top of page

BUJAR QESJA: Thoma Berberi  gjigandi i ujërave dhe arkitekt i Batiskafit të Parë Shqiptar

  • Mar 21
  • 6 min read

In memoriam

Thoma Berberi  gjigandi i ujërave dhe arkitekt i Batiskafit të Parë Shqiptar

-Durrësi humbet legjendën e kërkimit nënujor

Nga BUJAR QESJA

Në çdo valë që përplaset mbi bregun e Durrësit, ndjehet një histori e moçme, një rrëfim i ujërave, një thirrje për guxim dhe pasion. Qyteti ynë, i lindur pranë detit, ka njohur gjithmonë njerëz që kanë guxuar të hyjnë thellë, ku pak të tjerë kanë arritur. Mes tyre, një emër shkëlqen më i fortë, më i zjarrtë dhe më i paharrueshëm, Thoma Berberi.

Ky ishte njeriu, që e bëri pasionin e tij për detin një mision, një mënyrë jetese dhe një trashëgimi të përjetshme për qytetin. Një legjendë që i dha Durrësit krenarinë e kërkimeve nënujore, të zhytjeve në thellësitë e panjohura dhe të botës së mistereve që deti fsheh.

Kemi humbur një mit

Në historinë e Durrësit, pak njerëz mund të pretendojnë të lënë gjurmë kaq të thella dhe të paharrueshme sa Thoma Berberi. Ndërsa qyteti përjeton një humbje të madhe, kujtimi i tij na rikthen në çdo valë të “Adriatikut” dhe çdo thellësi të “Jonit” ku është zhytur, ka kërkuar dhe ka zbuluar mistere të pafundme. Por përtej gjithë pasionit për detin, përtej kurajos dhe fuqisë fizike që e shoqëronte, Thoma Berberi mbetet i paharrueshëm për një arritje të jashtëzakonshme, ndërtimin e batiskafit të parë shqiptar, anije nënujore që do të shënonte epokë të re të eksplorimeve në Shqipëri.

Një legjendë që i dha Durrësit, krenarinë e një tradite të gjallë kërkimi nënujor, një njeri që e bëri guximin dhe pasionin një mënyrë jetese dhe një frymëzim të paharrueshëm për brezat e rinj. Thoma Berberi nuk ishte thjesht zhytës ose kërkues, por heroi i detit, Tarzani i thellësive, ujku i brigjeve. Një figurë pothuajse mitologjike që i dha Durrësit një dimension të ri, eksplorimin e detit si një hapësirë të pakapshme dhe të bukur.

Në vitet ’70-të, Thoma Berberi, së bashku me vëllezërit dhe disa miq të ngushtë, u përballën me një sfidë që shumë të tjerë, do ta kishin trajtonin të pamundur. Të ndërtonin një anije që të mund të zhytej në thellësitë e detit, një batiskaf që do të shërbente për kërkime shkencore, arkeologjike dhe eksplorime nënujore në brigjet e Shqipërisë. Me mjeshtëri, guxim dhe durim të jashtëzakonshëm, realizoi një mjet unik për kohën, që u bë simbol i vizionit, inovacionit dhe pasionit të durrsakëve.

Batiskafi i Berberit krenari dhe vlerë

Batiskafi i Thoma Berberit, ishte më shumë se një mjet teknologjik. U bë simbol i traditës durrsake, urë lidhëse mes të shkuarës dhe të ardhmes, mes pasionit njerëzor dhe mistereve të thellësive të detit. Me të, Thoma Berberi realizoi ëndrrën e çdo durrsaku, që kishte shikuar detin me admirim dhe kishte ëndërruar të eksploronte thellësitë e tij. Çdo zhytje, çdo mision nënujor, ishte një mesazh se guximi, dijenia dhe pasioni mund të bashkohen për të krijuar diçka të jashtëzakonshme.

