndikoj pozitivisht në impenjimin serioz të Akademisë së Shkencave dhe institucioneve shkencore shtetërore dhe studime të pavarura.
Uroj të merret seriozisht në zbulimin e enigmës:
“Pse të gjithë kundër etnisë shqiptare"!
Këto ditë rastisa të njihem me mendimin e shkencëtares serbe Dubravka Stojanoviç, e cila mes të tjerash, për temën: “Pse serbët urrejnë shqiptarët ka deklaruar”: “Albanofobia ose urrejtja ndaj shqiptarëve, është shumë e pranishme në Serbi. Albanofobia shprehet me stereotipe negative, me paragjykime dhe diskriminim ndaj pjesëtarëve të popullit shqiptar”. Dihet se çdo i ardhur, mbas një periudhe, fillon të gjej mënyra për tu zgjeruar dhe parësuar.
Respekte. Fahri Dahri.
Tiranë, më 14/08/2026.-
KAPUTULLI VII
FATI I SHQIPTARËVE TË ÇAMËRISË BRENDA NJË SHEKULLI
(Përbërja etnike)
Shteti grek nga viti 1913 deri para ngjarjeve të vitit 1944, duke përdorur metoda nga më të ndryshmet për spastrimin etnik të çamëve myslimanë.
Së pari arriti të ndryshojë raportet që zinin çamët dhe grekët në këtë krahinë
Brenda 30 viteve (1913-1943), sipas të dhënave statistikore vetëm për Filatin, Gumenicën, Paramëthinë dhe Margëllëçin (mbeten jashtë këtyre të dhënave Parga, Preveza dhe Arta për mungesë të dhënash) në vitin 1913, popullsia gjithsej ishte 51.110 frymë nga këta çamë 43.218 frymë ose 85 %, ndërsa grekë kishte 7.892 frymë ose 15 %; në vitin 1943 popullsia gjithsej zbriti në 43.497 frymë, nga këta çamë 26.884 frymë dhe grekë 16.613 frymë, duke pësuar ndryshime të ndjeshme të raportit ku nga 85 % që zinin çamët, arritën në 62 %, ndërsa popullsia greke ishte rritur nga 15 % në vitin 1913 në 38 % në vitin 1943. Si rrjedhojë numri i popullsisë çame ishte tkurrur në 16.834 frymë dhe ajo greke ishte shtuar 8.721 frymë. Sipas të dhënave statistikore, të pjesshme që jepen nga Greqia, popullsia e zonës së Çamërisë në vitin 2005, ka arritur në 184.091 frymë, nga këta çamë myslimanë nuk ka asnjë frymë. U arrit spastrimi nga çamët myslimanë si dhe asimilimi i çamëve ortodoksë. Çamët ortodoksë nuk u persekutuan, nuk u vranë, nuk u shpërngulën, sepse sipas “Megalloidesë” greke ata ishin ortodoksë dhe çdo ortodoks pagëzohet grek.
Fillimi i masakrave greke kundër çamëve, nisi fill me kalimin e Thesprotisë nën qeverisjen greke.Ngjarja në vijim tregon qendrimin armiqësor në vazhdimësi të Greqisë 30 vite para se të vijmë tek mashtrimi i tyre se: “Çamët paskan bashkëpunuar me okupatorin”
Masakra e parë ka ndodhur në Paramëthi. Në Shkurt të vitit 1913, shovinistët grekë, arrestuan 72 burra nga më të dëgjuarit në rajonin e Çamërisë, i morën dhe i çuan tek një përrua në Selan të Paramëthisë. Atje kapiteni Deli Janaqi (ishte Gjiritas, dmth nga Kreta) me 200 andartët e bandës së tij, pasi i masakroi, u preu kokat dhe trupat e tyre i kontrolluan dhe u morën gjithçka të vlefshme. Ky ishte veprimi i parë që bënë grekët për t’ju treguar çamëve qëndrimin e Greqisë, po ashtu i treguan Fuqive të Mëdha, se kështu di të veprojë Greqia ndaj atyre që nuk janë grekë, konkretisht me popullin e pafajshëm të Çamërisë.
Çamët ortodoksë
Asimilimi i çamëve ortodoks nga shteti dhe kisha greke. Çamët ortodoksë janë në vendin e tyre, në Çamëri, por nuk gëzojnë asnjë të drejtë si pakicë kombëtare shqiptare. Nuk kanë shkolla shqipe, nuk lejohen të flasin e të shkruajnë shqip, nuk kanë të drejtë të deklarohen si etni shqiptare, etj. Greqia është deklaruar se nuk ka asnjë pakicë shqiptare në Greqi. Me çamët ortodoksë ajo mendon se e ka arritur strategjinë e asimilimit të tyre në grekë. Kështu rajoni i fisit ilir të Thesprotisë, aktualisht është uzurpuar nga Greqia. Por duke njohur historitë e popujve të ndryshëm, kam bindje se do të ndodhë një ditë “Mrekullia e rikthimit në identitet të saj” dhe” si çamët ortodoks dhe ata myslimanë, njerëz të së njëjtës farë e fis, do t’i gëzojnë të mirat e kësaj toke së bashku”.
Nuk duhet harruar asnjëherë, as të nënvlerësohet ndikimi tepër i efektshëm që jep faktori i brendshëm. Këtë e theksoj se gjatë trajtimit të problemeve ndërshqiptare, në shumë raste gazetarët, opinionistët, politikanët, studjuesit etj. harrojnë t’i përmendin, apo i anashkalojnë duke trajtuar vetëm shqiptarët e Malit të Zi, të Maqedonisë së Veriut, të Preshevës dhe diasporën. Duhen përmendur me plot gojën edhe shqiptarët ortodoks autoktonë të Çamërisë në veriperëndim të Greqisë!
●●●
“Njerëzit që kafshojnë dorën e atij që i ushqen, zakonisht lëpijnë këpucët e atyre që i godasin”. “Për mua, historia vërtet është kujtesë, por vlerat e saj njihen kur shërbejnë për të vepruar duke risjellë në vend të vërtetat e goditura!”
Fahri Dahri.
05/05/2026 Bergamo.
Albano Sant' Alessandro
KAPUTULLI VIII
Për t’u kuptuar përgjegjshmëria europiane në zbatimin e të Drejtave Universale të Njeriut, ajo gjendet edhe tek qendrimi 82 vjeçar ndaj genocidit grek kundër banorëve autoktonë të rajoni etnik shqiptare të Çamërisë”.
_____
PËRSHËNDETJE MIQ TË NDERUAR!
Sot (22/07/2026) doli nga botimi libri me titull: "Njëqind e trembëdhjetë vitet e vetmisë së Çamërisë". 172 fq.
1)- Në këtë botim një vend i veçantë i jepet mekanizmave mashtruese të vjedhjeve të pronave të paluejtshme të shqiptarëve të Çamërisë nga shteti grek me Reformën Agrare në çerekun e parë të shek. XX.
Për tu kuptuar dëmet e mëdha dhe shpronësimet e atyre banorëve, sipas mekanizmave të përforur nga pala greke, kam bërë llogaritjet përkatëse, në dy qendra banimi të Thesprotisë/Çamërisë. (Llogaritjet janë bazuar në shifrat jo te plota). Jam munduar t’i bëj sa më të kuptueshme për lexuesin.
2)-Përfshihen 11 pika për tu mbajt parasysh nëse shteti shqiptar do të arrijë ta vendosë në agjendën Ndërkombëtare problemin kombëtar, tashmë të njohur si “Çështja Çame” e genocidi grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë.
3)- Në këtë botim, trajtohen me vërtetësi ngjarje të frikshme të përdorura nga shteti grek ndaj çamëve, të përfituara nga vetmia dy shekullore e banorëve autoktonë të Çamërisë.
4)- përfshihen disa bisedime me miqtë e mi të nderuar, të cilët më kanë mbështetur në trajtimin serioz të ngjarjeve të rënda ndërshekullore të diktuara atyre banorëve nga shteti dhe kisha greke; si dhe nga shteti shqiptar, gjatë periudhës nga 1913 e deri në vitin 1990.
5)- Jam përpjekur të sqaroj konceptin tonë shqiptar në përcaktimin e kombit, duke e shkëputur nga përcaktimet e fqinjëve tanë shtetëror që e bazojnë atë mbi bazën e besimit fetar. Jam ndalur fort në dëmin e madh demografik që na është shkaktuar gjatë 200 viteve, krahas asimilimit edhe me dëbime, dhunime, vrasje, masakra, shpronësime, me cilësime etnie si kombas turq, grek, serb, etj.
6)- Libri përfshin rëndësinë e madhe të ngjarjes historike të Kongresit të Manastirit. Trajtohen qëllimet keqdashëse të Fuqive të Mëdha, duke përdorur coptimin e trojeve etnike shqiptare në katër vilajete.
