top of page

Ç’KANË THËNË



ARQILE V GJATA

Ç’KANË THËNË STUDIUES, KRITIK ,PROFESOR,PEDAGOG,.TË FUSHËS SË LETËRSISË E GJUHËSISË, PER VLERAT E STUDIMEVE TE MIJA ....


Gjovalin Shkurtaj<shkurtajgj@icloud.com>



I nderuar Zoti Arqile Gjata,

Nëpërmjet prof.Albert Habazajt sot mora librin tuaj më të ri “Trokas me ligjërime” (permbledhje artikujsh), Milosao,2018, që më erdhi i dhuruar e me përkushtim nga Ju,prandaj ju falenderoj dhe ju përgëzoj për këtë ndihmese të re, si dhe për botimet tuaja të mëparshme.

Mbas vlerësimeve të recensuesve dhe sidomos, mbas parashtresës hyrese në parathënien e shkruar nga prof.dr.Bardhosh Gace, lexuesit i zgjohet kureshtja dhe i hyn menjëherë leximit të librit.Ashtu bëra edhe unë.

Më tërhoqën në mënyrë te veçantë pjesët që u ke kushtuar gjuhës së arvaniteve (f.49-79), “Vlera artistike e frazeologjisë në poezinë Çame” (f.98-107), “Gjuha, konteksti shoqëror dhe ndikimi i pashmangshem i fesë tek vepra e Rexhep Vokes” (f.146-156) etj.

Për të folmet e arvanitasve kam shkruar edhe unë, se pari, në librin J.Gjinari-Gj.Shkurtaj “Dialektologjia” (Tiranë,1997, f.331-347 dhe në ribotimet e tij), pastaj edhe në librin tim”Dialektet e shqipes”, Tirane,2012 (dhe ribotim 2016), f.182-189).

Trashegimia gojore dhe etnofolklorike e arvaniteve,eshte nje fushe me shume interes dhe me rendesi per njohjen e struktures dialektore te shqipes,si dhe per historine e shqiptareve e të shtegtimeve arberore në Greqi e më gjërë.

Kam pasur gjithmonë dëshirë të meresha nga afër me hulumtimin konkret te atyre te folmeve, por…sa qeme te rinj,nuk kishim asnje mundesi e as leje per nje pune te tille, kurse tashti, vitet e shumta qe kam mbi supe, nuk me lejojne me te ndermarr ekspedita ne terren. Qofshin dorembare ata qe i kane tashti mundesite per kontakte e hulumtime konkrete ne mjediset arberore (arbvanite).Pra, edhe nje here,Ju pergezoj dhe ju uroj edhe libra te tjerë dhe faleminderit që ma dërguar këtë dhuratë.


Me nderime,

Gjovalin Shkurtaj



Prof.Dok VALTER MEMISHA

Mirëmbrëma, i nderuar.

Më vjen sinqerisht shumë mirë që MEMISHAprof. Gjovalini i ka parë materialet dhe ka bërë vlerësimin që e meritoni. Kurse me Vilmen kam folur për librin dhe më ka

thënë do ta sjellë. Nuk është faji im, apo jo?

Unë e vlerësova punën tuaj a priori (pa e parë fare materialin) në Prishtinë, më 9 tetor, duke ju përfshirë në grupin e njerëzve që regjistrojnë e mbledhin pasurinë gjuhësore të ngulimeve shqiptarë në Ballkan, përkatësisht Greqi. Ju uroj veçse shendet e mbaresi.


PROFESOR TANUSH SHASKA

Uroj të jeni mirë. Urime për këtë punë të shkëlqyer që bëni. Në shkencën e sotme këto 10 vitet e fundit është krijuar një fushë e re që quhet "computational linguistics" ose në Shqip " Linguistika kompjutacionale". Ideja është që përdoren metodat e sotme të inteligjencës artificiale për të krahasuar gjuhet me njera tjetrën.

Për këtë së pari duhet krijuar "Corpora" e Gjuhës Shqipe, ose ndryshe fjalori elektronik i cili do të mblidhte çdo gje nga gjithe trevat shqiptare. Nuk kerkon ndonje shpenzim të madh. Unë kontaktova njëherë me ish-ministern e kulturës Mirela Kumbaro, kam kontaktuar edhe Kryeministrin, edhe Akademinë e Shkencave.

