top of page

Albert HABAZAJ: XHEMIL DUKA DHE MANDOLINA E LIRISË

  • Apr 4
  • 1 min read

 

 

 

Rrëzë maleve të larta të Lumit të Vlorës

Pushka dhe pena binjake kanë qenë,

Dhe bijtë e Vranishtit si zogjtë e shqiponjës

Emër me firmë në histori kanë lënë.

 

Nga Gurra e Vranishtit e kthjellët, e kulluar

Janë lartuar bredha të blertë, të bukur,

Një nga ata edhe Mësuesi i Merituar

Me "syrin në belxhik" që s' luftoi për t'u dukur.

 

Nga rrënja - fisnik në udhëtimin për dritë

Shndriti për brezat Xhemil Veli Adem Duka,

Ajo derë e bardhë Plakun e Flamurit ka pritur

Në atë derë bujare kombëtare qe buka.

 

Dy abetaret e shenjta të Ismail Qemalit

Miku i Halim Xhelos dhe Jani Mingës

Ua mësoi Pishtari fëmijëve të fshatit

Me zë e shpirt dhe tingujt e mandolinës.

 

Ato abetare të Naum Veqilharxhit

Sa zjarre ndezën në Labëri e Vlorë,

Mësuesi në çetën e Sali Kapedanit

Luftoi si trimat me armë në dorë.

 

Ai që prind i dytë u bë për vogëlushët,

Ai që si vëlla i mësonte banorët e Lumit,

Ai që si kreshnik në zemra ndezi prushe,

Që me dritën e tij ia preu fuqinë plumbit.

 

Para tij Merçan Qejvani e Daut Seferi,

Dy llambadarë heroikë të arsimit,

Xhemil Duka me shtatë ngjyrat e ylberit

U shfaq në qiellin me vetëtima të Vranishtit.

 

Dhe stafeta e tij kalon nga bredhi në bredh

Dhe Vranishti me supe në mal të krenarisë,

"Do filloj duke menduar" vargje derdh

Me tingujt ëmbël të mandolinës së lirisë.

 

Tiranë, 04.04.2026

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page