top of page

Emi Krosi:  Lirika femrore, që “thyen mitet”, në poezinë e Lindita Dodë-s.

  • Mar 6
  • 9 min read

 

Poezia femërore, tashmë ka tjetër përmasë. Femra ose gruaja tashmë shihet, si kritike e shoqërisë, ku gratë nuk shkruajnë vetëm për ndenjën, por edhe:

·      për/mbi pushtetin, politikat socile dhe shoqërore,

·      kundër hipokrizisë shoqërore,

·      për rolin e gruas në/mbi strukturat patriarkale. Shkrimi femëror, tashmë është dhe akt

kritik, sepse ajo shkruan me zërin e saj të lirë, duke përfaqësuar dhe kanonim mashkullor, duke krijuar një kanon tjetër paralel, kanonin e lirisë letrare dhe intelektuale të femrave. Në këtë pikë, kritika letrare bëhet shumë e rëndësishme, sepse ajo i jep legjimitetin zërit letrar të gruas. Në këtë vijë zëzon një zë lirik dhe penë femërore nga provinca, një penë që “thyen” mitet, në librin poetik “Mitet mashtrojnë” (Doda: 2022), një poezi që tejklalon jo vetëm provincën e qytetit të vogël verior, duke përrokuar arealin shqipshkrues jo vetëm femëror, në rrafshin e letërsisë moderne shqipe, sidomos poezisë post/moderne.

 

Në një cikël poetic ku ngjizet, miti/mitologjia/historia, Uni femëror dhe vendlindja, përmes simbolikave:

1.     simbolika e vendlindjes, në vargun: baltës së kësaj toke që na asht ngjitur gishtash, një

varg që tregon lidhjen e autores me vendlindjen e saj. Duket sikur thuhet: “se atje ku balta, është më ëmbël se mjalta” duke iu referuar dashurisë së Rilindsave për dhèun dhe atdheun e tyre. Por, tashmë në kontekstin post/modern, sepse vendlindja apo atdheu i gjithësecilit prej nesh po zbrayet. Vendlindja, çdo ditë po varfërohet nga njerëzit dhe nga vlerat. Vendlindja, është magjja ku u gatua “buka jonë”. Ajo na rriti. Ajo na udhëhoqi. Ajo, është zemra jonë. Ajo, është shimbja dhe gëzimi. Ajo, është shpresa dhe kthimi. Ajo, është kujtimi dhe varret e të parëve tanë.  Njerëzit, janë “armiqtë”e atdheut dhe vendlindjes së tyre. Vendlinda në ktë cikël, është e trupëzuar me tekstin. Moderniteti për më tepër, nuk e zvogëlon më, kompleksitetin e qenies së gruas në botë si (qenie njerëzore), po si një identitet thjesht të përcaktuar seksualisht, ajo pra (gruaja/femra)karakterizohet nga një rrjedhshmëri femërore. Një pafundësi imazhesh, nëpërmjet dhimbjes, kujtimeve, vendlindjes, mallit, ikjes, si një rrjedhshmërisë metaforike femërore dhe më një “lloj”përpikërie të një “gruaje në efekte” tekstuale, si rikthim i një identiteti femëror, si vetëpërçuese drejt lëvizjeve me plot impulse, në krijimin e imazheve reale përtej surreales, përtej humbjeve dhe zhgënjimeve, duke mos i depersonalizuar humbjet dhe dhimbjet. Se dhimbja dhe zhgënjimi i vërtetë i subjektit njerëzor qëndron përtej vizionit dhe dimensionit femëror së poetes (Jardine:1985 :97), që del përmes vargjeve:  murit të vjetër të parkut/që sheh nga Deja,/.../Statujës së qytetit po ia la andrrat,/me u ba spektatore skenës/ku vdesin të gjallit,/e rilindin të vdekurit,/.../Por në këmbë statujës/dy qen shqyenin njëri- tjetrin,/për një kafshatë.../Kjo pamje ma lëndon zemrën,-thashë/dhe ika.../me trastën e andrrave/hequr zhag...!, ku qartësisht poetja, e ndien zbaryjen e qytetit, pa njerëz, pa jetë, pa rini, pa të ardhme. Vetë, Deja mali besnik dhe shekullor, qëndron përkundruall Burrelit qytetit “të luleve dhe mollëve” që nuk janë më. Por vetëm zbrastësi dhe beton. Autorja, sendërton dhe brenda simbolikës së vendindjes mitin e ujit dhe të lumit (lumi Mat):

