top of page

Çfarë do të ndodhte, nëse...?



Astrit Lulushi


Njeriu është larg nga të qenit mbizotërues i Tokës. Nuk është as afër. E vetmja arsye që e bën të duket është, se ai mashtron. Dhe pa e ditur mashtron veten pasi kafshët e tjera s’kuptojnë. Teknologjia është e vetmja gjë që e vendos njeriun në krye të të gjitha specieve. Merrni një njeri në natyrë pa armë ose mjete dhe numri i kafshëve që mund t’a vrasë pa shumë përpjekje është marramendës. Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për specie grabitqare. Nëse do të vinte rasti për një luftë, për shembull, edhe dreri, kafshë shumë e qetë, do ta çante njeriun në rast tërbimi.

Por injoroini këto dhe bëni pyetjen; a keni pasur ndonjëherë problem me qenin që përpiqet të vjedhë makinën tuaj? Apo me macen që të bllokojë lidhjen e internetit me të gjitha ato email e mesazhe që shkarkon? Ose ndoshta ketrat në pemën prapa shtëpisë që t’i fiksojnë telat e rrymës shumë lart dhe fatura elektrike të paguhet me arra?….asnjë prej këtyre nuk ndodh, sigurisht. Pyetja nuk është "a do ta përdornin kafshët teknologjinë tonë nëse ne do të zhdukeshim?”; ajo që duhet të pyesim është “pse do të shqetësoheshin kafshët për këtë?”

Nga të gjitha gjërat që dihen dhe mund të shpjegohen në fushën e biologjisë, "mendja" njerëzore dhe aftësia për të menduar është në thelb një mister i plotë. Evolucioni mund të shpjegojë se si kemi arritur këtu ku jemi, por ka boshllëqe të mëdha gjatë rrugës. Për shembull; duke ditur ndonjë gjë në lidhje me evolucionin dhe rolin e tij në avancimin e një specie, ju mund të konkludoni se inteligjenca dhe aftësitë tona të përparuara aktuale janë të dobishme për ne si specie. Por a është kjo e vërtetë? Primatët nga të cilët kemi evoluar ishin të ngjashëm me ata që ende jetonin dhe kishin rutina të ngjashme jetësore. Në një kuptim të përgjithshëm është afërsisht e njëjtë për të gjitha kafshët, përfshirë njerëzit. Por "inteligjenca" jonë në fakt e ka bërë të gjithë procesin më të vështirë se sa ishte fillimisht. Tani duhet të shkojmë në shkollë, të mësojmë një mori gjërash që janë krejtësisht të parëndësishme për ushqimin e mbijetesën.... për vite e vite mësojmë. Pastaj rritemi dhe mësojmë ca më shumë, ose gjejmë një punë; kemi nevojë për atë punë për të marrë para për të blerë strehim dhe ushqim dhe çfarëdo marrëzie që kemi dëshirë të blejmë. Evolucioni na solli përtej pikës e cila thjesht ndihmon në avancimin e specieve dhe tani jemi në një stad ku inteligjenca është ndoshta një nga tiparet më të dëmshme që kemi. Akoma më keq është se ndërsa inteligjenca është rritur, aftësitë tona fizike janë ulur ndjeshëm. Kjo ulje nuk është me të vërtetë një gjë e madhe sepse ne e kompensojmë. Veshje dhe shtëpi në vend të leshit në trup e gjumit në pemë; mjetet dhe armët në vend të instikteve dhe shqisave të forta. Ky zhvillim mori kohë, por në thelb gjithçka që kemi "ndërtuar" nuk do t'i shërbente ndonjë qëllimi as do të ndihmonte në përparimin e ndonjë specie tjetër. Skenari më i keq është nëse një nga speciet e ka kuptuar se si t’i përdori armët tona, dhe pastaj është vetëm çështje kohe para se të bëjë atë që kemi bërë ne; të vendoset në krye, dhe të eci duke vrarë në çdo mundësi në dispozicion, duke shkaktuar zhdukjen e një specie tjetër, ose veten, pa ndonjë arsye.

14 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page