top of page

6 shkurt 1967


6 shkurt 1967 * (poezi) Nga Përparim Hysi Jo.Ajo nuk qe fjalë,por qe si një anatemë Si një piskame e madhe:diçka si apokalips Shembi objektet e kultit dhe denigroi fenë Dëm më të madh nuk bën dot një përbindësh. Plugun ideologjik si pjellë Satanai Çau kokat e njerëzve sa gati i shkallmoi Më gjeni një tjetër monstër që t'i ngjajë Atij që 6 shkurtin me pranga e pagëzoi. Dhe rendën tellallët nga Tirana Kumtin prej korbi me krra-krra trumbetonin Me dhjetra klerikë u vunë në pranga Në pranga u vunë dhe të pafajshëm që besonin. Tellallët ktheheshin në TIranë me hossana -Udhëheqës i lavdishëm na shpëtove nga ky terr!!! Qenë gati të thyenin edhe kafka Vetëm e vetëm,për"famëmadhin",Enver. E kam jetuar këtë teatër absurd Që u luajt anë e mban SHQIPËRISË! Po e shkruaj këtë poezi sot më 5 shkurt Për mos e harruar këtë"ditë të mallkuar të zisë". *fjala e 6 shkurtit 1967 zhduku me përdhunë të drejtën e besimit. Tiranë,5 shkurt 2021


32 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page