Shqipëria në vitin 1910 kishte një sipërfaqe prej 90,187 km², sipas vilajeteve paraqitej:
●Vilajeti i Shkodrës kishte një sipërfaqe prej 10,887 km2;
●Vilajeti Kosovës me një sipërfaqe 32,900 km2;
●Vilajeti i Manastirit me një sipërfaq 28,500 km2,
●Vilajeti i Janinës me sipërfaq 17,900 km2. Gjithësej të katër vilajetet shqiptare, në vitin 1910 kishin 3,804,000 banorë. Në struktrë shqiptarët zinin 66 përqind; ndërsa popullsia e përzier e maqedonasve, vllehëve e bullgarëve ishte 16%, serbët rreth 5%, grekët rreth 4%. Edhe në këtë moment historik, Fuqitë e Mëdha nuk morën në konsideratë strukturën përbërëse të popullsisë, ku 66 përqind, ose 2.511,000 ishin shqiptarë, por i dhanë përparësi përkatësisë fetare në formimin e shteteve, siç ndodhi dhe me vendimet e Kongresit të Berlinit.
Shpreh falenderime për miqtë e mi, profesor Hajredin Isufi, profesor Fatmir Terziu, profesor Resmi Osmani, profesor Selman Sheme, profesor Eshref Ymeri, poetin, shkrimtarin dhe studiuesin Namik Selmani, Z.Faruk Myrtaj, etj. të cilët më kanë dhënë kurajo dhe nxitje për të nxjerrë në dritë, të vërtetat historike, gjeografike, mitet, legjendat, që nga antikiteti deri në ditët e sotme të fisit të lashtë të thesprotëve (nga Mesjeta të çamëve). Po ashtu falenderoj të gjithë miqtë, shokët, anëtarët e nderuar në “Facebook”, “Fjala e Lirë”, “Zemra shqiptare”, “Drini”, “Nacional”, etj. ku kemi komunikuar pizitivisht, me dashamirësi dhe mirëkuptim reciprok. Në botimet e mia, jam frymëzuar nga ngjarje dhe vende ku jetova, që nga lindja 18/12/1937 dhe ato që kam vizituar dhe hulumtuar gjatë jetës derisot 26/06/2026.
Të gjitha librat kanë rëndësi të veçantë, prandaj i konsideroj autobiografike. Gjithçka që kam botuar, janë rrjedhojë e ndjenjave, mallit, dashurisë që kam patur dhe kam për Vendlindjen dhe banorët e krahinës së Çamërisë. Në Librat e mia kuptohen dhe dy të vërteta:
a) Çmontimet e ligësive shekullore dhe,
b) Të vërtetat e hipokrizisë Botërore.
Janë këto të vërteta në rang botëror që zgjodha si shumë të përshtarsheme urtësinë botërore të Volterit: "Është e vështirë të kesh të drejtë kur të mëdhenjtë e kanë gabim”.
Në asnjë rast nuk jam nisur për lavdi, po ashtu aspak për fitime materiale apo financiare, është kontribut personal për vendlindjen time dhe të të parëve tanë.
Falenderoj familjen time që më krijoi kushte të favorshme për të realizuar Amanetin e prindërve, vetëdijen Universale për lartësimin real të Atdheut tonë; thirrjen e ndërgjegjes për nxjerjen në dritë të vërtetave historike, të fshehura dhe të fshira dhunshëm nga faktori njerëzor i fqinjëve shtetërorë, Fuqive të Mëdha dhe në disa raste të elemetit të brëndshëm.
Ju uroj përzëmërsisht jetë, shëndet, mirësi dhe begati Juve dhe familjeve tuaja.
Ju uroj vazhdimësi në rrugëtimin e krijimtarive tuaja nëpërmjet të vërtetave dhe dashurisë për mbarëvajtjen e shoqërisë tonë! Ndjej kënaqësi që në dekadën e fundit nëpërmjet rrjeteve publike shtova njohje të reja me miq të tjerë të mrekullueshëm. Me respekt për Ju, miku juaj!
Studjues Fahri Dahri.
Tiranë, 22/O7/2026.
Shënim: Më besoni, është rastësi që si sot plot 82 vjet më parë familjarisht jemi larguar dhunshëm nga shtëpia ku kam lindur në "ÇAMËRI".
KAPITULLI IX
KATËR LIBRAT E SHENJTË
Katër janë Libra të shenjtë, përmenden në Kur’an. Krahas katër librave të shenjtë, të cilët janë të vëllimshme nddhen dhe disa “Fletushka” që quhen “Suhufe”.
a)- Fletushkat (suhufe) u janë zbritur Profetëve:
– Ademit a.s., 10
– Idrisit a.s. 30
– Shitit a.s. 50
– Ibrahimi a.s. 10.
b)- Katër librat e shenjtë, voluminozë, u janë zbritur katër Pejgamberëve të veçantë.
1)Teurati i zbriti hazretit Musa
2)Zeburi i zbriti hazretit Daut.
3) Inxhili (Ungjilli) i zbriti hazretit Isa.
4) Kur’ani i zbriti hazretit Muhamed.
●●●
Myslimanët në parim i besojnë të gjithë Librat e Shpallur. E dinë se ata janë dërguar nga Allahu xh.sh., por besojnë se prej tyre vetëm Kur’ani ka ardhur gjer në ditët tona pa pësuar asnjë ndryshim.
(Marrë nga interneti).
KAPITULLI X
NGA TAKIMI Xi & TRUMP
(14 Maj 2026 | 08:14)
Në fjalën e tij hapëse drejtuar Trump më parë, Xi përmendi Kurthin e Tukididit-por çfarë është ai?
Është një term politik i popullarizuar nga studiuesi amerikan Graham Allison që është përdorur për të përshkruar marrëdhënien SHBA-Kinë.
Duke iu referuar historianit të lashtë grek Tukididit, i cili shkroi për luftën midis Athinës dhe Spartës, termi përshkruan një situatë ku një vend i konsoliduar shqetësohet për ngritjen e një fuqie në zhvillim, duke çuar në rivalitet dhe përfundimisht në konflikt.
Në vitet e fundit, qeveria kineze është kapur pas kësaj analogjie, me vetë Xi-në që e përmend atë kur bëri thirrje për bashkëpunim me SHBA.
Pra, kur Xi i tha Trump sot të “kapërcejë Kurthin e Tukididit”, ai në thelb po i bënte thirrje udhëheqësit amerikan që të mos kishte frikë nga ngritja e Kinës, por në vend të kësaj, siç tha më vonë, të bëhej “partnerë, jo rivalë”.
II. Çfarë është Kurthi i Tukididit?
Një element kryesor i komenteve të politikës së jashtme, përfshirë edhe nga ish-kryestrategu i Trump, Steve Bannon, Kurthi i Thukididit i referohet idesë se kur një fuqi në ngritje kërcënon të zhvendosë një fuqi të vendosur, rezultati është shpesh lufta. “Ishte fuqizimi i Athinës dhe frika që kjo ngjalli te Sparta që e bëri luftën të pashmangshme”, shkroi Tukididi në librin e tij, Historia e Luftës së Peloponezit. Ashtu si Athina dikur luftoi me Spartën, implikimi është se ngritja e Kinës provokon ankth dhe konflikt të mundshëm me SHBA-në. Vëzhguesit kanë vënë re se Xi e ka përdorur termin për vite me radhë, por përdorimi i referencës klasike gjatë vizitës së Trump mund të ketë qenë një paralajmërim i qëndrimit të tij ndaj Tajvanit. Udhëheqësi kinez më vonë e paralajmëroi Trumpin se çdo hap i gabuar në lidhje me Tajvanin mund t’i shtynte të dy vendet e tyre në konflikt. “Çështja e Tajvanit është çështja më e rëndësishme në marrëdhëniet Kinë-SHBA”, tha Xi, duke folur për ishullin vetëqeverisës që Kina e pretendon si të vetin.“Nëse keqtrajtohet të dy kombet mund të përplasen ose edhe të hyjnë në konflikt, duke e shtyrë të gjithë marrëdhënien Kinë-SHBA në një situatë shumë rrezikshme”, shtoi ai./The Guardian.
Shënim: Këtë thënie e përfshiva në libër për kultur
KAPITULLI XI
DASMAT
Dasma.Momenti që ndryshon rrënjësisht statukuonë dhe hap rrugën e vijimësisë së njerëzimit. Sjell të ardhmen dhe mbyll të shkuarën". Jam duke dëgjuar dhe parë një dasmë. Nga sa pashë dhe dëgjova, por dhe nga përvojat e shkuara më lindi ky mendim që shkrova më sipër.
Tiranë, më 26 Mars 2026
KAPITULLI XII.