Fatkeqësishtë njerëzit ose nuk e kuptojnë se sa rëndësi ka kjo ose nuk çajnë kokën. Ndoshta është edhe e meta ime që nuk e shpjegoj si duhet këtë ide, por është jetike për ekzistencën e Shqipes. Gjuha jonë sot rrezikohet seriozisht dhe pas 50-100 vjetësh nuk do të ekzistojë më në se ne nuk bëjmë disa gjëra që ta mbrojmë. Ju uroj sa më shumë suksese në këtë punë fisnike që bëni.

I juaji,Tanush Shaska

FATMIR MINGULI

MESAZHERI I VLERAVE!

Përshëndetje Arqile.!Lexova punën e jashtë zakonëshme që keni bërë për studimin gjithë pasion e përkushtim të rrënjëve të gjuhës sonë amëtare, të kuptimit të toponimeve në trojet ilire, të mbështetur në një argumentim shkencor, llogjik dhe gjuhësor.

Vlerësoj shumë studimet në fushën e krijimtarisë poetike të shumë poetëve të shquar mjeshtëria e të cilve duket në brumin e shqipes ,që e lartësojnë poezinë, e bëjnë më të këndëshme,jo vetëm përmes fjalës, por edhe përmes tingullit,melodisë,ngjyrës..

Ju me këtë rast keni dhënë një kontribut të çmuar për ne në këtë kohë boshllëku ku këto studime është i dukshëm,por edhe një rrugë të hapur për brezat e ardhëshëm..

Urime për punë dhe sakrificën në shërbim të kombit .!

Shumë mirë Arqile, rreth 90 % të referuesve i njoh nga afër dhe me behet qejfi per sa ata shkruatur për veprën tënde. do të gjej kohë të përshtatshme e t'i shoh me vëmendje1 do jemi në kontakt!

Mirëmbrëma Arqile! i hodha një sy librit "Trokas me ligjerime" si dhe botimeve tuaja. të them të drejtën nuk kam pasur informacion për krijimtarinë tuaj. Te libri ' Troks me Ligjërime..." më bën pershtypja e metodës analitike të përfshirjes së shumë problemeve brënda një temë. Jam impresionaur nga studimi për gjuhen arvanitase.

Më duhet pak kohë që të reagoj edhe për temat e tjera si psh: "Frazeologjia në poezinë Çame" Poetet emigrantë në Greqi' dhe patjeter studimi per Musine Kokalarin. Ju falenderoj qe me dhate këtë kënaqëisi tejet intelektuale.

Përsa i përket temës mbi gjuhën e arvanitësve kam objeksionet e mia, meqë jam marrë shumë në një libër që kam botuar me titullin 'Daniel Arnaut- simptoma te poezise se shkruar shqipe ne shek. XII-XIII"

Mua më ka pëlqyer konstatimi shkencor i Bardhosh Gacçs, tepër konkret Ndjesë, miku im, përmbledhjet kishin ardhur që në tetor, por kompjuteri i kishte futur tek junk. Këto ditë pata mundësi t’i shoh.

Çmoj sidomos guximin për të kontribuar edhe ne kritiken letrare, madje edhe ne gjuhesi. Suksese e qofsh mire


Jam vërtet i mrekulluar nga mjaft studime të mikut tim të nderuar Arqile Vasil Gjata! Këto studime përbëjnë realisht një pasuri të mirfilltë shkencore e cila duhet të bëhet objekt për t’u përvehtësuar prej jo vetëm studentëve të degëve përkatëse por edhe institucioneve akademike dhe vet Akademisē së Shkencave! Urime dhe suksese në punën tuaj i nderuar Arqile Gjata!



BASHKIM PECI

Z. Arqile,

Ju faleminderit për materialet qe me percollet.

U hodha një sy, në mënyrë vertikale. Do të gjej kohë për ti lexuar, pse jo edhe për ti përjetuar më në thellësi.

Nga sa mund të shprehem paraprakisht, mund të them se keni mbledhur si bleta polenin e vargjeve çame. Përmes rreshtave përjeton hallet, dertet, vajet, melankolitë, dashuritë dhe shumëçka të kultivuar në truallin e krahinës martire Çame.

