top of page

EJA


EJA


Eja sillma fjalën e plakut të mençur,

në qoshen e oxhakut plot me prush,

sillma erën e ngrohtë të bukës së pjekur,

mos u lodh nga rruga e gjatë e imja muzë!


Futu në gjoksin tim ku fle e zgjohet ëndra,

si gur xhevahiri fshehur në arkë kujtimesh,

eja dhe tregomi të vërtetat e pathëna,

në pastë humb rruga pyet dallëndyshet!


Eja të pres si nëna fëmijët n’prag derës

pritja e gjatë që nuk më lodhi kurrë,

dimri acartë  se ndal ardhjen e pranverës,

mos u lodh nga rruga e gjatë e imja muzë!


@Xhavit Gasa


Londër 04/07/2020

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page