top of page

Vldimir Muça: PËRBALLJET MORALO SHOQËRORE TË NJË ROMANI

  • 6 days ago
  • 8 min read

PËRBALLJET MORALO SHOQËRORE TË NJË ROMANI


Disa vëzhgime kritike mbi romanin "Marsi i marrë" të shkrimtarit Bashkim Hoxha


   

 Ishte kënaqësi të lexoja romanin e Bashkim Hoxhës "Marsi i marrë". Një roman i konceptuar në volum të vogël, ku sentenca: "të shkruajsh shkurt është art" gjen vënd në këtë produkt letrarë.

      Romani është i përpijshëm nga çdo kategori lexuesish, me shuminë e vlerave artistike, mesazhëve dhe ideve, të cilat përkojnë me kohën, ku misioni që ka arti shkrimor në shoqërin njerëzore, vjen i realizuar në mënyrë përfekte.

       Qëllimi i këtyre vëzhgimëve nuk është të paraqesë, siç ndodh rëndom në shum kritika rrjedhën e ngjarjeve, rrugëtimin e personazhëve, apo diskursin narrativ, por të përcjellë tek lexuesi të rejat që ai sjell në një drejtim të ri letrarë, risitë estetike, mesazhet, nëntekstin që përmban prozadoria romaneske. Zhvillimin e ngjarjeve, fenomenëve që përshkojn romanin, diskursin mes personazhëve ja lë si suprizë kënaqësie kexuesit.

     Me këto vëzhgime, qëllimi im është të yshtë lexuesin në leximin e romanit "Marsi i marrë", një roman sa ekzistencial në përballjet e të kundërtave, aq dhe modern në formatin e tijë stilistik.

      Një ronan i këndëshëm, jo lodhësh, plot të pa pritura, me plot përballje morale e shoqërore të prototipëve të ndryshëm, të cilët kanë një përbashkësi: kontaminimin ekzistencial në një shoqëri të kontaminuar. Ndaj aktualiteti i këtij romani, në përmbajtjen e tijë, qëndron në kontaminitetin shoqërorë, të cilin ai e sjell dhe në këtë supstancë kohore, të një demokracie të cvetënuar nga oligarkia e personave veshur me pushtet, të cilët në mendësinë e tyre vinë me subkoshiencën e trashëguar të një totalitarizmi ekstrem. Në këtë përballje, frika dhe personaliteti i sëmurë, vjen si handikap i një drejtimi shoqërorë, me format të ri, por me përmbajtje të vjetër.

      Romani fillon me ngjarje e fenomene njerëzore të pa rëndësishme, por që, në thelb përmbajnë një protonizëm letrarë shum antraks. Këtu qëndron dhe madhështia e të thjeshtës narrative, të cilën autori e "kultivon" me aq shum kujdes, në mënyrë të përzgjedhur, ku në rekursin e Lisienit për të grumbulluar të rrezikëshmit "Hedhja e gurit ishtë fjalori i tijë shpërthyes i hakmarrjes." Këtë armë kishte Dani.

    Nëpërmjet 6 personazhëve, atipikë, të shoqërisë shqiptare: Dani, Gjorg Prela, Harabella, Branko, Armand Stela, Gerard Lito, autori bën psiko-analizën e shoqërisë duke përcaktuar anamnezën e sëmundjes të kësaj shoqërie, por njëkohësisht, në nëntekst, përmes narrativës dialoguse, me këto personazhe jep dhe psikoterapinë, se si mund të kurohet kjo shoqëri, e cila vuan kontaminimin nga e kaluara. Uni ekzistencial i tyre vjen si simbol i lirisë individuale, vjen si një revoltë proteste ndaj masovizmit shoqërorë, kultit të individit, ku të gjithë punojnë e jetojnë për askushin.

      Por me këtë çmenduri të shtetarëve, të marëdhënieve subkoshiece nga e kaluara, autori me finesë mban hapur një shteg të përceptimëve pozitiviste në këto përballje.