Punimin tuaj do të doja ta krahasoja për nga risitë qe sjell për të njohur kulturën, libri i Kadaresë: Autobiografi e popullit tim në vargje.

Ju uroj gjithëçka të mirë!

Me konsideratë, Bashkim Peçi


Mendime për librin “Trokas me Ligjërime” të poetit, shkrimtarit e studuesit Arqile Gjata Nga doc: Odise Çaçi, Vlorë, më 20.8.2018

Poeti, shkrimtari, publicisti, studiuesi dhe kritiku letrar vjen këtë rradhë me përmbledhje artikujsh “Trokas me ligjërime”, të botuar dhe të kopsitur shumë bukur nga shtëpia botuese “Milosao “ Sarandë”, 2018.Mendoj ,se libri është ndërtuar mjaft mirë, ku opnenca nga prof.dr.Ermelinda Kashah, reçensa e paraqitur nga Yllka Kënaçi dhe Mirela Taçi, një parathënie me mjaft brum e prof.dr.Bardhosh Gaçe, Mjeshtër i Madh, pasthënia e prof.dr.Shpresa Gjergji si dhe redaktimi nga prof.dr.Shpresa Fundo, korektor Murat Aliaj ja shumfishojnë vlerat kësaj vepre të re të Arqile Gjatës. Unë pata rastin ta takoj Arqilene tek miku im , poeti Thodhori Baba, ku e përgëzova për këtë vepër dinjitoze dhe me vlera të veçanta shkencore, artistike dhe kritike.Vepra e tij rrok disa tema që për për mendimin tim janë mjaft të nxehta dhe që duan kurajo, guxim dhe forcë artistike , që mikut tim Gjata nuk i ka munguar.Ai ka diskutuar në auditore me studentë, sudiues, historianë e akademikë ku ka parashtuar dhe mbrojtur me fanatizëm gjuhën shqipe, origjinën e saj pellazge.Referatet e tij në universitetin e Gjirokastrës, në universitetin e Tetovës, në revistat letrare brenda dhe jashtë Shqipërise ,si në Bukuresht, në Greqi etj i japin vlera të veçanta studimeve të tij si dhe mendimeve të hedhura për shumë probleme letrare sot, që një pjesë kalojnë në nihilizëm dhe disa te tjera ngrihen në qiell pa ndonje vlerë artistike.Reçensuesit kanë dhënë shumë gjëra pikante, po ashtu dhe dy prof.e nderuar Bardhosh Gaçe dhe Shpresa Gjergji, të cilët e vlerësojnë lart penën e prof.Arqile Gjatës.Të gjitha shkrimet e tij kanë në thelb atë që ka çdo shqiptar i ndershëm e patriot, pavarësisht se ku jeton. Prof.dr.Bardhosh Gaçe e perifrazon punën e këtij studiuesi me një shprehje shumë dinjitoze, ku thekson se Arqile Gjata “ na sjelll” një vizion të ri në studimet tona letrare”, f.19, ndërsa prof. Ermelinda Kashah bën këtë vlerësim”Letërsia e shkrimtarit ka një laborator të madh krijues, me të dhënat që afron, më bën të kuptoj se ka shumë mbretëri librash dhe pak princër letrarë, që do të thotë se minus me minus formojne plusin”. Ndërsa profesore Shpresa Gjergji bën këtë vlerësim për librin e prof.Arqile Gjatës.Ajo na sjell në kujtesë një shprehje të Akademikut të shquar shqiptar, prof.dr.Rexhep Qose se “gjuha është biografi e popujve, sepse në gjuhë dhe me gjuhën, më mirë se në çdo dokument material, ruhet historia e tyre intelektuale, sociale, morale”R.Qoshja, Panteon i rralluar, tiranë 1988 f.621. dhe vazhdon z.Gjergji se”Ligjërimi është një fjalë shumë e gjërë...dhe ndërsa shfetoj “Trokas me ligjërime”, ndjejë peshën e koloritit poetik që vrullshëm vjen e më motivon me një komunikim të hapur, pak befasues do të thosha për autorin, nga që e njoh për nga vargu dhe poezia që lëvron më shumë, por kjo “erë” ndryshe më