·      metafora e  ujit, si simbol i erotizmit, (haset dendur në krijimtarinë popullore), ku

çiftet takohen në “vende me ujë” si: çezma, pus, krua, brigjet e dy lumejve etj., tek “Kënga e sprasme e Balës”, deti është hapsira horizontale e madhe ujore, që “ndan”dashurinë e të bukurës Marë. Shenjtërimi i Gangut, Nilit (Gangu lumi i jetës), shërben edhe si “pastrim mëkati”, në kulturën e besimit hindus, ashtu si estetizimi i lumit Mat nga poetja. Metafora e Ujit, elementi jetësor që nga Talesi i Miletit, se Uji, Ajri dhe Toka,  janë bazat e Qenies, që pastron shpirtin nga mëkati (Uji i bekuar i Gjonit), janë simboli që  përfaqëson jetën, pastërtinë, dhe shpëtimin  (uji që zgjatet si lumi, liqeni, deti, oqeani), pasi uji për matianët, ka qenë bekim i Zotit dhe në viset e tyre plot pyje (Kulti i drurit, pyllit, Mrizi i Zanave etj.), gjithmonë është nderuar dhe respektuar jo si shejë paganizmi, por si respekt për natyrën, tokën, pyllin, ujin. Të krishterët besojnë, se qysh kur Biri i Perëndisë mori “mish njerëzor” dhe u zhyt në ujërat e Jordanit, e tërë materia u shenjtërua dhe u pastrua u la prej cilësive të këqia,  që kishin të bënin me vdekjen, të trashëguara nga i ligu dhe nga dobësia e ligësia e njerëzve. Në epifaninë e Zotit  (spërkatja me ujë të bekuar)i gjithë krijimi bëhet përsëri i mirë, me të vërtetë "shumë i mirë", ashtu siç vetë Perëndia e shpalli atë në fillim, kur “shpirti i Perëndisë vërtitej mbi faqen e ujrave” (Bibla: Gjeneza: 1/2).

·      metafora e qytetit, duke defamiljarizuar tmerrin urban dhe absurdin i ekszistencializmit të

njeriut, në vargjet: qyteti im ulur në diell.../me fokë të thinjur/fundosesh ngadalë heshtjes kësaj toke të lodhur.../ Njerzit pijnë vetminë e mëngjesit/e dehen cmendisë se mbrëmjes,/zgjasin kryet të nuhasin erën/e fjalëve që kurrë s’i thanë..../Ky qytet,/fjalët ka kohë që i sheh me ngjyrë ëndrrash.../Qentë janë zgjuar herët/Të parët t’i kanë vjedhur rrezet e diellit, nga poezia “Një zë nga qendra e jetës, nuk e tehuajizon, por herë-herë, rendit detaje të “zhvillimit urban” herë sendërton dhe shprish, trajtat  e mirazheve reale,  me detaje të ftohta, të një trajektoreje gjithëkohore të zhvillimeve sociale dhe shoqërore, sidomos në mbipollimin kryqendrave (kryqyteteve), si aftësi të lidhura në mënyrën specifike me perceptimin ndjesor të poetëve. Në aspektin indidual në lidhje me lexuesit, poetët ndërtojnë  iorninë e fatit dhe kohës, se koha reale dhe hapsira (e brendshme) e lëvizjeve  jo vetëm janë një kombinim planesh, që zëvendësojnë njëri-tjetrin,  që lindin tragjizëm, revoltë dhe satirë, si porfeci tronditëse, duke lidhur krimin me absurdin e kohës, madje vetëveprimi, si depërtim në botën e  brendshme (Dado: 2006). Diferencimi shoqëror dhe kulturor, por edhe distancat lidhëse jo vetëm përmjet emërtimit por edhe nëpërmjet metaforës, (për)rrokja e shqetësimeve qytetare, larg indiferencës shoqërore, sociale, familjare dhe miqësore, si një rojtare  e rrethinës, bëhet pjesë e kujtesës liriko-poetike. Se leximi i teksteve të tilla është rikrijim identiteti (Holland: 1968),  ku shfaqja dhe matja e koherencës  semantike me koncepte  të njohura të estetikës, quhet si një “distancimi estetik” dhe në “kuadrin i formës”, lexuesi është “pikë referimi” për tekstin.