Ka dhe përfaqësues të tillë të shtetit si Mentori i cili "Në formimin e tijë, njerëzit përballë ishin njësoj, të barabartë, i rëndësishëm secili në jetën e vet." Ky është dhe çelësi i nëntekstit kontravers i narrativës, që autori mban hapur një dritare shprese për një jetë më të mirëkuptuar, mes shtetasve dhe shtetarëve në jetën shoqërore.

       Në këto kontekste vjen dhe koncepti që ka romancieri Bashkim Hoxha mbi "drejtimin e ri letrarë." Letërsia si komunikim i realitetit, letërsia si fuqi e jo një iluzion, të cilën Bashkimi e sintetizoi në një intervistë në RadioTelevizionin e Kosovës. Një konceptim i tillë i letërsisë përkon me ate çka thotë dhe Marsel Prust: " Jeta e vërtetë, jeta më së paku e bërë më e qartë, tek e cila hidhet dritë, e vetmja jetë,ajo që jetohet plotësisht, kjo është letërsia." ( Cituar nga Mario Vargas Llosa "Leximi i letërsisë së mirë" )

      Ndaj dhe interpretimi i ngjarjeve dhe fenomenëve në kohë të ndryshme, që në krijimet e para, ka qenë çelësi për të hapur

dyert e një realiteti të mjegullt nga Mjeshtri Bashkim Hoxha. Në konceptin e tijë letrarë, kjo është dhe zabafilla për tu bërë shkrimtarë i afirmuar.

      Raportet ndërmjet shtetarit dhe shtetasit, përmes një sinkroni personal të personazhëve, e sjell pushtetin gjoja mirëkuptues, larg antagonizmit të egër mbiklasorë, duke i përkëdhelur, jo si armiq kundërshtarë. Kjo është një anë e medaljes demokratike, bashkëjetesës. Kërcënimi, frika, nuk adresohet si dukuri e individit, por vjen në nëntekst si parimi bazë i nënshtrimit.

        Nga ky konceptim psiko-analitik, në nëntekstin e dialogëve mes personazhëve, ai që tutet nga frika dhe refkekton marri, janë shtetarët dhe jo shtetasit. Në alarm jetojnë Mentori, Lisieni, ushtarët roje, e jo të rrëmbyerit.

        Nga kjo narrativë, e ndërthurur bukur, "Marsi i marrë" vjen si produkt i një realiteti, i cili dhe në kohë të ndryshme përcjell ndjesi ankthi, duke sjellë një gjëndje shpirtërore absurde të një shoqërie, degjenerimi i botës shpirtërore shtetasve (frika) reflektohet në gjëndjen psiqike të masave poshtë. Një diskurs vertikal i një shoqërie të traumatizuar. Ky konceptim vjen i trashëguar si i pa kohë, në sisteme të ndryshme qeverisëse.

     Jo më kot në metaforën e tij brilante Ali Asllani, vite e vite më parë stigmatizonte me lirikat e tijë shoqërore:

                                                               "Mars o Mars me huqe shumë

                                                                 një rrënall e një nopran

                                                                 aty vaj e aty shkumë

                                                                 aty qesh e aty qan."

                                                                                                 (Ali Asllani "Katër stinë katër copa")

      Por, por stigmatizon autori përnes personazhit Gerond se edhe në këto qënie njerëzore të traumatizuara do të zgjohet  një thirrje si e Gerondit: "Po ju, mor të çmendur! Ç'më rrini si tutkunë?! Po ju rrëmbejnë sy në sy lirinë dhe heshtni si qyqarë?! Ngrihuni, more, se po na marrin lirinë!" Dhe kjo liri nuk është vetëm liri e mendimit dhe të veprimit, por dhe qenësi si materie njerëzore, e cila brutalisht izolohet prapa malit, ku morali social nuk vjen në harmoni me regjimin truporë.

