top of page

Vladimir Muça: EMBLEMATIKA E NJË KRAHINE NËN KALEIDOSKOPIN E NJË HISTORIANI

  • 1 day ago
  • 3 min read

  (Disa vëzhgime kritike mbi librin "Vërça legjendë dhe realitet)


    Ishte kënaqësi të përftoja dije të gjithanëshme mbi një krahinë si Vërça, përmes librit studimorë të historianit Meçan Hoxha "Vërça legjendë dhe realitet". Një studim skrupuloz e njohje të përjetuara mbi ekosistemin dhe arealin e krahinës, bazuar në referenca të mirëpërcaktuara dhe dokumente arkivore, gjetje arkeologjike, studime demografike nër shekuj, të cilët sintetizojnë një pasaportë autoktone të kësaj krahine.

       Pas librave "Gramshi në jetën time" "Riza Kishta" "Kontribute letrare", ky libër vjen si ylli i karvanit, i cili u ndriçon udhën e kthimit verçijotëve, aty ku janë eshtrat dhe amaneti i të parëve për ta mbajtur kaq të bukur e të begatë këtë krahinë, siç tregohet në këtë libër emblematik, si pasaportë e çdo verçioti.

       Është letrarizuar në mënyrë përfekte në këtë monografi një sentencë e Milan Kunderës i cili definon: "Çdo shkrimtarë pi ujin letrar në pusin e vet" e historiani Meçan Hoxha  e ka pirë ujin letrarë në krojet, liqenet, brazdat, meratë, legjendat, shpellat, murranat e kështjellave, pyjet, ujvarave, kanionëve të Vërçes tijë të dashur.

      Në këtë monografi, me një përmbajtje studimore akademike, lexuesi dhe më i thjeshtë, mëson për këtë krahinë që nga banimet e para neolitike, strukturën e relievit, meratë e pakta, pyjet e kullotat e shumta, shpellat, lumejt, liqejt, botën bimore e shtazore, jetën dhe organizimin demografik nër shekuj, etnokulturën, zakonet, legjendat, besën e bujarinë e verçiotit të trashëguar brez pas brezi.

      Studimi i zakonëve, traditave, etnokulturës, jetesa në arealin konkret vinë në këtë libër si embrioni i popullit vërçiot. Kjo është dhe një nga mesazhet, e një qëllimi madhorë që përçon librin nga fillimi gjer në fund, si një kujtesë historiko-shoqërore për brezat.

       Një libër i mirëfilltë studimi shkencorë, ku historia, përshkrimet gjeografike alternohen bukur me elementë artistik letrarë përmes një letrarizimi përfekt. Kjo nderthurje e këtyre lëndëve tek monografia "Vërça legjendë dhe realitet" gjeneron në përmbajtjen e sajë mrekullitë natyrore, njerëzore e shoqërore, të cilët vinë përmes studimëve të thella, refencave dhe artifaktëve mbushamendëse, të hulumtuara me pasion, mençuri e përkujdesje nga Meçan Hoxha. Një njohës i thellë i biodiversitetit, arkeologjisë, studimëve gjeologjike, historisë duke u prezantuar konkret, mbresëlënës, në ate çfarë don ti tregojë lexuesit, duke jetësuar arealin me shpirtin njerëzorë.

      Në këtë libër Vërça vjen si një krahinë e shquar me ngulmime të herëshme gjer neolitike, e shquar në autoktoninë e sajë nga lashtësia në vazhdimësi në besë, traditë, trimëri, urtësi e mënçuri, me një kulturë autentike e cila rrënjët i ka në qytetërimin e vjetër të fisëve ilire, Desarete.  

Verça e luftës për mëvehtësi, të përballjes ndaj synimëve të shumë e shumë pushtuesve, me përfaqësuesit e sajë të denjë në pavarësinë e Shqipërisë, luftës pa kompromos ndaj hordhive greke e toptanasve, nazifashistëve, me një harmoni shoqërore të shembullt nër vedi gjatë luftës Nacional Çlirimtare. Kjo është arritur, definon Meçan Hoxha, ngaqë Vërça me popullin e saj, të cilët e mbushën me lavdi ka qenë model i bashkëjetesës pa dallim feje dhe ideje.

       Në këtë libër memorial shohim se si vlerat e banorëve të kësaj krahine jan përcjellë nga brezi në brez, duke bërë histori si me Qazim Dyrmishin, Riza Kishtën, Faslli Bicin, File Musajn, betejat e Holtës, Kasollja e Galigatit e tjerë e tjerë. Ishte Vërça me mjedisin e sajë patriotik ku u rritën dhe u edukuan një seri kuadrosh të larta si historiani i zhbirimëve historiko-shoqërore Meçan Hoxha, poeti i talentuar Pozaet Qose e shumë të tjerë të cilët militojnë anë e kënd vendit dhe në diasporë.

      Ashtu sikundër fjala vërçë është një kostelacion me pesë shkronja, edhe libri është në përmbajtjen e tijë një yllësi në udhën e Qumështit të verçijotëve, anë e kënd ku ndodhen, ku për të gjithë kostelacioni Vërçë i ndriçon udhën banorëve kudo ku të jenë, të vinë në gjirin e sajë të mëkuar. Ja pse në misionin e artit letrarë ky libër ka kaq shum vlerë.


Durrës Prill 2026.                                                                                       

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page