16-vjet pa ty
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Feb 20, 2022
- 1 min read

16-vjet pa ty
In memoriam,FREDERIK RRESHPJA
(elegji) Nga Përparim HYSI FREDERIK! Kanë ardhur "luanët e thyer të fëmijërisë" Dhe pinë ujë tek pusi i vjetër" Fshinë buzët të trishtuar SE,mjerisht, nuk të kanë gjetur. "Me një turban vese mbi kokë,SAADIU, Erdhi enkas për ty nga PERSIA Dhe SAADIUT buza i ngriu Dhe qau me lot si fëmija! Se ti ke ikur bukurosh Dhe ke 16-vjet që prehesh në RMAJË * Por kurrë, kurrë nuk do a na mungosh Askush që të njohu, nuk e ka kollaj. Ike dhe pas le një zbraztësirë të madhe Braktissja e POETIT nga shteti qe veç turp FREDERIK RRESHPJA është PRINCI I LIRIKËS MBARËSHQIPTARE Më 17 shkurt 2006,shteti turpin e hëngri me bukë ** Asnjë nga shtetarët nuk qe tek VARRI POETIT!!! Ministri i(Ç)KULTURËS,gjasme,i pasionuar pas letërsisë Katandisi si eunuk i pushtetit Të mos përcjellësh me kurora një PRINC të POEZISË! Më shumë e rriti kurbën indiferenca e pushtetit Kur në TIRANË u mbajt një koncert-homazh *** Prapë nuk u përfshi emri i POETIT, Kujtesa e pushtetit mbushur me "tallash". Prapavija e"kësaj harrese" qe krejt e lexueshme Se LIRIKU I MADH qe opozitar Pushteti i asaj kohe nuk bëri gjë më të turpshme Dhe në vizionin tim, ky qe akt barbar, * në RMAJË varrosen katolikët. **Vdiq më17 shkurt 2006 dhe asnjë përfaqësues nga Ministria e KUTURËS nuk mori pjesë në funeral. *** koncerti-homazh u bë për të ndjerët:IBRAHIM KODRA;KELË KODHELI DHE VATH KORESHI.Është mbajtur më 28 shkurt 2006 dhe RRESHPJA prapë u "harrua".
Tiranë,20 shkurt 2022









Comments