Në këtë batiskaf, Thoma Berberi u bë luani i brigjeve. Eksploroi, kërkoi, zbuloi dhe frymëzoi. I njohu detet tona, i dha frymëmarrje traditës, ruajti trashëgiminë dhe e bëri Durrësin, krenar për njerëzit e tij të jashtëzakonshëm.

Batiskafi i Thoma Berberit u bë simbol i vizionit, guximit dhe pasionit të durrsakëve, duke treguar se me dëshirë, punë dhe shpirt sakrifikues, mund të realizohen ëndrrat më të mëdha.

Ky batiskaf nuk ishte thjeshtë një anije, por një fenomen teknik dhe kulturor, një mjet që hapi mundësi të reja për njohjen e detit dhe të historisë nënujore të vendit tonë. U përdor për kërkime arkeologjike nga Shoqata KANUD, ku Thoma Berberi ishte udhëheqës dhe frymëzues, duke lehtësuar eksplorime që më parë ishin të pamundura.

Çdo zhytje me batiskafin, ishte aventurë e jashtëzakonshme. Hulumtime në brigjet e “Adriatikut” dhe “Jonit”, kërkime në vendet ku historia dhe natyra bashkëjetojnë, zhytje për të zbuluar mbetje të lashta dhe mistere të panjohura, që vetëm pak vetë mund të guxonin t’i shikonin nga afër.

Batiskafi i Thoma Berberit, shërbeu gjithashtu si mjet frymëzimi për artin dhe kinemanë shqiptare. Regjisorët e mëdhenj Kujtim Çashku dhe Piro Milkani, e përdorën këtë anije nënujore për të rikrijuar ngjarjen historike të viteve ’60-të, duke treguar për marrëdhëniet e tensionuara midis detarëve shqiptarë dhe sovjetikë. Është filmi “Ballë për ballë”. Batiskafi u bë kështu jo vetëm instrument kërkimi, por edhe një urë që lidhte historinë me artin, guximin me estetikën, shkencën me emocionin.

Por madhështia e batiskafit, nuk do të kishte kuptim pa Thoma Berberin, drejtuesin që e krijoi, e drejtoi dhe i dha shpirt. Nuk ishte vetëm një inxhinier i jashtëzakonshëm, por edhe udhëheqës që frymëzoi të gjithë rininë e Durrësit, një mentor i cili mësoi se guximi nuk matet vetëm me forcën, por edhe me pasionin, durimin dhe dashurinë për detin.

Shoqata KANUD  trashëgimia e Thoma Berberit

Shoqata KANUD nuk do të kishte ekzistuar në atë madhësi, pa vizionin dhe udhëheqjen e Thoma Berberit. Ishte drejtuesi shpirtëror, frymëzuesi dhe nxitësi që formoi një komunitet të tërë zhytësish dhe kërkuesish. Nën drejtimin e tij, KANUD u bë qendra e kërkimeve nënujore durrsake dhe shqiptare, një vend ku brezat e rinj mësuan teknika zhytjeje, kërkimi dhe ruajtjeje të trashëgimisë detare.

Berberi i mësoi brezat e rinj të KANUD-it, të respektojnë dhe të ruajnë çdo centimetër të thellësive nënujore, çdo sekondë zhytjeje, çdo zbulim që mund të ruante historinë e qytetit dhe të vendit. I mësoi anëtarët e shoqatës, të jenë të durueshëm, të guximshëm dhe të respektueshëm ndaj detit.

Thomai tregoi se kërkimi nën ujë nuk ishte vetëm teknikë, por një art, një pasion dhe një mënyrë për të lidhur të shkuarën me të ardhmen. Falë punës së KANUD-it, nën drejtimin e Thoma Berberit, Durrësi fitoi një histori të pasur kërkimesh nënujore, që përbën pjesë të trashëgimisë kulturore dhe shkencore të qytetit dhe vendit.

Shoqata KANUD nuk ishte vetëm një grup zhytësish, por një institucion i pasionit, një qendër e dijes dhe traditës, një vend ku çdo zhytje, çdo eksplorim dhe çdo zbulim nënujor do të mbahej i gjallë për brezat e ardhshëm. Berberi e bëri Durrësin krenar, duke e lidhur qytetin me detin në mënyrë të pakrahasueshme.

