31 MAJI...


31 MAJI – DITA NDËRKOMBËTARE KUNDËR DUHANIT. 2


Lutfi ALIA


Kanë kaluar 530 vite nga dita kur duhanin e sollën në Europë si trofe nga kontinenti i ri i porsa zbuluar dhe tymi i duhanit vazhdon të dëmtojë shëndetin e duhanxhinjëve. Tufa e vogël e gjetheve të thata të tabakos e tymosur nga përdoruesit, ndoqi të gjitha rrugët legale dhe ilegale të përhapjes, duke i joshur dhe magjepsur njeri pas tjetrit përdoruesit, aq sa aktualisht duhani e ka pushtuar botën dhe tabagismi është shndërruar në një pandemi sociale, është bërë një e keqe e globalizuar.

Në të gjitha tipat e konfeksionit të duhanit, prodhuesit shkruajnë se cigaret, apo konfeksioni me duhan të grirë dhe në formën snus, përmbajnë nikotinë dhe katram, kështu përdoruesit sugjestionohen se vetëm këto të dyja janë substancat përbërëse, ndërsa në fakt janë mbi 4700 substanca që çlirohen gjatë djegies pa flakë, me temperatura që arrijnë nga 800° deri në 880°, ndërsa një pjesë e tyre çlirohen kur cigarja fiket. Në pjesën që digjet në cigaret, në purot (sigare), në llullë dhe me nargjile, çlirohet tym me përmbajtje substancash gazoze dhe korpuskulare, me efekte toksike, irituese, alergene, inflamatore dhe me efekt