HOMOGJENËT PËR HOMOGJENIZIM (Itali, 2 nëntor 2018)
Të gjithë popujt, kombet, rracat, etnitë fetare në çdo brezni me sa vëmë re, kanë një të përbashkët, atë të konfliktit midis brezave bashkëkohorë, me kahje: Brezi i ri me agresivitetin ndaj brezit të vjetër, ose ndryshe, të rriturit ndaj prindërve i mëshojnë prirjes së kundërshtisë, po thuaj në çdo mendim, veprim, traditë, zakone, sjellje, në veshje, në kulturë etj. Ndërsa prindërit (brezi i vjetër) i mëshojnë të prirurit ndaj përkujdesjes së fëmijve të tyre, pavarësisht moshave, më tepër se sa duhet, pra e tejkalojnë pa e kuptuar përkujdesjen e tepërt, gjë kjo që sjell, ose mbart bezdisje tek të rinjtë, bile deri sa arrin edhe në atë që thamë, agresivitet edhe ndaj prindërve. Dihet çdo ngjarje e shkuar, e ndodhur edhe në kohën e prindërve, për brezin e të rinjëve është e re, por të rinjtë i euforizon deri në atë mas sa i a tregojnë brezit të para tyre si një konstatim, gjetje të re dhe gjoja e pikasur prej tyre. Këto marrëdhënie hasen vazhdimisht mes dy brezave të së njëjtës kohë, e përsëritur kjo në vite, le ta themi brenda 50-60 viteve. Duke qenë se periudha konfliktuale është konstatuar dhe vërtetuar në çdo brezni, duam a nuk duam rezulton si një e vërtetë e pashmangshme, qenka objektive, nuk varet nga ne dhe duhet pranuar. Nuk do ndalem në analizën e të mirave apo të dobësive që ka dhe do sjellë kjo “përplasje” brezash, nuk është ky synimi. Do e trajtoj atë si një veprim i pashmanghjëm dhe që ka të bëjë, në të vërtetë me vetë qenien e shoqërisë njerëzore dhe, mesa duket, është vendimtare, ajo pasqyrohet dhe rrezaton ndjeshëm në të gjitha drejtimet e jetës, në marrëdhëniet e njeriut me ambjentin që e rrethon, me ndërgjegjen dhe materien. Konfliktualiteti pasqyrohet dhe vepron tek shoqëria njerëzore që jeton. Edhe njerëzit para nesh kanë patur konflikte, sikundër edhe shoqëria e sotme, janë ndeshur dhe do ndeshen me këtë dukuri. Fenomeni është prezent, i pamohueshme, por, shoqëria njerëzore njëkohësisht është mjaft kontradiktore edhe brenda breznisë së saj. Ajo mban në të njjëtën kohë dy qendrime:
a) Konfliktulitetin mes brezit prindëror dhe brezit të fëmijëve të tyre;
b) Konfliktualitetin me të shkuarën, megjithëse i takon brezave të kaluar, por qenka e nevojshme historia e hershme e njerëzimit; ndaj ndër breza bëhen përpjekje për studime, kërkime, zbulime, përfitime përvojash.
Për qendrimin e parë, cekëm disa mosmarrëveshje, ndërsa për qendrimin e dytë, njerëzimi kryen vazhdimisht studime, kërkime në shumë drejtime mbi lashtësinë. Synimi për të zbuluar dhe çvarrosur të fshehtat e mbuluara nga dheu në disa mijëra vite më përpara, për të mësuar mënyrën e organizimit në çdo fazë të zhvillimit shoqëror. Kështu, në të sotmen, ose e afërta me të sotmen, qenka konfliktualiteti. Edhe e djeshmja ishte konfliktuale. Të dyja përvojat ndihmojnë për të nesërmen!. Njerëzimi nuk mund të jetë i shkëputur nga ambjentet që rrethohet, sepse ambienti është vetë jeta, në të njëjtën kohë jeta njerëzore është tepër e ndjeshme, ndaj ngjarjeve, ndryshimeve të ambientit, natyrës. Dimë që gjithësia ruan ekuilibrat, dhe njeriu është i detyruar t’i përshtatet këtyre ekuilibrave, në të kundërt është e pa evituar zhdukja, shfarosja e tij. Njerëzimi i përshtatet ambjentit, nga ana tjetër ambienti është gjithnjë në lëvijzje, si të thuash edhe ambjenti është si një qenie e gjallë, pëson ndryshime dhe ndryshimet e tij, disa të shpeshta dhe disa ta ngadalta në kohë, që i quajmë fenomene te natyrës, ndikojnë në qenien dhe ndërgjegjen tone. Bëhen pjesë e jetës. Nuk ka statuquo.
Vetë shkallëzimi i ngritjes së zhvillimit shoqëror, veç të tjerash është fenomen që lidhet edhe me zhvillimin demografik, social, ekonomik, kulturor, politik. E parë në këtë prizëm, rezulton se gjithshka e tanishme dhe e ardhsme, e mbështetur tek e kaluara e hershme, siguron dhe frymëzon gjithnjë e më shumë më të mirat, ecjen sa më pranë përsosmërisë. Për të kuptuar këto procese zhvillimi, le të përqendrohemi në ndriçimin e njohjes së historisë tonë kombëtare, si një përvojë mes shumë përvojash të tjera dhe pikërisht në një fragment të studimit të feudalizmit ushtarak otoman, i vendosur tek ne në fillimet e shekullit XV-të. Luftërat shkatrrimtare në atë shekull, patën pasoja të mëdha për kombin tonë, por kurrsesi ato nuk e shuan jetën qytetare. Të përgjakur nga dyndjet e pushtuesave barbarë, apo sundimi i egër gati 500 vjeçar i perandorisë Otomane, kombi ynë jetoi, u rimorën forcat, u punua me nder dhe siç dihet, të paktën deri në shekullin e XIX-të, kombi shqiptar arriti një shkallë qytetërimi jo më të ulët se popujt e tjerë të Ballkanit. Kjo është e vërteta, por për kundër kësaj, disa historianë të historiografisë së vjetër me a pa dashje, kanë shtrëmbëruar shpesh herë kuadrin e vërtetë të ngjarjeve duke e nxirë fytyrën e popullit shqiptar, që në genet e tij shpalosen virtydet më të mira njerëzore, liridashës, tolerant dhe punëdashës. Në citim të pedagogut tim të nderuar z. Zija Shkodra: “Esnafët Shqipëtarë”, botim i Akademisë së shkencave të RP të Shqipërisë, viti 1973, del shumë qartë dashakeqësia e fqinjëve tanë shtetërorë gjatë vazhdimësisë së shekujve. “Disa historishkrues, shkruan z. Shkodra, kishin arritur bile në përfundimin se shqiptarët nuk njihnin ndonjë qytetërim, se deri në mesjetën e vonë ata ruajtën tiparet e barinjëve, apo të fiseve shtegtare të qeverisur nga feudalë të huaj (L. Moren, Le grand dictionnaire historique…. Basle 1732,I, 170. “ Shqiptarët janë një popull bredharak, endacak….”; të piratëve (G. Vandoncourt, Memoirs on the Ionian Islands….., London 1816, fq.134), apo të mercenarëve plaçkitës dhe zullumqarë (F.Konitz, La Bulgarie danubienne et les Ballkans, Paris 1882, fq.95..”.., “Dashuria për luftë dhe grabitje është tipari karakteristik i shqiptarit….”). Disa të tjerë i kanë ulur aq poshtë shqiptarët sa në mes tyre dhe njerëzve të egër vendosnin shenjën e barazimit (Rad Jugoslovenske Akademije Ananosti i Umjetnosti, Zagreb 1896, knj CXXXVI,fq.8; VL. Gjeorgjeviq, Shqiptart dhe fuqitë e mëdha, Zara 1928); ose edhe më keq, i konsideruan si bagëti (Lexo letrën e Jon Antonit, princit të Tarantos drejtuar Skënderbeut. F. Bardhi, Skënderbeu, Tiranë 1957, fq. 61), apo, siç pretendon Jovan Radoniqi, sundimtar tendencioz serb, si njerëz pa tradita e pa një histori të kaluar kombëtare (J. Radonic, Rimska. Kurija…., Beograd 1950, fq.285).
Në kaosin e pikpamjeve të historiografisë dashakeqe ndaj vendit dhe kombit tonë, nuk mund të lihen pa u permendur edhe shtrëmbërimet apo deduksionet e gabuara të disa sturdiuesave si Vuk Vinaver, N.G.Svoronos, A.Hëçiu etj. që pretendojnë se banorët e qyteteve shqiptare, kryesisht zejtarët dhe tregtarët na paskan qenë të huaj, sidomos grekë, armenë, ebre etj (V. Vinaver, Dobrovaçki albanski odnosi krajem XVI, v., në “Anali. Hist.Inst. u Dubrovniku”, Dubrovnik 1952, fq. 214”).
