
Dehje
Nga Fatmir Terziu
Disa buzëqeshje janë magnituda gënjeshtre.
Sytë ikin prej tyre
në xhirron e fundit të Bulevardit
ku kafja Ekspres ka mbetur mes buzëve
shenja e fundit
ndaj ndjej ende kohën kur krihem
me mirëmëngjesin e rrezeve në shesh
ndërsa udhëtoj në këto vargje
me buzët vesh më vesh.
Jam aty teksa ndodh të buzëqesh
disa buzëqeshje janë gabime të poetit. Ju do të
korrigjoni gabimet mes vargjeve
nëse mundeni. Jam i përhumbur
në puthjen e ngrohtë të një konjaku,
të dergjur në buzët e ftohta,
duke transferuar buzëqeshjen e buzëve të tua
të nxehta, prush… të ngrohta.
Më korrigjoni! Jam dehur?
Jam fiksuar të digjem duke buzëqeshur.
Elbasan, kafenetë udhës së Stadiumit 2019
Adoleshenca e syve
Nga Fatmir Terziu
Gjatë gjithë gushtit,
palmat përlagen në pëlhurën e tyre,
gëzojnë,
festojnë,
shkumojnë pije të ndryshme
lakuriq, trupat e tyre,
të lodhura duke festuar.
Kjo festë zgjon vetë arsyen
e adoleshencës së syve më shumë se vapa
para Hotelit dhe Teatrit “Skampa”.
Gjatë gjithë gushtit
digjen me ëmbëlsinë e dëshiruar përmes trupit.
Shënim
Fatmir Terziu
Nëse ndodh të ndahemi nga kjo fotografi
këto ditë kujto shkrepjet e fundit
portokallat, selvitë
Unë të premtoj nuk do të vonohem
nëse humb në këtë qytet
ku zhurmat ia betonojnë përditë
venat e tij.
Dhe nëse ndodh të shfaqesh bardhë e zi
sytë do të ngjyrosin
si atë ditë
e Ti do të jesh reklama e munguar
në xhamat e ish kinema “11 Nëntorit” për një film.
Mos më thuaj që s’e di
reklama është vetëm sfond në fotografi.
E ky është thjesht një shënim
i mallit për ty...
Korab
NgaFatmir Terziu
Era. Thjesht era. Gudulisja e fushës,
një psherëtimë e gjatë e thellë,
prapë e prapë si një tegel,
çdo gjë qepet e shqepet në vend