Transformim
Dikur fëmijë pa peshë mbi supe,
Dhe vitet rendin pa u ndal,
Kjo kohë e largët sa pranë po më duket,
Pyes veten: "a mbetet shpirti i ri, vallë?!"
Ky transformim me pemën më ngjan
Ashtu si druri që degët i hap...
Rritet e më i fort qëndron mbi tokë,
Nga filiz u shndrua në një pemë të gjatë!
Më pas, era e stuhia e sprovuan,
E unë si kjo pemë jam përkulur sa herë,
Jam lodhur me shpirt të coptuar...
Kam qeshur kur ka shpërthyer pranverë!
Por kur papritur vitet janë ngrysur,
Si pemë, pa dashur jam ndjerë e tillë,
Mbi supe kjo peshë e tyre më ka kërusur,
Në shpirt ka zënë rrënjë ky transformim!
Gj. Sh.
Shkurt 2023
13 Shkurt
Flamuri në gjysëm shtizë
Mbi retë e ngrira,
Në bisht të avionit ulur po rri,
Këtë botë e paskam ndën këmbë!
E shoh të lodhur e të kërrusur për cudi,
Sa shumë,
Mëkate mbi supe i paskan rënë!
Dikush po fliste me psherëtimë,
Dhe e mallkonte me shpirt të cfilitur,
Kjo botë që sot, shëmbëllenë si greminë,
Sot,
si peshkaqen që atë e ka gëlltitur!
Gëlltitur e vrarë kudo si vampire,
Dhe gjumë prishur shtruar ngado,
Kjo botë skëterë,
Sot më e nxirë,
Psë vallë,
Pse na erdhi kjo ditë përça e mashtro?!
Sa shumë,
Zjarre përvëlues që vlojnë aty poshtë,
Dhe syri s'më fle më i qetë,
Në dritaren e avionit pezull...
kudo qoftë...
Duket e pasigurt kjo jetë ndën retë!
Mbi retë gri të qiellit,
Në bisht të avionit ulur, në fluturim,
Kjo botë,
E parë nga lart rënkon!
Flamuri i kuq i vendit tim,
Si kudo,
Në gjysëm shtizë, sot nuk valon...
Botë e lodhur...nuk është çudi,
Sa shumë peshë mbanë mbi shpinë,
Vetveten me dhëmbë po kafshon!
E lotët rrjedhin, s'mundemi t'i fshijmë...!
Gj. Sh.
13 Shkurt 2023
Comments