Jeta
Se çfarë je ti jetë unë nuk e di, vetëm e di se prej teje duhet të ndahem.
E di se kur unë ndihem mirë ti o jetë më dukesh më e bukura më e çmueshmja.
Por kur më mposhtin hidhërimet dhe tradhtitë që ti o jetë di të më sjellësh atëherë, asgjë nuk më duket e bukur.
Ti je e bukur kur je e pushtuar nga ata që ta dinë vlerën, O jetë e pafajshme!
Ti shikon fytyra të qeshura dhe të hidhëruara, je brenga e një vashe që tani prehet në paqe.
Ti i di të gjitha andaj të besoj kaq shumë.
Je mikja ime, dhe miken nuk duhet tradhtuar.
Je e vlefshme andaj të ruaj të dua vetëm për vete, thesar i krijuar në heshtje!
Je dhurata e mbretit që është kureshtar ta dijë se çfarë ka brenda.
Të fshehtën asnjëherë nuk ma dëftove, dhe e di se pas ndarjes do të vish tek unë si një besnike e vjetër.
E di se kur të vish me lule në krahë do të më tregosh, Se je këtu që të na gjykosh!
Dafina Roka Nga vëllimi poetik " Fjalë zemre"
Comments