 

2.     Simbolika mitike dhe historike, dallohet dhe shtresëzimi i mitiko-biblik, me historinë

përmes emrave: Argjiroja /Olimpi /Rozafa /Mati /Burreli /Deja /Valbonë /Zeus /Apollon/ Afërdita/ Odise /Telemaku/ Itaka / Doruntinë/Helena/Paridi/Eva/ Pilat /Pandora/Orfeu/ Euridikën/Dante/Stelushi/Guri i Vashës.

a)    Simbolika bibliko- mitologjike, Olimpi/Rozafa /Zeus /Apollon /Afërdita /Odise/

Telemaku /Itaka/ Doruntinë/Helena/Paridi/Eva/Pilat/Pandora/Orfeu/Euridikën/Argjiroja

b)    Simbolika historike, Mati/Burreli/Deja/Valbonë/ Dante/Stelushi/Guri i Vashës etj. Nuk

është vetëm forma dhe mendimi poetik, por dhe tradita e shkrimit poetik, përmes vetëdijes ku vetëdija autoriale për poezinë “nuk na lë të fle” përmes stilit të drejtpërdrejtë (Bloom: 2000: 103), janë pikërisht dilemat dhe vështirësitë e të qenit njëkohësisht grua dhe poete moderniste, që ato gjenerojnë dhe një kritikë serioze dhe të dobishme përtej kufizimeve femërore “tradicionale”, si dhe të një estetike moderniste “jopersonale”.  

 

3.     Simbolika e indetitetin dhe Unit femëror, post/modernist, përmes vargjeve: po gjyshja

s’di pse harroi,/me m’ thanë se kishe me ardh/Ti.../me m’i rrëzue të tana ligjet e vjetra të botës,/ku ndalej rrjedha e fjalës,/harta e krenari me m’u lumnu ndër sy.../Vetja me u struk n’mue .../se nuk qenkam unë sundimtarja e zemrës sime,/po një frymë prej tjetri që ka me banu n’mu, f. 6, nga poezia: “Harroi me m’thanë” . Marrëdhënia historike midis modernizmit dhe gjinisë poetike (jo seksit ) dhe së fundmi midis modernizmit dhe feminizmit, janë të lidhura me njëra-tjetrën. Karakteri gjinor, nuk duhet ngatërruar me ndjeshmërinë romantike apo dhe sentimentalizmin e tyre si natyrë, pra me atë femëror. Vuatjet njerëzore, dhe më konkretisht, vuajtja femërore në qendër të poezisë, është dhe empatia që ajo gjeneron ose duhet të gjenerojë, nuk është në kundërshtim me admirimin e lexuesit për performancën e penës së poetes, përtej “përjashtimit të përvojës femërore” (Clark:1991: 88).  Edhe pse zëri që flet, në të vërtetë, pretendon një “Unë” e vetme, është e qartë se nuk është “Unë” e përvojës personale, por më tepër “vëzhguesi” i syrit jopersonal, vëzhgues dhe distancues që skanon dhe regjistron jetën dhe ëndrrat e grave. Letërsia e grave si kundërzë, duke sjellë risi dhe individualitet:

·      kur trupin nuk është objekt, por si përvojë,

·      për jetën e brendshme të gruas,

·      kundër konflikteve me normat akoma tabu të shoqërisë,

·      ndërthur elementet e ironisë ndaj patriarkalitetit, duke qenë subjekt që përshkruan botën,

përmes një ndryshim të ngadalshëm, duke u shfaqur në shumëzëra femërore përmes aburdit/ironikes/kotësisë/ekzistencializmit në vargjet: në atë kryqëzim udhësh,/dielli pin veten thatë,/akrepat thërrmohen në grimca rëre.../pluhur ngrihet kujtesës/aromë lutje..., në poezinë, “Aromë lutje”. Ajo shfaqet dhe paksa si hermetike dhe imazhiste, por krejtësisht brenda imazhit të Unit individualist: 

a)     pa kërkuar leje për vetëekzistencës e saj,

b)    pa romantizuar apo minimizuar rolin e gruas, (pra vetes),

c)     duke analizuar pushtetin/fuqinë trupin dhe idenditetin. Por letërsia e grave ka një estetikë

të tyren ku shihen disa modele, si:

