top of page

Zamira Agalliu: Jam Nimfa.

  • Feb 25
  • 1 min read

Zamira Agalliu: Jam Nimfa.

Mbështetur në mitologjinë klasike.

 

Jam Nimfa, vajza e detit,

apo e Nereut dhe Doridës,

që rroj gjatë, por nuk jam e pavdekshme.

Mbetem e re nëpër lumenj, dete e pyje.

 

Jam përcjellëse e kortezheve të perëndive, të Dionisit dhe Artemidës.

U iki burrave, edhe pse nuk e refuzoj dashurinë e tyre.

 

Mbroj njerëzit dhe bimët,

josh sipas këshillave të perëndisë,

pranoj ofertat me qumësht, vaj e mjaltë.

 

Pranë burimeve ndërtoj çezma me ikona e statuja me emrin tim.

Aty lajnë duart dhe maskat e ligësisë

kortezhet e lotëve të rremë.

 

Unë jam Nimfa, vajza e Zeusit,

që rroj gjatë dhe vdes e re.


Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page