Në studimin e tij profesori Shkodra, trajton dhe studiues fallsifikatorë të ndërgjegjshëm, siç është rasti i profesorit me origjinë greke të qendrës së kërkimeve shkencore të Parisit N.G.Svoronos, i cili duke botuar një fragment të raportit të konsullit venecian të Durrësit, A.Bartoloviq (1782 n.), ku raportohej haptazi për meritat e tregtarëve shkodranë që kishin shtënë në dorë tregëtinë e disa artikujve kryesorë në të gjitha krahinat e Rumelisë, profesori grek merr guximin dhe i shton raportit të sipërthënë fjalën “grekë”, pikërisht atje ku flitej për tregtarët e Shkodrës, i trajtonte tregtarët shqiptarë, në tregtarë “grekë të Shkodës”! Me të tilla fallsifikime tendencioze, pa baza apo argumente shkencore, është mbushur plot e përplot literatura historiografike, sidomos ajo e kohës së mesjetës. Sigurisht pa anashkaluar edhe kohët e sotme, të cilat i lexojmë, i dëgjojmë, i shikojmë, i prekim çdo ditë nëpërmjet lloj lloj vështirësish që na nxjerin të huajt si në politikë, ekonomi, kulturë, në fushat sociale, deri edhe tek identiteti që duan me çdo kusht që ta ndërrojmë për tu bërë “helenistë”, apo “sllavistë”. Këto veprime, për fat të keq ngandonjëherë ndodhin edhe nga vetëdhënia shkas prej naivitetit, ose prej “shit-blerjeve-mercenarësh”, pa u përjashtuar egoja për tu dukur më “katolik se Papa”!.
Sigurisht, ashtu si tek çdo popull edhe shqiptarët kanë mbarështruar blegtori, jo vetëm në kohën e mesjetës, që këta studiues përqendrohen tek ne duke na “poshtëruar” sepse merreshim me blegtori, por edhe sot e gjithëmonë , jo vetëm ne, por gjithë popujt edhe rusët, edhe anglezët edhe zviceranët, të gjithë janë marrë dhe do merren me këtë sektor jetese të domosdoshëm. Theksimi me dashakeqësi i këtij profesioni për ne, në të vërtetë ka qenë strategjia për të gjetur argumente gjoja bindëse, se etnia shqiptare, kjo “popullsi barinjsh”, duhej të zëvëndësohej me barinjtë e popullsive greke, sllave, të cilët, sipas studjuesave na paskan qenë të arsimuar!.
Këta historiografë të mjerë, të cilët ndërmarrin studime dhe nxjerrin konkluzione bajate, do ishte mirë të njihnin historinë e këtij populli, që i ka dhënë heronj, dijetarë dhe shkencëtare, jo vetëm popullit të tij, por ata kanë zënë vende të nderuara që në historinë e kohës së lashtë, ashtu dhe gjatë katër perandorive të dymijëvjeçarit tonë.
Historianët apo studiuesit, si edhe këta që cituam më lart, mashtrojnë me mos arsimimin tonë, duke e ditur fare mirë që pushtuesit radhazi nuk lejuan, jo vetëm shkollat tek vëndi ynë, por vendosën masa të ashpra për të ndaluar të flitej gjuha shqipe. Kjo e vërtetë nuk mund të përgënjeshtrohet, bile është aktuale edhe sot dhe, nëse ndokush kërkon ta vërtetojë, le të bëjë një investigim në rajonin e Çamërisë dhe në ishujt Jonianë, (sot) në perëndim të shtetit Grek, ose le të lexojë shkrimet e priftit arbëresh, të nderuarit Antonio Belusci. ku trajton udhëtimet e tij në katundet e arvanitasve që flasin gjuhën e “mëmës-gjuhën shqipe”, por si efekt i censures ajo flitet brenda shtëpisë.
Ndërsa për intelektin e veçantë të shqiptarëve, këta studiues pa e kuptuar, e deklarojnë duke pranuar dhe folur për personalitetet shqiptare të arsimuar jashtë vendit-para vitit 1945, të cilët kanë treguar cilësi të larta në të gjitha drejtimet perandorake, e veçantë e cila ndriçon madhërishëm edhe sot, si me të arsimuarit jashtë dhe me të arsimuarit brenda vendit të pas viteve 1945. Fakte të cilat, duan nuk duan “dijetarët” e të gjithë botës, tregojnë epërsinë e këtij populli, ndaj të cilit prej dymijë vitesh janë përpjekur për ta shuar, që nga romakët, bizantët, otomanët, bolshevizm dhe sot “vetoja” europiane.
Të gjitha sa u thanë dhe shumë e shumë të tjera, tregojnë se kombi shqiptar ka qenë gjithmonë nën trysni të shumëanshme dhe të shumëllojshme, krahas pushtimeve perandorake, nuk mbeten mbrapa shpifjet, përbuzjet, epitetet nga më të dobëtat deri edhe të quajturit si “popull me bisht”, të sajuara dhe të shpërndara gjithandej nga keqdashësit tanë dje dhe sot. Këta dashakeqës kanë përdorur dhe shfrytëzojnë me mjeshtëri institucionet e ndryshme shkencore, politike, studimore, ekonomike, ushtarake si të vendeve të tyre dhe ato ndërkombëtare. Gjë e cila tek ne ka munguar dhe më keq se sa mungesat, ne veprojmë, sidomos këto dekadat e fundit, me vetëdije për tu vetbaltosur duke mbushur valixhet dhe çantat me materiale, qofshin dhe të pasakta, bredhim nëpër sallonet euroatlantike, për të “vetëçvlesëuar vendin dhe njerëzit tanë”!. Kjo ndodh sepse mashtrohemi (ose mirëbesojmë) në propagandat dhe thëniet apo veprimet e njëanshme për vendsojen e fqinjësisë së mirë, për bashkëekzistencë, apo të besuarit e çvlerësimit të kufijve me hyrjen në BE, etj, kur vetë vendet e BE-së, jo vetëm ruajnë me fanatizëm kufijt e vendit të tyre dhe mirë bëjnë, por me mjete materiale, financiare dhe njerëzore shtrijnë kthetrat, në rastin tonë kundra shtetit Shqiptar. Hipokrizi me demagogji.
Nëse shqiptarët do të kishin etje për luftë, apo për grabitje, siç jemi akuzuar ndërvite (kuptohet akuzat fallso prej armiqve), jo për të treguar trimëri (ajo dihet dhe është në genet tona dhe vërtetuar ndërshekuj), por për ta ribërë të njohur për gjithkënd, sot Ballkani do të fliste shqip. E vërteta është se shqiptari shquhet për trimësi, guxim, ndershmëri, urtësi dhe besnikëri, por kurrë asnjëherë luftënxitës, as pushtues të trojeve të huaja. Të tjerët, ata që na akuzojnë si luftënxitës, na kanë pushtuar pjesë të mëdha të territoreve tona amëtare, por nuk mjaftohen me aq, ata duan shumë e më shumë, pra e duan të tërën.
Shqiptarët nuk janë marrë me shpifje, shtrëmbërime, apo mashtrime ndaj racave të tjera, as edhe ndaj fqinjëve shtetërore, të cilët kanë përfituar disa epërsi “të diktuara” ndaj nesh, në saje të mbështjetjes së perandorive të mëdha të dymijëvjeçarit tonë. Shqiptarët janë racë fisnike dhe qendrojnë shumë më lart se njerëzit e kategorisë së tretë, ku përfshin “llafazanët”. Krahas shkatërrimit dhe pushtimit të krahinave arbëroro-epirote, otomanët vendosnin administrimin e tyre me struktura organizative të njësisë më të madhe ushtarake “Sanxhaku i Shqipërisë” (Sancak-i Arvanid); më vonë sanxhaku u nda në disa vilajete, etj.
I trajtojmë këto ngjarje për të vërtetuar se çdo pushtues vendos pushtetin e tij politik, ekonomik, social, fetar dhe administrativ në çdo vend që pushton. Edhe gjatë shekullit XX-të, mbi Shqipërinë dhe shqiptarët etnikë, rënduan drama e tragjedi si askund tjetër. Ndërsa ajo ishte e vetme, pa miq, pa mbrojtje, falë Zotit mbijetoi dhe mbijeton, në saje të vetive të larta: zgjuarsisë, guximit, trimësrisë, besnikërisë për të sprapsur të këqiat e mëdha që i kanë diktuar dhe ja diktojnë të tjerët e shumëfishuar. Ndërhyrjet e dhunshme kanë tentuar deri edhe tek ndërrimi i identitetit, për tu helenizuar dhe sllavizuar. Na kërkohet kjo sakrificë sublime, sepse duhet të përhapet helenizmi, të shuhet fara e fisi dardano- arbëroro-epirot, të vijë përsëri bizantini i mesjetës së Zezë.
Shekulli i ri, shekulli XXI e gjen Shqipërinë duke ecur në rrugën e saj, por me ngarkesa të mëdha plagësh të marra radhazi ndër shekuj, duke u përpjekur për të dalë nga humbëtirat e llojeve të ndryshme. Shqipëria kërkon me mish e shpirt të ndërtojë demokracinë e vërtetë, pasi atë e ka në genet e saj. Por jo! Jo vetëm armiqtë e saj bëjnë të kundërtën, bëjnë të pamundurën për ‘ta ndalur, për ta shkatërruar politikisht dhe ekonomikisht, por ka mes nesh që vazhdojnë nën rrogoz por dhe haptazi t’u bëjnë hosana të huajve, gjasa që vijnë që nga krijimi i shtetit. Në vend që të kapërcejmë “ylberin” politik, hasim me ashpërsi pengesa, bllokada, diktate, ndërhyrje me të gjitha mënyrat e mjetet që tranzicioni të vazhdojë tepër gjatë.
