Agim Bajrami: Elegji për ikjen e poetes
- 16 minutes ago
- 1 min read

(Vilhelme Vranarit )
Ajo tashmë., po shkon të çlodhet
Ta prek përjetë dheun e saj
E lodhën plagët e kësaj bote
Ky ajër i rëndë ,me nota vaj
Një mal me libra i'a prijnë udhën
Zëra lavdie dhe heronjsh
Ajo kish lindur prej një ëndrre
Të mbillte dritë në kohëra bosh
Prej vargjesh ngriti një shtëpizë
Me mure ere dhe poezi
Liria e saj kish trajtë zemre
Sfidonte mure dhe qeli
Më.kot tentuan ta pengonin
T'ia shndrronin fjalën ,në koketë
Se as në mëndje ,nuk i'u shkonte
Se fjalë e saj kish mëmë rrufetë
Mbeti Vilhelme , gjer në fund
Krijesë me zë dhe shpirt profeti
Sa herë qe koha sillte zulmë
Dhe dallgë e shkumë ngrinte deti
Renkojnë librat nëpër rafte
Një metaforë ,shkrihet në lot
Kur vdes një grua grua ,qajnë dhe malet
Kur vdes poetja ,qan një botë
Ne se besojme që ti po ikën
Nuk e pranojmë që ti po shkon
Të takosh gjyshërit në Kaninë
Të rrish pranë rrënjëve, përgjithmonë








Comments