top of page

Natë


Natë

Nga Fatmir Terziu


U ul Shën Maria me linjën ajrore të Kreut

e ftuar në darkën e dymbëdhjetë të izmit

ku linçonin kupat e Shekullit Njëzetë e Një

gramafonat e mbetur në ajër

treteshin

në sfond Bota luante me veten kukafshehti

e Shenjtëria numëronte tespija mbi re të hapura shpirti

në të tridhjetë e njëtën iu ringjall dreqi

u habit vetë Krishti

pa Shën Marinë duke numëruar me gishta

u drodh sikurse lexohej vetëm tek Libri

që kishte lënë hapur Fishta

e ajo pranverë iu bë stinë dimri

lutej në Sofër Shën Maria

Kreu ishte shtruar këmbëkryq tek Izmi

shkulte brinjë nga Poezia

në pjatancēn e shenjtëruar nga materializmi

dhimbja e vargut ulërinte në unison

shtroja e konizuar si prizmi

e quante korrupsion.

Njeriu s'ishte më prej gjaku e mishi

kudo shkulej ashti e bëhej beton.

Ishte Pranverë

por kishte mbetur pēr vjeshtë Dimri

kur zbriti Shën Maria me Linjën Ajrore të Kreut

u lut nën Hanë

pa trokthin e harlisur të Skënderbeut

u kujtua se ishte Natë…

aty nën këmbë të izmit me palcën e dheut

dreqi pikturonte Kryqin si shpatë.


Boras më 5 Qershor 2023

50 views2 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page