top of page

Jeta


Sadije Aliti – Tetovë

Sadije Aliti është poete, shkrimtare nga Tetova. Ka diplomuar në Universitetin e Shkupit, profesoreshë e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, ku edhe ka magjsitruar në shkencat e letërsisë.

Sadije Aliti më shumë se tre dekada në opinionin e gjërë është e njohur si gazetare, profesoreshë dhe mësimdhënëse e gjuhës shqipe, humaniste dhe aktiviste e sektorit qytetar sidomos në aspektin e fushëveprimit të të drejtave të grave, poete me 18 tituj të botuar. Vargu i Sadije Alitit, komunikon në disa gjuhë të botës, pasiqë është e përkthyer dhe botuar, si: sllovenisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, turqisht, arabisht, anglisht, greqisht, suedisht, maqedonisht, serbisht, rumunisht, maqedonisht, hungarisht, bullgarisht, danezisht, norvegjisht.

Ka marrë pjesë në disa festivale kombëtare e ndërkomëtare si në Slloveni, Turqi, Suedi, Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Preshevë, e të tjerë, ku edhe është e shpërblyer me çmime e mirënjohje të shumta.

Titujt e botuar nga Sadije Aliti:

1. “Koha Blu”, Shtëpia Botuese “Konica 95”, Tetovë, 1996;

2. “Dasmë zanash”, Shtëpia Botuese “Toena”, Tiranë, 2000;

3. “Vallëzim parajse”, Shtëpia Botuese “Arbëria Dizajn”, Tetovë, 2002;

4. “Fjalë të heshtura”, Shtëpia Botuese “Tringa Dizajn”, Tetovë, 2006;

5. “Valixhe kujtimesh”, Shtëpia Botuese “Tringa Dizajn”, Tetovë, 2008;

6. “Shkëndija është një dhe mbi të gjitha”, Sh.Sinani, Monografi,

Shtëpia Botuese “Tringa Dizajn”, Tetovë, 2009;

7. “A do t’më falësh nënë”, Shtëpia Botuese “Tringa Dizajn”, Tetovë, 2012;

8. “Sporti na bashkoi”, monografi, bashkautor me Sh. Sinani, Tetovë 2012;

9. “Dritë dashurie”-“ Lumina iubirii”, vëllim poetik, përkthim në gjuhën rumune,

Bukuresht, 2014;

10. “E nesërmja“ Shtëpia Botuese “Feniks”, Preshevë, 2014;

11. “Kurorë dashurie”-“ВЕНЕЦ НА ЉУБОВТА”, përkthim në gjuhën maqedone, Shtëpia

Botuese “Magor”, Shkup, 2015;

12. “Romaca dashurie”-“Liebesromanzen”- “Romances d‘amour”, përkthim në gjuhën gjermane dhe franceze, Shtëpia Botuese “Albas” Tetovë-Tiranë, 2015;

13. “Të jesh i pari”, Sadije Aliti, Shaban Sinani, Monografi, Shtëpia Botuese “Arbëria”, Tetovë, 2016,

14. “Stinë dashurie”- “Doba ljubezni”, përkthim në gjuhën sllovene, Shtëpia Botuese “ “, Tetovë, 2017

15. “Mbretëri dashurie”- “Regno d'amore”, përkthim në gjuhën italiane, Tetovë, 2018

16. “Ylbere dashurie”-“Regnbåges kärlek”, përkthim në gjuhën suedeze, Tetovë, 2019

17. “Dashuri ëme”- „ANYASZERETET”-„IUBIRE DE MAMĂ”- Përkthim në gjuihën rumune dhe hungareze, poezi, Shtëpia Botuese , Prishtinë, 2019,

18.”Dashuri shtegtare”, poezi, Shtëpia Botuese , Prishtinë, 2019,


Jeta


Ec mbi thonj

Trazohesh nga thoi i gishtit të vogël

deri në rënjë të flokëve të gjatë

edhe për atë

do të flasin për vdekjen.

Buzëqeshja e kristaltë

të mbetet e ngrirë

ec me buzëqeshjen

pa ditur pse mbeti gjallë.


mendimi vullnetar


si nuse me kurorë

zonjë e krymbur

ajka e sikletit

tremben në rrëmujë

ngatëresa aristokrate

të derdh qosheve

s’durohet sundimi i mizorisë

ngase heronjtë e mendimit vullnetar

kur do të vijë i vërteti

askush s’ia ndalon rrugën


Lozonjarja


Lozonjare më erdhe

rrotullove nëpër gishtërinj.

Eh, plaku i urtë në mëhallën e vjetër

te xhamia, më tha:

kujdes biro

lozonjarja të çon te burimi

e ujë s’të jep

të djeg

etjen s’ta shuan dot.

Vajta te burimi shumë herë

u dogja e u përvëlova

po ujë s’piva dot.

Lozonjarja nëpër gishtërinj

më rrotullon në çdo mot.


guacë


guacë e mbyllur

nga thellësitë oqeanike

hape at sirtar pritjesh

gjallërove mbi të vdekurit

në çast përsëri

duhet mbyllur atë guacë


puhizë


fytyrat shkëlqenin

ndriçimi i hënës në muzg

prush

ishin palosur shtat më shtat

atje mbi shpat

jugu fryente lehtë

mbi faqet e skuqura mollë

shpërdredhte flokët

e shprishur

gërvishtjet e ëmbla digjnin shpinës

sytë flisnin në vetën e parë

lexojnë brendinë

e syçkave që nxjerrin flakë

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page