Arriti kulmi, gati-gati shteti ra, u shpërbë, ekonomikisht i rrënuar, shoqëria u çorodit, “rruga” bënte ligjin. U ringjal emigrimi, si ato të shekujve XIV e XV kur fqinjët e asaj kohe dhe sotë, të inspiruar nga ekspansioni etno-fetar nxorrën “shpatat” e “miqësisë” hyjnore ndaj nesh. Vitet e pas nëntëdhjetës tronditën rëndë shqiptarët. Tërmetet politikë, ekonomike, demogeafike, sociale, kulturore u rishfaqën ashtu, si në pushtimet perandorake. Fqinjët tanë, fërkonin duart, vunë në lëvizje taktikat për kurorëzimin e strategjive të vjetra, nën petkun e demokracisë. Mbi bazën e dhimbjeve tona, filluan shtrirjen e influencave të tyre nëpërmjet gjoja ndihmave ekonomike, në ndërtimet e kulteve fetare sipas përkatësive. Filluan financime në forma dhe fusha të ndryshme. Minoritarëve të moshuar u paguanin çdo muaj ndihme në “euro”. Në Janinë u krijuan banka të posaçme të cilat jepnin kredi minoritarëve të veçantë, organizatave dhe institucioneve të specifikuara në jug të vendit, për blerje objektesh të ish ndërmarrjeve, fabrikave shtetërore dhe kooperativave Bujqësore që privatizoheshin. Ndërsa mundësitë që qytetarët të blenin objekte, ishin të pamundura, mbasi dihej “paratë” tek shumica e shqiptarëve përdoreshin vetëm për mbijetesë.
Shteti shqiptar i drejtuar nga politikanë të papërvojë, të pa pështatshëm nuk ndërmorën reforma që do ti shërbenin vendit dhe qytetarëve të saj, por brenda dekadës së ndërrimit të rendit politiko- ekonomik, lejuan krijimin dhe funksionimin e “piramidave”. Pasojat negative, shkatërruese të tyre vazhdojnë të rëndojnë edhe sot në politikë, ekonomi, në sistemin e drejtësisë, kudo. Të gjithë e dimë, po e jetojmë. Me pak vështirësi, pranuan lëvizjet tona demografike të cilat i trumbetonin si mirëbërësi, kjo për opinionin e huaj; realisht emigrantët vriteshin, poshtëroheshin, shfrytëzoheshin si skllevër. Malet dhe detet kufitare flasin edhe sot mbas 36 vitesh me zërin e atyre që vdiqën, u vranë si shkelës kufiri. Por hipokrizia ishte në majat më të larta, hipokrizi e cila është edhe sot e kësaj dite me demagogjitë: “emigrantët” janë ura lidhëse mes dy pop hiujve. Edhe në Shqipëri ka emigrantë që për nevoja ekonomike, para 300 viteve, kanë ndërtuar jetën këtu. Por minoritetet greke, bullgare, disa familje të ardhura serbe dikur, apo maqedonas, e kanë ndjerë dhe e ndjejnë veten, brenda ligjeve të kahershme shqiptare, njëlloj si të ishin në vendet e tyre. Nga gjysma e dekadës së parë të këtij shekulli, krahas sa më sipër, shtetet fqinje (mesa duket për diplomaci, disa prej drejtuesve tanë shprehen për marrëdhënie të shkëlqyera me ta); shpikën “hedhjen në treg të shtetësisë së minoritarëve, me argumentin “homogjenët”. Një shpikje djallëzore për të trazuar shpirtërat e atyre njerëzve të cilët prej kohësh kanë krijuar marrëdhënie miqësore, deri edhe martesa mes tyre dhe vendasve.
Një gjetje e “zgjuar” e cila në kushtet politike, ekonomike dhe sociale që kishte dhe ka vendi ynë, kolisi dhe ngjiti bukur fort për të krijuar përçarje, trazira e destabilitet në Shqipëri, ashtu siç ndodhi dhe po ndodh edhe sot, ku në mënyra të ndryshme fqinjët tanë ndërhyjnë në punët e brendshme në forma dhe mjete gjithfarëshe. Kjo ishte një nga të veçantat e kohës, që fqinjët tregonin “dashurinë dhe miqësinë” me shqiptarët dhe Shqipërinë.
Nëse do ta shikojmë në një plan më të gjërë, këtë shpikje të quajtur “homogjenizëm”, ose “homogjenët”, në konceptin tim, me njohuritë lidhur me përbërjen e popujve të Ballkkanit, e konsideroj krejtësisht të papërshtatshëm, të paargumentuar dhe na sjell në kujtesë “budallallëkun” në Konventën e Lozanës, ku popujt duhej të lëviznin nga vendet e origjinës dhe të bashkoheshin “me tufat” e njerëzve të të njëjtit besim fetar!. Kjo është njëra anë e së keqes.
E supozojmë se duhet të veprohet me teorinë e “homogjenizmit”. Nëse do të veprohet me homogjenizmin, lindin prirjet për destabilizim, për vetë faktin se shtetet e Ballkanit në përbërjet e popullsisë së tyre asnjëri nuk është i “virgjër”, popujt e tyre janë përzierje rracash, etnish, ky është fakt. Në këto kushte, shtetet e Ballkanit do të bënin “homogjenizmin” për popujt e etnisë së tyre. Kështu fjala vjen, shteti Turk do t’u jepte shtetësi pakicave, minoriteteve turke që jertojnë në Greqi, Maqedoni, Serbi; shteti Grek për minoritetet e tij në Shqipëri, Maqedoni etj.
Në rregull, po shteti Shqiptar, do të rrinte duarkryq? Shumë e thjeshtë, edhe shteti ynë do t’u jepte shtetësi e pasaporta pakicave dhe minoriteteve arbëroro-epirote që ndodhen në Greqi. Nëse veprohet kështu, a e mendon Greqia se sa do të arrinte përqindja e popullsisë me etni shqiptare atje? Sigurisht ajo e di, që në popullsinë e saj aktualisht mbi 46 % janë arvanitas, çamë dhe banorë autoktonë shqiptarë kaluar në kufirin grek (1913), të cilëve po tu shtohet edhe numuri i emigrantëve shqiptarë, të shkuar atje pas nëntëdhjetës, kjo përqindje rritet, kandari eksiqoset me përmbysjen e shifrave. Statistikisht formohet raporti i një mazhorancë me 46% arvanitas, çamë e shqiptarë, të cilët janë etnikisht të etnisë shqiptare dhe me 54% popullsi heterogjene (ortodoksë grekë, aziatikë, vllehë, turq etj). Mendoj se teoria “homogjenët”, së pari dëmton rëndë, pikërisht ata që e “pollën”.
Në konceptin tim, teoria e “homogjenizmit” është mendim dhe veprim i padrejtë dhe duhet harruar, megjithatë deri sa është hedhur në treg, duke ditur edhe kush e mendon dhe e dëshiron një teori të tillë, kuptohet synimi është të sigurohet pasardhja e homogjenizmit. Më tej, nuk do shumë mend, homogjenizmi do rezultonte në sinonimin e “Kalit të Trojës”- dmth në “homogjenizim” të hapësirave ku banojnë homogjenët!. Nga ndonjëherë, siç thotë populli “Lakmia e madhe e keqe e të zotit”!
Kjo trajtesë merr shkak nga lëvizjet e fundit politike, sidomos në atë shqiptare dhe greke. Personalisht jam shprehur pro negociatave dhe dëshiroj që të përmbyllen me sukses, brenda rregullave dhe ligjeve ndërkombëtare.
Dalja në konferenca shtypi, apo në çdo foltore apo media me deklarimet se shteti iks apo ypsilon ka fituar aq apo kaq kilometra det, stere, apo ajër, si dhe vazhdimësia e subvencioneve në shërbim të përmbysjes së shtetit Shqiptar me mjete financiare, siç dhe u zbulua prej tyre me “fonde sekrete”, nuk janë tjetër veçse “fitila ndezës” të përkeqësimit të situatave, destabilizuese brenda një shteti ose dhe mes shteteve.
Epilog
Perandoria romake na la katoliçizmin; bizantinët ortodoksinë; otomanët islamizmin dhe komunizmi ateizmin. Të katër këto perandori i kemi nëpër këmbë, nuk na janë shqitur, kanë lënë gozhdën e Nastradinit në mur, ku ne varim besimet tona fetare sipas përkatësisë. Këto “shënja” na kujtojnë njëkohësisht perandoritë që kanë shkelur këtë vend dhe popull. Gjithashtu na tregojnë se asnjëra prej tyre nuk ka zënë rrënjë në ndërgjegjen e kombit tonë. Ato gjenden mes nesh, por me asnjë ndikim ndaj ndjenjave të farë e fisit, të etnisë sonë, përgjegjësisë së mbrojtjes nga “mbetjet” e vendosura me ndërhyrjet e perandorive, për të humbur identitetit etnik.
