top of page

23 shkurt 2022 fillon puna për ngitjen e Memorialit


Në fshatin Grazhdanik të Prizrenit më, 23 shkurt 2022 fillon puna për ngitjen e Memorialit të 19 të masakruarve shqiptar nga ushtria serbe

Shoqata "Trojet e Arbrit" njofton të gjithë shqiptarët që jetojnë në Prizren dhe rrethinë se ditën e mërkurë më , datë 23.02.2022 duke filluar në orën 12:00 do të vendosët gurë themeli dhe do të fillojnë punimet për Memorialin e 19 shqiptarëve të vrarë nga dy familjet Kalaj dhe Manreca. Memoriali pas plot 109 vitesh do të ngritët në Grazhdanik të Prizrenit në afërsi të shkollës fillore.

Punët e këtij memoriali priten të përfundojnë më, 2 prill 2022, kurse më , 03.04.2022 do të mbahët Akademia përkujtimore me rastin e 109 vjetorit të vrasjes. Akademia do të organizohët nga shoqata "Trojet e Arbrit " dhe do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Prizren prej orës 10:00 deri në ora 12:00 kurse Memoriali do të zbulohet në fshatin Grazhdanik të Prizrenit pas përfundimit të akademisë në ora 14:00.

Kjo masakër është kryer nga ushtria serbe qe udhëhiqej nga gjenerali kriminel serb Jankoviq ku sipas shenimeve të librit "Golgota Shqiptare"autorit Leon Freundlich e botuar në vitin 1913 në Kosovë dhe vise te tjera etnike shqiptare ishin vrarë dhe masakruar nga ushtria kriminale serbe 25.000 shqiptar dhe djegur e shfarosur me qindra fshatra.

13 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page