Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, Ilir Meta, ka bërë thirrje publike për një protestë popullore më 2 mars. Po sot, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka deklaruar pasi dorëzoi kallëzimin penal për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonajn në SPAK se është duke vlerësuar prova të tjera kundër mazhorancës. Meta shprehet se është i vendosur të vijojë shpartallimin e tentativës së grushtit të shtetit duke qartësuar se ka kallëzuar për disa vepra penale Gjonajn dhe dy titullarë të tjerë të Ministrisë së Drejtësisë që i cilëson si një celulë të strukturuar dhe bandë të rrezikshme.
PSE PRESIDENTI DUHET TË DILTE VETË NË TERREN PËR TË DORËZUAR KALLËZIMIN?
Sepse mbrojtja e kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese është detyrë mbi detyrat për çdo shqiptar të ndershëm dhe është kryedetyra dhe misioni i Presidentit.
Nuk ka ndodhur kurrë ngjarje më të rëndë në historinë e shtetit tonë sesa ky akt mafioz ku së fundmi në bazë të provave zyrtare është përfshirë edhe celula e strukturuar në krye të ministrisë së drejtësisë, që ka tentuar një grusht shteti duke rrëmbyer haptazi kompetencën që Kushtetuta e Repulbikës së Shqipërisë ja jep Presidentit me qëllim garantimin e një Gjykatës Kushtetuese, por e kthen si një polici antikushtetuese për të dhunuar të drejtat e qytetarëve shqiptarë në të ardhmen.
Këto fakte tronditëse ishte e domosdoshme t’i sillte vetë Presidenti i Shqipërisë. Padia dhe kallëzimet penale të dorëzuara për tre titullarë, me në krye zonjën ministre ende në detyrë do t’iu informojmë më vonë nëpërmjet zyrës së shtypit të Presidenës. Ne po vlerësojmë prova të tjera që po na vijnë për persona të tjerë të përfshirë për të çuar deri në fund shpartallimin e kësaj tentative të grushtit të shtetit me një ligj antikushtetues për të kthyer Gjykatën Kushtetuese garant të të drejtave kushtetuese nga kjo bandë tepër e rrezikshme.”- tha Meta.
Ndërkaq Kryetari i Opozitës së Shqipërisë dhe Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se “Shqipëria gjendet në një krizë të thellë kushtetuese, krahas krizës ekonomike që të gjithë shqiptarët e përjetojnë përditë. Si qytetarë, nuk mund të mbyllim sytë kur shteti ligjor merret peng, kur institucionet shkatërrohen, dhe demokracia është në rrezik. Kapja e Gjykatës Kushtetuese do të thotë asgjësim i të drejtave dhe lirive të çdo qytetari. Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të kthehet 30 vite prapa. Thirrja e Presidentit nuk është për partitë politike, apo për të djathtët apo të majtët, por për qytetarët shqiptarë që të mbrojnë themelin e demokracisë që është Kushtetuta.”
Nga Londra, kryetari i Degës së PD-së, Avokati i njohur i çështjeve të emigracionit, gjithashtu dhe për emisionin e tij televiziv, “Ligj dhe drejtësi”, Naim Hasani, ka shkruar në rrjetin social Facebook, se “Zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale, garantojnë votën e lirë dhe kthejnë stabilitetin!” Z. Hasani shkruan se
“Diaspora shqiptare ne Britani, Europe dhe kudo qe ndodhet, nuk mundet te qendroje indiferente ne kushtet kur atdheu yne lufton per egzistence. Ne shoqerite ku neve jetojmë, protestat demokratike, paqesore dhe qytetare jane nje instrument i fuqishem per tu perballur me nje qeverisje qe nuk ka per motiv vullnetin e popullit. E njejta duhet te jete edhe ne Shqiperi. Çdo perpjekje dhe manifestim demokratik ne sherbim te unitetit te kombit dhe rrespektimit te institucioneve kushtetuese per te vene ne vend dinjitetin e neperkembur te shqiptarëve, duhet mbeshtetur me te gjithe forcen dhe mjetet demokratike nga shqiptarët kudo qe ndodhen.” Sipas Hasanit, “Zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale ne te njejten date, pas miratimit te reformes zgjedhore janë te pashmangshme, per te garantuar stabilitet politik, ekonomik dhe paqen sociale ne Shqiperi dhe per tju ngjallur shpresen shqiptarëve kudo qe ndodhen. Cdo qeveri qe do te vije ne Shqiperi duhet te kete ne themel garantimin e votes se lire dhe llogaridhenien ndaj qytetarëve, rikthimin e shpreses dhe ndaljen urgjente te eksodit masiv e shpopullimit te tokave tona shekullore. Keto objektiva nuk njohin perkatësi partiake, krahinore apo fetare. Jane parime bazë per një Shqiperi demokratike dhe Europiane, per the vënë vend dinjitetin e nëpërkëmbur te popullit shqiptar.”, përfundon Av. Naim Hasani, Kryetar i Deges se Partise Demokratike ne Britani.
Comments