top of page

Çaush Kullafi: Enver Shkurti, inxhinieri duarartë i pyjeve




 

Librazhdi, ky qytet i vogël po me bukuri të rralla natyrore dhe vepra të rëndësishme historike, ndodhet  në pjesën lindore të Shqipërisë, që shtrihet në bregun e djathtë të lumit Shkumbin. Në anë të këtij qyteti dhe paralel me lumin Shkumbin kalon rruga kombëtare  Elbasan - Korçë. Krahinat e Librazhdit, me veprat e tyre në shekuj, tregojnë histori të veçanta. Njëra nga këto vepra është rruga e njohur antike “Via Egnatia”, e cila kalon në Librazhd. Kjo rrugë lidh lindjen me perëndimin, Romën me Kostadinopojën.

Pasuri e rrallë në zonën e Librazhdit është “Parku Kombëtar i Shebenikut", një pasuri e rrallë natyrore me biodiversitet të larmishëm.

Librazhdi ka burime njerëzore të shumta dhe personalitete në fusha të ndryshme.

Një ndër këto figura është dhe djali nga Balcat e Dorzit, inxhinieri Enver Shkurti. Bisedon me Enverin dhe vë re tek ai emocionet e herë pas hershme që e pushtojnë kur flet për jetën  e tij.

Tregimi  për jetën e prindërve e bën të flasë me shumë përkushtim. Ramadani, babai i Enverit, ka punuar si teknik ndërtimi në Ndërmarrjen e Ndërtimit në Librazhd për shumë vite. Si specialist ndërtimi, ai ka patur suksese në realizimin e punëve që i ngarkoheshin. Kam patur rastin  ta takoja Ramadanin, pasi me djalin e tij, Maliqin, ishim shokë klase.

Nëna e Enverit, Behija, një  grua fisnike dhe e dashur,  është marrë me punë bujqësie në fshat. Ramadani dhe Behija jetonin në Balca të Dorzit. Bujqësia dhe blektoria ishin të ardhurat bazë për të mbajtur familjen. Ato lindën dhe rritën gjashtë fëmijë. Të gjithë fëmijët tashmë kanë krijuar familjet e tyre dhe jetojnë mirë.

Maliqi, djali i madh, shok shkolle me  mua, sot shërben si oficer policie në radhët e Policisë së Shtetit. Vajza, Zenepja, fëmija i dytë, banon në fshat, duke ruajtur traditat e prindërve të saj. Nafija dhe Liljana jetojnë e punojnë me përkushtim për familjet e tyre. Miranda, fëmija i fundit, jeton me familjen e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fëmija i katër Enveri, protagonist i shkrimit tim, që në vogëli i pëlqente puna me dru dhe mjedisi i gjelbëruar. Ai shpesh ndiqte babain e tij kur realizonte ndonjë punë me dru.

Enveri vazhdoi studimet e arsimit 8 - vjeçar dhe atë të mesëm në shkollën  "Shefqet Dosku" në Dorëz. Studimet në shkollën e mesme Enveri i mbaroi me rezultate të shkëlqyera dhe, si rezultat, fitoi të drejtën e studimit në Fakultetin e Shkencave Pyjore, Universiteti Bujqësor Tiranë.



Në këtë Universitet Enveri mer titullin “Inxhinier i përgjithshëm pyjesh” dhe specialist për mbrojtjen e mjedisit, programin GTZ.

Studimet e larta Enveri i mbaroi me rezultate shumë të mira, ku, si rezultate i këtyre arritjeve, ai ka kryer një sërë detyrash e funksionesh shtetërore.

Në vitin 1997 Enveri emerohet inxhinier pyjesh në Drejtorinë e Shërbimeve Pyjore Librazhd. (1997 - 2001), ku ai kryen detyrën si specialist në hartimin e planeve të menaxhimit të pyjeve dhe kullotave, me pas përgjegjës në agjensinë rajonale të mjedisit Librazhd.

Enver Shkurti, krahas pasionit  dhe përkushtimit në fushën profesionale, angazhohet dhe merr përsipër dhe funksione drejtuese në pushtetin lokal.

Në vitin 2001 ai zgjidhet anëtar i Këshillit të  Komunës Qendër Librazhd. Populli i kësaj zone, me shumicë votash, e zgjedh Enverin kryetar të kësaj Komune.

Enveri ka kryer dhe një së funksionesh të tjera drejtuese si: N/kryetar i Bashkisë Librazhd, N/ drejtor i agjensisë së kadastrës,N/ prefekt i Qarkut Librazhd dhe Kryeinspektor i inspektoriatit shtetëror Qarkut Elbasan.

Enveri krijoj familjen e tij të mrekullueshme me bashkëshorten  Romeldën, e cila është e shkolluar në shkencat ekonomike. Ajo  punon në Njësinë Administrative Qendër. 

Enveri dhe Romelda lindën dhe rritën katër fëmijë. Fëmija i parë Romina mbaroj studimet e larta, profili farmaci. Ermela, fëmija i dytë, vazhdon studimet në shkollën e Magjistraturës Tiranë. Ermela është nga studentet ekselente dhe një shpresë e madhe për të qenë një vajzë e zonja për t’i shërbyer vendit në fushën e drejtësisë. Arbëri vazhdon studimet në gjimnazin e Librazhdit. Fëmija i fundit, Geraldi, vazhdon studimet në shkollën Profesionale Tiranë, dega elektrike.

Enveri dhe Romelda jetojnë të lumtur me fëmijët e tyre në Balca të Dorzit.

Në oborrin e shtëpisë së tij ing. Shkurti ka realizuar disa punime  druri, si dhe një bujtinë të vogël, për t’i shërbyer familjes dhe miqve.

Ndjen krenari kur takon djem të tillë nga Librazhdi, që kanë arritje kaq të suksesshme në fusha të ndryshme. Inxhinieri duarartë Enver Shkurti: “Ç'i sheh syri, ia bën dora”.

164 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page