
TRE POEZI NGA MYSLIM MASKA
TË KUJTOHET?
Të kujtohet ty atëherë
Se si era krehër hollë
Krihte vjeshtën flokëverdhë,
Mpikste ajrin erëmollë?
Dhe si hyre befasuar
Si vegim, si një perri,
Shpirtin tim të akulluar
Çuditërisht e shkrive ti.
Ti, e brishtëza delikate,
Flakë verbuese vetëtime,
Ti, e ëmbla buzëmjalte,
Ti, vesëndërr dashurie?...
1974 ose 1975, “ZËRI I RINISË”
KRIMBAT
Krimbat janë të ndyrë, të neveritshëm
Të pistë janë krimbat!
Ata na e hëngrën,
Dhe po na e hanë tërë jetën…
Edhe kur të vdesim,
Krimbat do të na hanë
Por këta,
Janë krimba TË NDERSHËM…
TI…
(ABSURD)
Deshe të braktisje NËNËN,
Pse të tradhëtoi Babanë?!
Po për gruan tënde
Që të tradhëton
Çdo javë
Si s’thua një fjalë…
4 – 12 – 2021, Athinë.
I nderuar Z. Mborja, kritiku dhe studiuesi i letrave shqipe dhe me tej. Gazetari analist i mrekullueshem, shkrimtar, skulptor dhe piktor i talentuar! Eshte nder per mua analiza
juaj per poezite e mia. Faleminderit.
Me shume respekt, Myslim Maska, Athine.
Ilir Mborja:
Myslim Maska është i afirmuar tashmë si Poet krejt i veçantë në ndjeshmërinë, brishtësinë dhe sidomos në gjetjet e temave të cilave u qaset, si p.sh. në poezinë më të fundit "Ti...". Të jesh i veçantë në gjetje, mendoj se nuk është pak për një poet. Urime!
Te nderuar shkrimtare, te dashur miq: Z. Gjergji dhe Z. Athanasi.
Krijuesit jane si femijet, qe kur i perkedhel pakez, behen me krahe dhe mbushen me drite...
Ju falnderoj perzemersisht per analizat tuaja teper vleresuese te poezive te mia.
Ju uroj mbaresi ne krijimtarine tuaj te cmuar. Gezuar FESTAT...
Me shume konsiderate, Myslim Maska, Athine.
S.Athanasi:
Gjithmonë më ka befasuar këndi rinoro-poetik i vështrimit të ideve që shtjellon aq bukur e sidomos aq të përzgjedhur, M.Maska. Veçanërisht finesa në krijmtarinë e tij. Këtu hijeshia pa tjetër që do përfshijë edhe shpërfillësin e fundit të poezisë deri në magjepsje. Madje edhe. . ., Krimbat.
Poezia e parë dhe e fundit (ndonëse tejet e kursyer kjo e dyta) përmbajnë: njëra kënaqësinë e Erosit dhe tjetra dhimbjen që sjell tradhëtia. Të tria poezitë kanë në brëndësi margaritarin që i i kthen ato në Perla.
Urime të përzemërta z.M.Maska, mikut tonë të letrave! Gëzuar edhe VITIN E RI, 2022!
S.Athanasi/ Athinë.
Të tre poezitë janë të goditura. Dy të parat i njoh prej shumë kohësh dhe si të thuash
jam i familjarizuar. Më pëlqeu veçanërisht e treta, mbase ngaqë e shijova për herë të parë, por më tepër se është e gjetur. Çdo poezi kur është e qëlluar të mbetet në mënd e s'harroet.Dhe kjo në të tilla bën pjesë. Kaq gjë është poezia e vërtetë: një figurë, një mendim, një imazh, njëklithmë, psherëtim, ngazëllim… Shumë urime e gëzuar festat efundvitit,K.Gjergji.