·      modelet introspektive,

·      modelet psikologjike,

·      modelet e ndërtuara mbi përjetime të brendshme, duke krijuar një lloj tjetër rrëfimi ku:

a)trupi si përvojë, b) si kujtesë indetare e rilindje së jetës, c) si identitet, sepse gruaja nuk është vetëm “pamje”, por identitet dhe vetëdije, d) si fragmentarizëm dhe rebelim estetik, e) përmes formave të lira të shkrimit dhe një risie individualiste. Është koha që bota letrare t’i njohë shkrimtaret femra si shkrimtare. Sepse ato sot, nuk janë më kategori të ndara. Shkrimet e tyre, nuk janë për gratë, për përtej shqetësimeve të tyre dhe zemërimit për gjendjen e vështirë, ato besojnë në zbulesat. Ato, kanë dëshirë të zjarrtë për të gjetur të vërtetën që shtrihet përtej substancës së gjërave që kanë vërtet rëndësi përtej sferave shpirtërore, por tradita dhe temat e tyre të vërteta; janë vetëdija femërore (Gubar: 2000: 143). Shkrimtaret dhe poetet post/moderniste, trajtojnë tema ndërthurëse dhe çështjet globale, duke demonstruar më tej natyrën e larmishme dhe dinamike të shkrimit të grave. Shkrimtaret gra kanë lundruar dhe ndikuar në peizazhin letrar, duke reflektuar dhe formësuar qëndrimet shoqërore ndaj gjinisë, identitetit dhe drejtësisë sociale, përmes:

a)    përmbledhjeve dhe kontributeve historike,

b)    ndikimit në traditat etniko-kulturore dhe normat gjinore letrare,

c)     trajtimit të temave ndërthurëse dhe çështjeve globale.

 

4.     Stili dhe stilistika: autorja ka ndërthurur shkrimin në gegnisht (pjesë e arealshkrimit të

gegërishtes verilindore) me standardit (si mësuese letërsie), duke miksuar një gjuhë poetike me një lirikë plot sharm, me përplot detaje nga përditshmëria, puna, familja, miqësia, koha dhe historia. Një tjetër veçanti janë dhe retiçensat, që i japin një ngjyresë tjetërlloj mendimit, duke e lënë lexuesin pezull në meditimin e tij përtej vargut. Dominimi i fjalëformimeve, si pasuri leksikore, siç mbisundimi i metaforës dhe tropeve metaforike, përshkrimeve, simboleve, imazheve etj.

Fjalëformime: përlotën / hieroglifesh /shpresërrënueme/ ndërkoha/ përplasjesh/përkryeme/ kurrëkundit/ syulur/ pakuptimtë/ pikçuditëse/ frymëmarrja/vetveten/ nënlëkura/ shpirtmekur/ biografie/patradhtuar/ udhëkryqe/ përgjaken/përpijë/ këmishëngushtë/ gjymtyrëmpirë/duarzgjatur/ moskuptimi/ bashkëjetëse/ vetëdijes/ gjymtyrëthyera/ syhapur/ bishtsysh/ përgjojnë/ pajetuara/ përmendu/ buzëqesh/duartrokiti/përplasë/ frymëmarrje/ përftuar/ keqardhje / kryulur/ kryeneçe/ kopsambërthyer/mesnatë/ udhëkryq/përmbysun/ përshtjellimi/ ujëdhese/fatlum/ momtmoti/fundvitit/ mesnatë/bukurshkrim/ pamëshirshëm/ përndjek/ këmbadore/luledele/ kryqëzëzonin/ përkulur/ këmbëzbathur/ rremëtarë/ gjysmëshekullit/përbuzjen/ pikëpjekje/ këmbëzbathur/ parathenien/ ndjenjëvarur/kukafshehti/hpërgjumjes/ udhëkthimi/ këmbëzbathur/fatthëna/ përbetimi/ trekëndëshi/ krahëbardhë/ gjysmëboshin/ fundmars/ symbyllur/ përtypur/ gishtazverdhur/ vullnetlirë/kurrkushit/ përgjysmë/përpjek/ pashpirtit /nëntokës/ patretun/ përthyheshin/ moskundit/ Shpirtzbuluar/ ecjeduarsh/ pafikur/ mbamendje/ nënlëkurës/ libralutjesh/ rrezedielli/ buzëputhjesh.