pëlqen...një punë me shpirt, e detajuar, me një tematikë mjaft të pasur dhe me vlera historiko-gjuhësore...” Pra, vlerësimet nga koleg dhe njerëz të artit e shkencës i bëjnë një vlerësim maksimal punës së këtij studiuesi vlonjat. Unë do të ndalem tek dy kumtesat e tij “Gjuha arvanitase e folur arkaike, apo , “zhargon” dhe “Vlera Artistike e Frazeologjisë në Poezinë Çame”. Të dya këto referate janë të ngjashme pasi na sjellin gjuhën e vjetër shqipe si një gjuhë e lashtë si dhe të folmen çame në treven e Thesprotisë.Analiza e fakteve që sjell autori të çon në thellësine e shekujve për të parë origjinën tonë, bashkëjetesën me greket dhe vllazërimi që duhet të ekzistojë mes popujve, larg shovinizmave të ndonjë individi dhe qeverive të tyre.Gjuha arvanitase ka lënë vlera dhe thesare gjuhësore.Ai ndalet tek ndikimet që kanë ndikuar mbi të , si i shkollave greke, intitucioneve , fqinjësia dhe shoqëria greke, shtypi i shkruar, kisha dhe predikimet në gjuhën greke, politikat shtetërore në interes të gjuhës greke si dhe mungesa e një alfabeti në gjuhën arvanitase.Këtu nuk duhet lënë pa përmendur Fallemeyer, ” i cili shikonte në përbërjen gjenetike të grekëve modernë elementin e fuqishëm shqiptar”,f.52.Poeti grek Odhisea Eliti , me origjinë arvanitas duke marrë çmimin Nobel , tha:”Nga arvanitët, paraardhësit e nënës sime, kam trashëguar një sedër, që më ka dalë për mbarë.” Ka sot mbi 976 fshatra që flasin gjuhën arvanitase, si në Atikë, Thiva, Peloponez,Spata,Evia, ishujt Hidra dhe Speca, Andros, Salamina, Korfuz, Korinth et.jGjuha e tyre është një e folur arkaike.Këtë gjuhë e fliste “Karbakov Mjauli/Boçari dhe gjithë Suli”. Origjina e shumicës së heronjëve të revolucionit grek 1821 ishin arvanitas dhe flisnin gjuhën arvanitase dhe me të vërtetë Aristidh Kola na thotë se “në fshatin e tij- Kaçkavel, po të mos dija Arvanitika-shqip, shokët të tallnin”. Arvanitët janë grekë shumë të lashtë me origjinë shqiptare”, kështu shprehej poeti Arvanitas Evangjeli Andreu. Autori nuk ndalet pa na kujtuar rolin e Kollokotronëve në revolucionin grek, ku i quan”Kollokotronët me nam”, flet per Boçarët, Vangjel Llapi,, për Aristidh Kolën, Jorgo Maruga, Jorgo Miha,Llambi Gjikuli,Dhimitri Leka,Jorgo Gjero,Tasu Arvaniti,Alqi Gjika, Fisi Pangallos, këngëtarit Thanas Moraiti etj, ku siç shprehet Aristidh Kola ”Në Greqi pak njerëz nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas”..ai nuk harron rolin e alfabetit të Diskut të Fetos(Alfabeti i Dhaskal Todrit me 53 shkronja)”. Por studiues gjerman si ArthurMilchkofer shkruan se, “Nga çdi unë , këngët popullore greke, i janë përshtatur këngëve të vjetra arvanite të dashurisë, lirisë dhe kaçakë”. Emri "Çamëri" një emër i hyjnyshëm pellazgjik, një trevë e banuar prej pellazgeve, ilireve dhe epirotëve.Atë asgjë nuk mund ta ndajë nga trualli amtar shqiptar, me një sipërfaqe prej 9302 km katrorë Më 1885 sipas enciklopedisë turke të hartuar nga Sami Frasheri Çameria kishte 305 fshatra. Me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, dhe me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër në vitin 1913 ,krahina e Çamërisë me qytetet kryesore Janinën, Prevezën, Artën etj i