Kjo, është një veçori e këtij kombi ndaj dashurisë për Atdheun, të cilin e ka më të parën e të gjitha të parave. Një forcë e mbinatyrshme vepron në qëndresën e ndërgjegjeshme të këtij kombi. Kjo ndjenjë universale ka kultivuar mbrojtjen, vendosjen e identitetit dhe etninë e tij në numrin “Një”. Mbas Atdheut rrjedhin të tjerat, ku hyjnë edhe “shenjat”, sipas besimeve fetare të huazuara me diktim të katër sunduesve të sipërmë. Këtë veçori që ka populli ynë, mirë është ta kuptojnë të gjithë dhe kudo. ______________
Shënim (¹): – (Sipas fjalorit shqip-shqip) : “Që ka veti e tipare të njëjta a të njëllojta; që përbëhet prej njësish a prej pjesësh të së njëjtës farë ose të njëjta nga natyra a nga prejardhja e tyre”..
Shënim (²): – Veprime për të bërë “homogjenë” dhe të tjerët.
Shënim [³]: Kjo trajtesë dëshiroj t’ju vijë në ndihmë studiuesave apo historianëve të lloit: James Pettifer, ekspert për Ballkanin Jugor, profesor në Universitetin e Oksfordit, i cili u lexua më 29.10.2018) tek gazeta “Dita” me shkrimin: “Janë shqiptarët dhe grekët “dy popuj miq” siç thoshte Enveri?
Më 22/09/2036.- Fahri Dahri
KAPITULLI XIII
REFLEKSIONET E NJË HISTORIANI TË NJOHUR: (Ky shkrim është marrë nga interneti. Për të risjellë në kujtesë padrejtëzitë ndaj popullit tonë ndërshekuj)
●●●
Më 23 shkurt 1927, Ahmet Zogut i erdhi një letër nga Çamëria! Ja çfarë shkruhej: Tërë ajo politikë e dhunshme që zbatohej asaj kohe nga pushtuesit serbo-malazezë, kishte një qëllim të vetëm: “Të ndryshohet me çdo çmim karakteri etnik në krahinat ku banojnë shqiptarët”. Si shembull po e përmendim ngjarjen tejet të shëmtuar, që ndodhi në pranverë të vitit 1913 në Kërçovë, kur çetnikët serbë, pasi e kanë rrethuar tërë qytetin, futen nëpër shtëpitë shqiptare, ku i marrin të gjithë meshkujt dhe i dërgojnë për t’i ekzekutuar në vende të veçanta. (Siç veproi Greqia me çamët-FD) Një pjesë prej tyre në vendin e quajtur “Çiflik”, një pjesë tjetër në “Biçincë-Jurie” dhe të tjerët në shkollën fillore në qendër të qytetit. Pasi i grumbullonin në këto tre vende të gjithë meshkujt shqiptarë të qytetit, nga ana e dy kriminelëve të njohur komito-çetnikë të asaj ane, vojvoda Mikail Brodi dhe vojvoda Stanka Dimitrieviq, bëhej ndarja se cili prej tyre duhej vrarë me therje, cili me pushkë e, cili me dru. Përveç se u vranë në mënyrën më mizore, atyre u qe plaçkitur e tërë pasuria.
Është me rëndësi të vihet në dukje fakti, se pjesa më e madhe e të shpërngulurve gjatë viteve 1912-‘13, jetonte në kushte të mjerueshme, sepse tërë pasuria e tyre e tundshme dhe e patundshme, u ishte konfiskuar nga ana e pushtuesve sllavo-ortodoksë. Ndonëse ata dikur kishin qenë qytetarë dhe shtetas të Perandorisë Osmane, me krijimin e Republikës moderne të Turqisë (1923), pjesës dërrmuese të tyre iu mohohej shtetësia turke, me çka atyre ua vështirësuan edhe më shumë kushtet e jetesës. Në këto rrethana, shumë prej tyre dëshironin të ktheheshin në vend lindjet e tyre, ku i kishin lënë shtëpitë dhe pronat e tyre, mirëpo këtë nuk ua mundësonin autoritetet pushtuese të Beogradit, të cilat u rekomandonin të akredituarave të tyre pranë Konsullatës së Stambollit, që gjatë dhënies së vizave hyrëse, të kenë kujdes që: “në mesin e tyre mund të ketë edhe të tillë të cilët dëshirojnë të futen në territorin tonë, me qëllim që të ngelin te ne”. Përveç kësaj, ata e filluan një fushatë të gjerë ushtarako-policore, gjoja për kapjen e të arratisurve, përkatësisht të anëtarëve të “Lëvizjes Kaçake”, të cilët konsideroheshin krahu luftarak i Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës (KMKK). Gazeta turke “TNIN”, shkruante se autoritetet e Mbretërisë Serbo- Kroate-Sllovene (më tej MSKS), po zbatojnë një terror të paparë “ndaj popullsisë së atjeshme myslimane”. Si rrjedhojë e këtij terrori, shumë familje shqiptare ishin detyruar t’i braktisnin vatrat e tyre, për t’u vendosur në vende më të sigurta, pjesa më e madhe për në Turqi, kurse një pjesë e vogël brenda shtetit shqiptar. Ndërkohë, Legata e Serbo-Kroate -Sllovene në Sofje, më 3 qershor(1923), me radiogram njoftonte Ministrinë e Punëve të Jashtme në Beograd, për një vërshim të ri të popullsisë shqiptare myslimane nga Kosova dhe Maqedonia e sotme Veriore, për në Turqi: “…Në kohët e fundit, myslimanët nga territori ynë po emigrojnë në Turqi. Një numër i caktuar i personave të tillë, ngelin në territorin bullgar, për arsye se pushtetarët turq në pikën kufitare, i pengojnë të hynë brenda. Ata të shpërngulurit nga Serbia e Jugut (mendohet në Kosovën dhe Maqedoninë – Q. L.), tash nga Legata jonë në Sofje,kërkojnë t’u lejoj kthimin në vendin tonë…”! Kjo legatë e shihte si “të padrejtë” nga ana e autoriteteve turke, pamundësimin e popullsisë për të hyrë në Turqi, për arsye se siç theksohej në radiogram: “ata janë të shpërngulurit të cilët”, para se ta lëshojnë vendin, “definitivisht janë deklaruar për qytetarë të Turqisë”, dhe se me këtë, “ata kanë të drejtë”, përderisa kjo çështje nuk merr ndonjë zgjidhje përfundimtare. Po në këtë periudhë kohore, Qeveria greke shfrytëzoi Traktatin e Lozanës, të 30 janarit 1923, për të kryer një spastrim etnik të Çamërisë, sipas së cilit do të bëhej këmbimi i popullsive turke e greke, në këto dy shtete. Gjatë muajit qershor të vitit 1923, autoritetet greke dëbuan të gjithë banorët e 31 fshatrave shqiptare të Kosturit dhe Follorinës, të cilët arrinin në 33.000 vetë. Ndërsa në vjeshtën e atij viti, rritën presionin edhe ndaj Çamërisë. Shqiptarëve të kësaj krahine u ishte dhënë urdhër të lironin 75% të shtëpive, në të cilat do të vendoseshin refugjatë grekë dhe u ishte bllokuar shitja e pasurive. Ndërkohë, më 7 nëntor të vitit 1923, i dërguari i Mbretërisë Serbo-Kroate -Sllovene nga Stambolli, i raportonte Beogradit, për takimin e tij me këshilltarin e lartë të MPJ-së të Turqisë, Mexhit Beun, i cili ia kishte përcjellë pakënaqësinë dhe brengën e madhe të qeverisë turke, rreth “eksodit të vërtetë të popullsisë myslimane” nga Kosova në Turqi. Sipas Mexhit Beut, një dukuri e tillë ishte tejet brengosëse për Qeverinë e Ankarasë, e cila edhe ashtu “gjendet në rrethana të jashtëzakonshme me popullsinë e arratisur myslimane”, e cila, sipas Marrëveshjes së Lozanës, të nënshkruar më 30 janar 1923 midis Turqisë dhe Greqisë, kishte filluar të shpërngulej për në Turqi. Kjo situatë e rëndë si duket ishte shkaku kryesor që e detyroi Qeverinë shqiptare, të iniciojë riatdhesimin e popullsisë së shpërngulur shqiptare nga Turqia, për në shtetin shqiptar. Për këtë arsye, një delegacion shqiptar i udhëhequr nga Eshref Frashëri, kryetar i Kuvendit, Xhafer Vila, sekretar i parë i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Nezir bej Leskoviku, më datë 15 tetor 1923, arriti në Stamboll. Atë e priti delegacioni turk, i udhëhequr nga deputeti Shukri Kaja. Gjatë negociatave të cilat zgjatën më shumë se një muaj, u shqyrtuan dhe u debatuan në imtësi kërkesat e të dy palëve. Ndër kërkesat më të rëndësishme të delegacionit shqiptar, ishin: pranimi i Shqipërisë si shtet i pavarur; rregullimi i çështjes së shtetësisë e, sidomos pranimi i shqiptarëve në Turqi, si shtetas të Shqipërisë; konventë doganore e tregtare; konventë post-telegrafike; shumë