top of page

ÇFARË KUPTIMI KA SHPREHJA “QUO VADIS?”


Nga Kadrush Radogoshi

Shprehja “Quo vadis?” është fjali pyetëse latine dhe do të thotë: "Ku po shkon?". Përdorimi modern i saj i referohet traditës së krishterë, e cila ka të bëjë me Shën Pjetrin. Sipas Akteve Apokrifike të Pjetrit, ai ikën prej Romës nga kryqëzimi i mundshëm dhe përgjatë rrugës jashtë qytetit ai takon Jezusin e ringjallur. Pjetri e pyet Jezusin "Quo vadis?", që do të thotë “Ku po shkon”?, ndërsa ai përgjigjet: "Romam vado iterum crucifigi", që do të thotë: “Jam duke shkuar në Romë për t’u kryqëzuar”. Pas kësaj Shën Pjetri fiton guximin të kthehet në qytet dhe ta vazhdojë shërbesën e tij për t'u martirizuar përfundimisht, duke u kryqëzuar me kokë poshtë. Kjo fjali pyetëse u përdor disa herë edhe në përkthimin e parë të Biblës të quajtur “Vulgata” nga iliri Jeronim Euzebi i njohur si Shën Jeronimi. Veçanërisht përdoret në Ungjillin e Gjonit 13:36. Qëllimi i këtij shpjegimi është që të ndihmoj ata individë, që nuk duan ta përdorin gabim këtë shprehje latine, qoftë në të folur, qoftë në të shkruar.

94 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page