Heroi i Detit dhe Tarzani i Thellësive

Thoma Berberi ishte gjithashtu mjeshtër i zhytjeve dhe i peshkimit nënujor me pushkë. Kapte oktapodë dhe peshq të mëdhenj, eksploronte brigjet e “Adriatikut” dhe “Jonit”, duke lënë gjurmë që sot janë pjesë e historisë së Durrësit. Ishte i njohur gjerësisht, jo vetëm për aftësitë teknike, por për guximin, energjinë e pakufishme dhe lidhjen e thellë me qytetin. Durrsakët e quajtën ujku i detit, Tarzani i thellësive, një legjendë e gjallë që frymëzoi breza të tërë.

Çdo zhytje ishte një sfidë, një histori që duhej treguar, një aventurë që lidhej me traditën durrsake të kërkimeve nënujore. Për Thoma Berberin, deti nuk ishte thjeshtë ujë, por histori, mister, trashëgimi dhe pasion. Mai bëri që Durrësi të ndihej krenar për njerëzit e tij, për shpirtin e tij të guximshëm dhe për pasionin e pashoq për kërkim, eksplorim dhe ruajtjen e trashëgimisë.

Trashigimia e përjetshme

Kur Durrësi sheh përsëri valët e “Adriatikut” që shkëlqejnë nën diell, kur dëgjon historitë e detarëve, kërkuesve dhe brezave që ndoqën pas Thoma Berberin, kupton se legjenda e tij nuk është shuar. Batiskafi i parë shqiptar, misionet nënujore, zhytjet, Shoqata KANUD dhe çdo aventurë në thellësi, mbeten të gjalla në kujtesën e qytetit.

Epilogu i jetës së Thoma Berberit, është testament për guximin dhe pasionin. Ishte më shumë se një zhytës. U bë udhëheqës, një mësues, një mentor dhe një frymëzim i pakrahasueshëm. Na mësoi se të sfidosh thellësitë e detit, është njësoj si të sfidosh frikën dhe kufijtë e vetvetes. Na tregoi se kërkimi nuk është vetëm një mjet, por një mënyrë për të ruajtur dhe për të trashëguar historinë.

Thoma Berberi u nda nga jeta, por trashëgimia e tij mbetet. Çdo valë që përplaset mbi bregun tonë, çdo zhytje nënujore dhe çdo histori që rrëfehet mbi brigjet e Durrësit, mbart emrin e tij. Legjenda e Thoma Berberit, do të jetojë përgjithmonë frymëzuese, e guximshme dhe e paharrueshme, simbol i pasionit, traditës dhe historisë.

Thoma Berberi nuk ishte vetëm një njeri, por një epokë, një dimension i detit dhe një histori që do të flitet për breza. Thoma Berberi, heroi i detit dhe figura mitologjike e Durrësit, mbetet përjetësisht në zemra dhe kujtesë.

Thoma Berberi legjendë, mjeshtër dhe shok. Faleminderit që na tregove, sa të bukura dhe të mëdha janë thellësitë e detit dhe guximi njerëzor. Shpirti yt do të rrijë gjithmonë në valët e “Adriatikut” dhe në zemrat e durrsakëve.

Mai ti na tregove, se deti nuk është thjeshtë ujë, por histori, sfidë, pasion dhe traditë. Na mësove se guximi është të kërkosh, të zbulosh dhe të ruash atë që është e bukur dhe e vërtetë. Na dha një batiskaf, një mjet dhe një trashëgimi, por mbi të gjitha na dha një shembull jete, si të jesh i fortë, i guximshëm, durrsak dhe legjendar.

Thoma Berberi arkitekti i batiskafit shqiptar, gjigandi i ujërave, frymëzuesi i KANUD-it dhe zemra e gjallë e Durrësit, do të mbetet përjetësisht me ne, në det, në histori dhe në shpirtin tonë.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page