shqiptarë të cilët kishin shërbyer në Turqi si nëpunës, qoftë në ushtri apo në administratë, të kenë të drejtën e pensionit, pasi këta nëpunës në arkë kishin lënë mjete për pension… etj.. Palët negociuese, pasi ranë në ujdi për të gjitha çështjet, më 18 nëntor 1923, sigluan Marrëveshjen për Miqësi, midis Republikës së Turqisë dhe Republikës së Shqipërisë. Në preambulën e saj thuhej shprehimisht: “Republika e Turqisë nga njëra anë, dhe Shteti Shqiptar nga ana tjetër, duke i marr parasysh lidhjet e vendosura midis dy popujve gjatë unitetit politik pesëshekullor turko-shqiptar dhe duke e proklamuar bindjen reciproke të tyre të sinqertë se ajo lidhje nga momenti i vendosjes së marrëdhënieve midis dy vendeve, do t’i shërbej fatit dhe mirëqenies së dy popujve, kanë vendos që midis vete të nënshkruajnë Marrëveshjen për Miqësi…”. Çështja e riatdhesimit të shqiptarëve të shpërngulur në Turqi, përfshihej në Kreun III, nenin 3 të Marrëveshjes, ku thuhej: “Ata të cilët janë të kombësisë shqiptare e të cilët deportohen në Turqi, ndërsa e kanë kaluar moshën 18 vjeç nga dita e implementimit të kësaj marrëveshjeje dhe në afat prej një viti, mund ta marrin shtetësinë shqiptare. Të gjithë ata të cilët shtetësinë shqiptare e marrin në këtë mënyrë, janë të detyruar që në afat prej një viti nga dita e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ta lëshojnë territorin e Turqisë, në marrëveshje se nuk mund të kthehen më në të, njëkohësisht duke e shitur pasurinë e tyre të tundshme e të patundshme si dhe të kryejnë të gjitha pagesat dhe borxhet shtetërore e private dhe t’i ndërpresin të gjitha lidhjet. Deri te lëshimi i kufirit turk, këta do të quhen si shtetas të Turqisë”. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Turqisë, gjithsesi se nuk ishte në favor të politikës së atëhershme hegjemoniste jugosllave, prandaj ajo angazhoi diplomacinë e saj në Stamboll e Ankara, që të bëjnë çmos për ta penguar arritjen e marrëveshjes. Në këtë drejtim më aktive ishte Konsullata në Stamboll, e cila për çdo ditë njoftonte Beogradin, për rrjedhat e bisedimeve. Ajo, më 19 nëntor i raportonte MPJ-së në Beograd, për gjoja dështimin e negociatave. Mirëpo, një lajm i tillë, doli se ishte i pasaktë, sepse Marrëveshja për miqësi midis Turqisë dhe Shqipërisë, siç u tha më sipër, qe nënshkruar më 18 nëntor, ndërsa ratifikimi i saj u la të bëhej pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, të cilat do të mbaheshin po atë vit në Shqipëri. Ngjarjet e ndodhura në Shqipëri gjatë vitit 1924, të cilat janë të njohura për opinionin e gjerë, ishin shkas për vonesën e ratifikimit të Marrëveshjes. E njëjta u nënshkrua më 16 korrik 1925, pasi në pushtet u kthye Ahmet Zogu. Disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes për miqësi, Qeveria e Republikës së Turqisë hapi Legatën e saj në Tiranë. Po kështu veproi edhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë, e cila në janar të vitit 1926, emëroi diplomatin e shquar shqiptar, Rauf Ficon, për ministër të plotfuqishëm dhe i dërguari i jashtëzakonshëm shqiptar në Ankara, ndërsa Asafa Xhuxhulin, për sekretar të parë të Legatës shqiptare në Stamboll. Nuk posedojmë të dhëna të detajuara për numrin e shqiptarëve të cilët kanë pranuar të riatdhesoheshin në Shqipëri, mirëpo dokumentet diplomatike jugosllave theksojnë qartazi për përpjekjen e pareshtur të Ahmet Zogut dhe të Qeverisë Mbretërore Shqiptare për riatdhesimin e tyre. Kjo përpjekje nuk u ndal vetëm brenda afatit kohor të përcaktuar me marrëveshjen, porse vazhdoi edhe gjatë viteve të tridhjeta. Në shtator të vitit 1934, MPJ jugosllave, publikoi raportin e konsullit të përgjithshëm shqiptar në Stamboll, F. Dervishi, në të cilën përshkruhet aktiviteti i asaj konsullate në lidhje me riatdhesimin e shqiptarëve nga Turqia, dhe jehona e madhe që asaj kohe kishte mbizotëruar në mesin e të shpërngulurve. Një aksion i tillë ishte ndërmarrë nga drejtori i Reformës Agrare i Mbretërisë Shqiptare, Hoxhë Sali Vuçitërna: “Me urdhër të asaj Ministrie dhe marrëveshjes gojore me drejtorin e Reformës Agrare, z. Sali Vuçitërnin, me rastin e ardhjes së tij në Stamboll, kjo përfaqësi nuk ka nguruar për ta zhvilluar aktivitetin e saj në mesin e emigrantëve nga Kosova të cilët gjenden në Turqi, që të kthehen në Shqipëri. Aktiviteti ka hasë në një sukses të plotë, aq shumë, saqë shumë familje kosovare, të cilët gjenden në Turqi, janë gati të nisen për Shqipëri. Në bazë të premtimeve të kësaj Konsullate, shumë prej tyre i kanë lënë vendet e tyre të caktuara nga ana e pushtetarëve turq dhe gjenden në Stamboll, të përgatitur për t’u nisur për Shqipëri. Shpenzimet e tyre të udhëtimit së bashku me shpenzimet e pasaportave, arrijnë shumën prej 4.000 frang ari….”! Në kohën kur Qeveria shqiptare bënte përpjekje maksimale për riatdhesimin e një numri sa më të madh të shqiptarëve të dëbuar me dhunë nga jugosllavët, autoritetet greke ndërmorën një veprim të dhunshëm në Çamëri, duke instaluar një numër të madh të emigrantëve të ardhur nga Turqia, nëpër shtëpitë e shqiptarëve të Çamërisë. Për rrjedhojë, mira familje shqiptare të fshatrave të komunave Filat e Gumenicë, ishin regjistruar se dëshironin të shpërnguleshin për në Turqi. Më 23 shkurt të vitit 1927, kryetarit të Republikës, Ahmet Zogu, i arriti një letër nga Çamëria, në të cilën thuhej se; çamët, për shkak vuajtjeve të shumta “pa shkolla, pa kurrfarë të drejtë njerëzore, të keqpërdorun nga nëpunësit grek, duan të hiknë, masi po vuajnë aq keq dhe askush nuk i bije pas, çfarë të bëjnë? Duket sheshazi, vazhdon letra, se Qeveria Greke do t’i shpërngul nga Çamëria. Prefekti i Janinës, duket se ka çue Hasan Hamitin t’i thotë, se po të nënshkruajnë nji akt se Qeveria Greke nuk i forcon, por duan vet të iknë, nuk ka me u pruë asnjë pengim. Sa për Qeverinë turke edhe kjo i pranon, po të kenë disa të holla me vete…”! Në vazhdim të letrës, thuhej se Qeveria greke do ta dërgonte një nëpunës të vet për t’i regjistruar shtëpiat dhe pronat e shqiptarëve të Çamërisë, ku një pjesë do i blente Banka e Azisë së Vogël, ndërsa pjesën tjetër Banka Kombëtare e Greqisë. Krejt në fund të letrës thuhej se “ky minoritet i gjakut ton, ka me e lanë vendin e vet” për shkak dhunës që po përdoret nga autoritetet qeveritare greke, dhe se një pjesë e tyre; “po t’i pranonte Shqipnia, do shkojshin të bëheshin nënshtetas Shqiptar”. Gjendja në Çamëri u përkeqësua edhe më shumë gjatë muajve prill-maj 1927, pasi Qeveria greke, ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, në shtëpitë dhe pronat e shqiptarëve, vendosi një numër të madh të emigrantëve grekë nga Anadolli. Në një situatë të tillë, Dhoma e Deputetëve, në mbledhjen e mbajtur më 15 maj 1927, me propozim të deputetëve: Maliq Bushati, R. Kiçi dhe Kol Mjeda, vendosi ta thërret Qeverinë e Shqipërisë, për të dhënë shpjegime, mbi padrejtësitë që po u bëheshin shqiptarëve të Çamërisë nga ana e Qeverisë Greke. Në tekstin e propozimit thuhej se; përkundër premtimeve dhe zotimeve të Qeverisë greke dhënë para Lidhjes së Kombeve, ajo, ndaj elementit shqiptarë në Çamëri po zbaton një politikë të dhunshme dhe antinjerëzore. “Sipas principit të minoriteteve, – vazhdon