      Personazhet, në këto kontekste, ndonëse larg çdo harmonie sociale, se gjëndja e tyre trupore është ndrydhur në një burgostan, privuar nga liritë shoqërore. Ai që i kundërvihet një handikapi të tillë shoqërorë është personazhi Branko, i cili në pafajsinë e tijë i kundëvihet një regjimi të tillë, duke reflektuar besim e shpresë, se e ardhmja do jetë në favor të shtetasve dhe jo të shtetarëve.

       Jeta është bërë e marrë, e gënjeshtërt si horoskopi ku dhe "Zoti qesh me të madhe, atje lart në qiell, kur sheh që ti bën planet e tua" dialogon Viola me Mentorin.

       Përkundër kësaj narrative, në këtë produkt letrarë, rrëfimi me trajtat e tija të mirëpërcaktuara, karakterizohet nga përdorimi i tre vetorëve, duke u personalizuar në trajtën foljore, nga përdorimi i individualitetit të subkoshiencës të personazhëve prototip.

       Bashkim Hoxha me mjeshtëri, me parabola dhe rikthime kohore, krijon një opozicion mes objektivitetit rrëfimorë dhe subjektivitetit në dialogimin dramatik, monologe, dhe në kontraste rrëfimtare.

        Në mënyrë përfekte, autori ka letrarizuar në këtë roman, me finesë e zgjuarsi artistike ate çka thotë Zherar Zhenet: "...këto esenca, të përkufizuara si të pastërta, të rrëfimit dhe të folurit, nuk çfaqen gati asnjëherë në një tekst; pothuajse pastër ekziston proporcioni i të rrëfyerit me të folur, njësoj si dhe doza e pashmangëshme e të folurit në rrëfim." ( Çështje të romanit, Rilindja, Prishtinë 1980 faqe169)

      Prirja e autorit për ta sjellë rrëfimin sa më konçiz, në shkallën më të lartë, e ka shtyrë autorin që në këtë konçizitet romanesk, triorimi artistik i fjalisë, të arrijë në përjashtimin e interpretit motivativ të psikologjisë. Janë veprimet mekanike të personazhëve që e anashkalojnë këtë motivim pothuaj në të gjitha dramacitetet përballuese të përsonazhëve, ku nënteksti është pronominanca e qëllimit, mesazhëve,  për të cilin është shkruar "Marsi i marrë".

        Një estetikë e tillë, çfar kam vënë re dhe nga kritika, dhe çfar kam lexuar, e ka stimuluar autorin që të mbështetet fort në madhështinë e të thjeshtës, tek ato detaje të vogla, nëpërmjet të cilëve sjell dhe risinë e një dialogu ekspresiv, dukuri kjo dhe e një dramaturgu. Bashkimi dramatikën në dialogje e ka transplantuar bukur, me finesë artistike në gjininë e romanit si një risi e personalitetit të tijë krijues.

      Me qëllim thelbësorë, në këtë roman, ndeshemi me një veçori të artit rrëfimorë. Autori ka ndjek të kundërtën e asaj që ndodh rëndom në prozën romaneske, ku aktin e rrëfimit e ndërmerr rëndom një personazh kryesorë ose personazhi autorë, e përsonazhet e tjerë mbeten garnitura letrare. Bashkimi me shumë kujdes e ka shpërfill këtë traditë, duke u dhënë "racionin" që u takon rrëfimtarëve, të cilët duke dialoguar e rrëfyer drejtë për drejtë, bëhen rrëfyes të ngjarjeve e fenomenëve që kanë ndodhur, apo do të ndodhin, duke luajtur rolin e elektronit drejt qendrës, rreth të cilës është përspektiva e rrëfimit.

