top of page

Loja



Astrit Lulushi


Ballë për ballë me lirinë u ndjenë të humbur, të zbrazur, të ngrirë, të atrofizuar, të papërshtatshëm për lirinë e sapo gjetur. Kjo rrugë i çoi asgjëkundi. Thanë se lufta mbaroi. Por lufta është gjithmonë, ashtu si “tranzicioni” tani është shprehje abstrakte. Zot nuk mund të ketë nëse përbrenda ekziston e keqja. Mendoni se janë njerëz të mirë, por nuk janë. Hipokrizia, pas gjithë gënjeshtrave, duket në kohë fushate, kur premtojnë të paimagjinueshmet, edhe pse janë të bindur se njerëz të mirë nuk ka, ngaqë vetë nuk janë. Kjo i shtynë në drejtim të vetëm, të kapin shtetin, për t’u bërë të ligjshëm më të liq në lojën për t’iu shkelmuar. Të mendosh se të punosh shumë dhe të luash pa hile do të çojë në sukses, është e kotë. Loja me “rregulla” është shaka e shpikur prej tyre për ta mbajtur tjetrin poshtë. Sepse besojnë se në botë ka dy lloj njerëzish - që marrin dhe u merret, preditor dhe pre, ujk dhe qengj.

10 views0 comments

Kommentare


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page