Trope mataforike: çdo natë ia thërrmon sytë hanës/ me ia çel sirtarët e bebëzave t’syve/ nëse ma kërrus kështu pragun vjeshtë/ gjethet çelin me hile/ një qyteti me gishta të zverdhur cigarje/ e ma përgjonte melodinë e shpirtit.../ përcillua gentianave të pranverës/ nga pluhuri i injorancës/ të shuajmë etjen në litarin e varur/ degëve gjymtyrëthyera/ dashuria e përftuar ujshëm/ shpresa e prekjes së dashurisë uli kryet/kohët që kafshojnë dritën/ dashurinë e çel në sytë e vesës/ mbledh agut lot mjelme/të puthesh me erën/ ngjiten drejt pemës së shpirtit/ kafshon puthje te mishta/ hijet përthyheshin si drita në ujë.../ngjyrat e shpirtit/ që u fle nën jastëkë të ngrirë/nga dritarja e kujtimeve/fryma lahet natës/fustanin ia grisin vjeshtës/pergamenët e purpurt/kositej asaj stine/farat ua morën në sqep zogj shtegtarë/ndez tingullin e një drite/dashurinë e lodhur arnojmë/ qerpikëve të mallit/ fill i ëndrrës vizaton në mur/ ndez tingullin e një drite/ vdesin retinës së syve.../ fytyrën ta vizatojnë me gishta zërash të largët.../ gjoksit shtrydh shpresën/ në grusht shtërngojnë kristale të argjentë/prekja kthehet në melodi/ fjala e plakur endur moskundit/ i lexoheshin njollat e ëndrrave/ Zeusi kafshon zemërimin fëshfërimës së gjetheve/ që fikej kupës së qelqtë mbi tavolinë…/ ëndrra me marrë formën e një guri.

 

Sëfundmi: Lindita Doda, është një poete matjane, por dhe një itelektuale po matjane. Jo vetëm si kontribuese e kulturës, letërsisë dhe mësimdhënies, së qytetit të Burrelit dhe Matit, por dhe si pjesmarrëse në shumë konkurse poetike, ajo ka marrë dhe çmime dhe është botuar në antologji. Poezia e saj tregon për nivelin estetiko-poetik por dhe një kulturë librore, që ia rrit vlerën poezisë, por që fatkeqësisht ka mbetur në kuadrin e një poeteje provinciale, sepse kritika ka qenë dhe është selektive, duke vlerësuar emrat dhe jo vlerat. Kjo, bën që arti dhe kultura shqipe të mbetet në dy skajet e largëta; njëra në prvincë, pa lezues dhe tjatra në metropol si mbijetesë, por që të dyja të rrezikuara nga mosleximi dhe brakstisja e libri dhe si fenomen i rritjes së fuqisë së rrjeteve sociale, duke e bërë librin tashmë një “aksesor” të vjetrëruar. Por, libri është dije, botë, qytetërim, histori, rikujtesë, ri/krijim dhe mbi të gjitha, ndërgjegjja e njerëzimit nëpër shekuj. 

 

 

BIBLIOGRAFIA:

 

1.     Bibla. (2002):  Dhjata e Vjetër dhe Dhjata e reGjeneza 1: 2: Shoqëria Biblike Shqiptare, Tiranë.

2.     Bloom, Harold. (2000): How to Read and Why. New York London Toronto Sydney Singapore.

3.      Clark, Suzanne. (1991): Sentimental Modernism. Bloomington: Indiana University Press.

4.      Dado, Floresha: (2006): Intuitë dhe vetëdije kritike, “Onufri”,Tiranë.

5.      Doda, Lindita. (2022): Mitet mashtrojnë, “Fiorentina”, Shkodër

6.      Gubar, Susan. (2000): Critical condition: Feminism at the turn of the century. Columbia University Press.

7.      Holland, Norman: (1968): The dynamic of Literary, Response, Oxford.

8.      Jardine, Alice. (1985): Gynesis: Configurations of Woman and Modernity. Ithaca, New York: Cornell University Press.

                                                                                                        Mars, 2026

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page