       Gjithçka ndodh përmes tre vetorëve: Unë - personazhi autor, Ti - Dy përfaqësuesit e policisë, Ata - të dyshuarit me aksese të dyshimta. Pikërisht në këto koncepte frymon dhe triniteti ekzistencial i romanit. Dakordësohem me studiuesen Lumnie Thaçi Halili, e cila në prezantimin e romanit në Prishtinë, në fjalën e sajë definon: "Marsi i marrë" hyn në tipologjinë e romanit ekzistencial, me drejtim postmodern,  pasi boshti i tijë nuk i përket zhvillimit linear të ngjarjes, por përballjes të personazhit me mënyrën e të qenit (të ekzistuarit) ndryshe, apo i dallueshëm nga të tjerët"

      Në këto koncepte estetike autori ka hedhur hapa cilësorë në flakjen e provincializmit,  duke sjellë dukuri të reja moderne, në stil dhe estetikë, natyralizuar në biodiversitetin shqiptar si në romanet "Gruaja e shiut", "Shtëpia e verdhë", "Marsi i marrë"

      Sigurisht, që si një suport artistik në këtë drejtim, ka vlerësimi që autori i bën natyrës si komponent artistik. Të vjelësh artistiken e natyrës, jo vetëm ke bërë art, por e ke natyralizuar krijimin, ku natyra vjen si një vlerë e shtuar. Artikulimet natyrore  janë një dukuri e personalitetit krijues të Bashkim Hoxhës, ku natyra me imputet e saja artistike, bëhet pjesë e pa ndarë e shoqërisë njerëzore ku:

                                                           "Vesa ishtë brenga natyrës

                                                             Loti është brenga njeriut"

E në fund të këtij pasazhi poetik një retiçencë shumë domethënëse në vazhdimësinë pa mbarim të kësaj marëdhënie.

      Në këtë roman, i pakët në volum, por i mbarsur me përmbajtje të lakmueshme, unë gjej të letrarizuar një artikulim stilistik të Mihail Bahtninit mbi romanin modern i cili perifrazon: "1- tredimensionaliteti stilistik të romanit e cila realizohet me shumëgjuhësinë e njohjes e cila ralizohet me te, 2- ndërrimi rrënjësorë i kordinatave kohore të tabllove artistike në roman, 3 - Zonën e re të krijimit të figurave letrare në roman" (Çështje të romanit, botimi Rilindja Prishtinë 1980 faqa 28)

          Në këto koncepte të reja,  moderne do të thoja, autori ka realizuar një strukturim të ngjarjeve në kohë të ndryshme, me një volarizim kohore me vetë personazhin autorë, dhe personazhet e tjerë, sipas përvojës të jetuar dhe trillit personal. Kjo tregon një kthesë radikale, me përceptime të reja në drejtimin e ri letrarë, drejt një romani modern, ku nënteksti, metafora, simboli janë ato vlera artistike të cilat e mbajnë ngrehinën e romanit në përmasa të tilla, të vogël në volum, ku përmes pak fjalive thuhet gjithçka që ka trioruar në mëndjen e tijë autori.

          Në misionin që ka arti shkrimorë, romani e justifikon ekzistencën plotësisht si produkt i mirëfilltë letrarë. Ai në narrativën e tijë paraqet një diskurs shoqërorë të një jete plot dramacitete e agrovime sociale. Kjo duket qartë nga mesazhet, idetë,  qëllimi që përcjell tek lexuesi. Bashkim Hoxha me këtë roman ka bërë një krijim letrarë serioz, i vetëdijshëm për një hap më cilësorë të prozës romaneske, duke realizuar një lloj zbulimi të lirive persanale dhe shoqërore. Lexuesi i mirëfilltë, në këto nëntekste, ndjen nën dritësirën e një arti të vërtetë, sa jetësorë aq dhe fantazist, se fusha e artit është vetëvetja, gjithë ndjesitë e shumëllojta njerëzore, dhe në handikapet e sajë psiqik, janë vrojtimet përmes një kaleidoskopi psiko-analitik.

        Ky trajtim i prozës e ka gjenerimin tek marëdhëniet e brishta shoqërore, antraksi shoqërorë i shumfishtë që agravon këtë shoqëri. Në konceptin social,  i gjëndjes të sotme shoqërore, absurde ku të gjithë masat punojnë për askushin, ku Gerondi në katarsësin e tijë shoqërorë shprehet:  "Unë nuk jam i varfër. Unë jam i vjedhur! "

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page