top of page

Mall



Fatmir Terziu

… është momenti kur prek lëkurën e erës

sytë më ngjyhen brenda hapësirës si vezë ditëvere,

e huazoj Frymën që turret vrapandjenjëse

mendimet janë gropëza të thella që thithin diejt

ndërsa ndjej se jam pranë teje

s’bëzan,

s’shqetësohesh

në sy më prek një ajsberg i madh

e tretja sillet si një mot i pangopur me shi

derisa të ujtat humbasin formë dhe përmasë

në suprinën e lodhur të syve të mamasë…

… unë mbartem në diellza të tjera

që mbijnë vetvetiu në një kopësht të panjohur

në pritje të lodhura të përfjetjes

duke mos e kuptuar se këtë herë padashje po i ikja vetvetes.

55 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page