teksti, – këta në vend që të gëzojnë të gjithë të drejtat si nënshtetas grekër, po ju mohohet e drejta ma natyrale principijale e drejta e gjallimit. Me planget e shtëpiat e këtyre të mjerëve, janë instalue emigrandet e Anadollit të cilët me urdhën të Qeveris, gëzojnë krejt pasunin të këtyne si; bahçe, ullishta, kullosa dhe ara buke, tue i lanë të mjerët Çamë me vdekë nëpër udhë…”!. Ndërkohë, Xhafer Çela, Zenel Ypi dhe Shahin Ypi, i shkruajnë një letër kryetarit të Republikës së Shqipërisë, Ahmet Zogut, në të cilën shprehin brengën e tyre të thellë, për shkak se, një pjesë bukur e madhe e çamëve; “janë duke e shitur pasurinë e tyre”, me qëllim që të shpërnguleshin për në Turqi. Marrë në përgjithësi, Qeveria greke, në emër të shkëmbimit të popullsisë me Republikën e Turqisë, dëboi me dhunë të gjithë banorët shqiptarë në 83 fshatra të Çamërisë. Lidhur me dëbimin e popullsisë shqiptare nga Çamëria, bën fjalë edhe analiza hartuar në vitin 1932, nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Mbretërisë Jugosllave, në të cilën veç tjerash, thuhet: “Në krahinën e Çamërisë, nga Epiri Verior, ka emigruar numri më i madh i popullsisë shqiptare vendore dhe është vendosur në Turqi dhe Shqipëri. Pasuria e tyre shumë e madhe ka ngelur në territorin e Greqisë. Këtë pasuri Grekët e kanë përvetësuar dhe ua kanë ndarë muhaxhirëve nga Azia e Vogël…”. Nga ana tjetër, autoritetet jugosllave, të frymëzuara nga Ligji për Kolonizim, të cilin Parlamenti turk e solli më 14 korrik të vitit 1934, që veç tjerash parashihte shpërnguljen e të gjithë turqve të Ballkanit për në Turqi, e panë si momentin kyç për shpërnguljen e tërësishme të popullsisë shqiptare e turke nga vatrat e tyre për në Turqi, dhe në tokat e tyre të vendoseshin kolonët sllavë. Për këtë qëllim, Parlamenti jugosllav, në mbledhjen e mbajtur më 21 gusht të vitit 1934, bëri ndryshimin dhe plotësimin e nenit 55 të Ligjit për Shtetësi jugosllave, të miratuar gjatë vitit 1928, përmbajtja e të cilit ishte si më poshtë: “Jo sllavët të cilët në kuptimin e paragrafit të dytë të nenit 55, janë bërë shtetas të Mbretërisë, ndërpriten të jenë të tillë nëse pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji e deri më 1 nëntor të vitit 1938, para organeve kompetente të pushtetit të shkallës së parë, ose në cilëndo përfaqësi tonën diplomatike apo konsullore në botën e jashtme, deklarojnë se tërhiqen nga shtetësia. Deklaratat të cilat i janë dorëzuar pushtetit të përmendur sikurse edhe përfaqësive diplomatike e konsullore nga ana e personave në fjalë, pas 1 nëntorit të vitit 1938, e deri në hyrje në fuqi të këtij Ligji, do të konsiderohen si të dërguara me kohë…”! Me këtë ligj, të gjithë shtetasit e Jugosllavisë që nuk ishin të përkatësisë etnike sllave, u “mundësohej” të merrin shtetësinë e ndonjë shteti tjetër, dhe secili nga ata që merrte pasaportë të huaj dhe brenda vitit nuk largohej, atëherë autoritetet jugosllave e detyronte atë ta lëshoj Jugosllavinë. Në këtë mënyrë, një numër i madh i shqiptarëve, pasi Shteti shqiptar nuk i pranonte, u detyruan të shpërnguleshin për në Turqi, e cila, edhe pse deklaronte se nuk do t’i pranonte emigrantët shqiptarë nga Jugosllavia, ajo megjithatë u ofronte të gjitha lehtësirat për t’u vendosur në Turqi. Rrjedhimisht, në fillim të vitit 1935, tashmë dëgjoheshin lajme për marrëveshjen jugosllave-turke për shpërnguljen e myslimanëve, kuptohet, shqiptarëve etnikë. Ministri i Brendshëm i Turqisë, do të deklaroj se; nga Republika e Turqisë do të sjell nga Jugosllavia 800.000 emigrantë. Shpërngulja e popullsisë shqiptare nga Jugosllavia për në Turqi, sipas diplomatit të shquar shqiptar, Rauf Fico, do të vazhdonte edhe më tej, sepse përbënte “interesin e përbashkët” turko-jugosllav, prandaj ai i propozonte Qeverisë Mbretërore Shqiptare, që t’i ndërmerrte të gjitha “masat e nevojshme për instalimin në Shqipëri” të atyre shqiptarëve, të cilët do të insistonin të linin Kosovën apo trevat tjera etnike shqiptare nën Jugosllavi. Ndërkohë, konsulli i përgjithshëm jugosllav në Stamboll, në një analizë të hartuar në maj të vitit 1935, vlerësonte se; Qeveria jugosllave nuk duhej ta popullarizonte shpërnguljen e popullsisë shqiptare për në Shqipëri, për arsye se me këtë rritej popullsia e atij shteti dhe përforcohej “lëvizja irredentiste”, e cila edhe ashtu nxitej nga vetë shteti shqiptar. Në vend të kësaj, ai propozonte që shqiptarët të shpërnguleshin për në Turqi, sepse sipas tij; “ai element shqiptar” i cili shpërngulet për në Turqi, llogaritet si “element i humbur përfundimisht”. Po në këtë periudhë kohore Dhoma e Reformës Agrare në Shkup, filloi një fushatë të gjerë të konfiskimit të tokës pjellore nëpër vendbanimet shqiptare. Aksioni parashihte që “fshatarëve shqiptarë, t’iu lejohej vetëm 0,4 hektar tokë për një anëtar të familjes”. Qëllimi kësaj politike antishqiptare, siç njoftohemi nga burimet e shumta të proveniencës policore e ushtarake jugosllave ishte “dëshpërimi i banorëve shqiptarë”, sidomos të fshatrave që shtriheshin buzë Malit Sharr e deri në hapësirën Kumanovë- Prishtinë, ku kompaktësia shqiptare ishte tepër e madhe. Autoritetet e Beogradit, shpresonin që përmes këtyre masave të ashpra agrare, do t’i detyronin shqiptarët t’i braktisin vatrat e tyre e të shpërnguleshin për në Turqi. I dërguari i Mbretërisë Shqiptare në Beograd, Rauf Fico, i shkruante MPJ-së, se “me zbatimin e ligjeve të ndryshme të kolonizimit e të reformës agrare, me qindra familjeve Shqiptare, u janë zaptuar tokat ashtu edhe banesat”, dhe se ky ishte shkaku i vërtetë i emigrimit të shqiptarëve për në Republikën e Turqisë. Në raportin plotësues të datës 18 maj 1934, R. Fico njoftonte MPJ-në se, autoritetet jugosllave më 25 mars 1934, kishin urdhëruar banorët e fshatrave të rrethit të Gjakovës: Batush, Nivokaz, Moglicë, Brovinë, Palabardh, Stubëll, Berjah, Ponoshec, Popoc, Shishman, Babaj Bokës se “nuk mundin ma që t’i punojnë tokat e tyne, të cilat mirën prej reformës agrare…”! Memorie.al. . ●●●
KAPITULLI XIV
MESAZHET E FUNDIT ME HAJREDININ
a)- Mesazhi i Hajredinit . (26/08/2026).
Idashur Fahri faleminderit shumë për fjalët e mira dhe më urove shërim të shpejtë ti je i vetmi nga bashkë fshatarët e mij. Këtë ma përsëriste nana për lidhjet e farafisnisë me babajin tuaj Mulla Behom. Tani jam pak më mirë. Jemi prindër të lumtur. Ardjani është djalë i rrallë që se ka bota. Këtë vlersim ja kam thënë miqva të mij. Të fala zonjës e të tjerëve. Përqafime. Hajredini (26/08/2026)
b)- Mesazhi im. Mirëdita Hajredin. Si je mo Hajredin? Më tha djali që ke qenë sëmurë. Po tani si je? Je më mirë. Lus Zotit të shërohesh sa më shpejt. Ne mirë jemi. Kemi problemet e moshës që i shton edhe vapa.
Vëlla i dashur! Më dhëmbi shpirti kur më tha djali se kishit folur bashkë dhe i the se ishe i sëmurë. Lutem Zotit të kalojë sa më shprejt. Të arrish ti nxjerrësh në dritë shkrimet që ke grumbulluar në mëndjen tënde të ndritur.
Hajredin vëlla! Dua që të jesh mirë me shëndet. Të fala zonjës Hamide dhe fëmijëve. Me shumë mall dhe dashuri vëllai yt Fahriu. Tiranë, më 26 gusht 2026.
Ah sikur të ishim të fuqishëm ta shikonim njëherë bashkë Rrëzanjin tënë!.
●●●








Comments