kaluan Greqisë.Studiuesi Arqile Gjata analizon poezinë çame, që lidhet me temën e patritizmit. Gjithçka e ndodhur në një treve të tillë është e dhimbshme, pasi tallazet e historise e kanë dënuar disa herë, në periudhën romake, bizantine, osmane, gjatë luftrave ballkanike dhe dy luftrave Boterore, 1914-1918 dhe 1939-1945, si dhe gjatë luftës civile ne greqi 1949-1953, “ku ullinjtë kullojnë gjak, si klumushti i gjirit dhe varret e mermerit si sythe të bardhë pikëllimi” dhe “përditë grindem me perënditë, kafshoja veten, thithja gjak gjarpëri, Atdheun e mora me vete, here ne tokë dhe herë në qiell”. Në Çamëri si pasojë e genocizmit janë vrarë nga dora gjakatare e Zervës , 2771 civile , dhe 2000 të tjerë vdiqën rrugës për në Shqipëri dhe 28.000 të jenë larguar për në Shqipëri, ku u vendosën në periferi të Vlorës, Durrësit , Tiranës, në Borsh e Vrinë..(vitet 1940-1945). Qeveria greke ende sot nuk e ka njohur genocidin shtetëror grek ndaj shqiptarëve autokton të Çamërisë . Përpjekjet e qeverive greke për ti paraqitur çamët ,si bashkëpunëtorë të fashizmit nuk ka bazë. Ekzistojnë dokumente të RAJH-ut gjerman, se gjatë Luftës së Dytë Botërore ,në Greqi ka patur 30 mijë bashkëpunëtorë të gjermanëve, mes tyre dhe gjeneralet Zerva , Ralis e Janaqi. Më 23 maj 1947 Gjykata e Janinës shpalli fajtore në mungesë 1930 çamë për bashkëpunim me forcat pushtuese fashiste, një pjesë me dënim me vdekje dhe konfiskim të pasurisë dhe çamëve iu hoq shtetësia greke. Pasuritë e çamëve në prefekturën e Thesprotisë u shpronësuan dhe iu shpërndanë grekëve pa tokë. Kështu rreth 800 pasuri të shtetasve shqiptarë që banonin ose jo në Greqi në atë kohë, të vlerësuara në 350 milionë dollare u shtetëzuan. Me gjithë atë autori na kujton se kjo gjuhë e lashtë nuk u la kurrë që të shkruhej “Gjuha jonë vetëm thuhet, nuk e lanë që të shkruhet.Bëmë këngë, këshilla t’urta, që të mos harrohet gjuha”. Kronistit bizantin Mikal Atalates për arvanitët se “Arvanitët janë një nga popujt më të çuditshëm.Ata nuk i ka bindur as Roma as Katolicizmi.Ata i mbahen origjinës së tyre pagane dhe nuk e braktisin kurrë vendin e tyre”. Ndërsa shkrimtari Ismail Kadare thotë se :”Çamëria nuk është një fantazmë, që ngrihet, për të errësuar miqësinë e grekërve dhe shqiptarëve , përkundrazi kur popujt lehtësojnë ndërgjegjen e tyre nga peshat e vjetra, ata afrohen më shumë dhe e duan më shumë njeri-tjetrin”. Unë vetë do ta mbyllja tregimin mbi çamërinë me një thënie të Pol Bojs:”Të falësh dikë , nuk ndryshon të kaluarën e tij” Këto ishin disa mendime për një veprën e Arqile Gjatës që do ngelet në historiografine shqiptare krahas shumë studimeve me vlerë për historinë tonë kombëtare.Vlerat janë të pallogaritshme si në atë artistike, gjuhësore, fraziologjike e historike.I urojë autorit jetë sa më të gjatë për të na dhënë akoma vepra të tjera ,që bien erë atdhetarizëm të kulluar. Vlorë, më 20 gusht 2018 Nga docent Odise Çaçi, Vlorë.


Faruk Myrtaj

12/02/2013 03:42:51


Nuk ndodhi ta shihja kurrë Athinen, dhe si duket nuk do mund ta shoh dot, aq të bukur sa e rrëfente historia, legjendat, shënime-udhetimi turistësh të Europes...

Lexova poezite e Arqile Gjates, mu duken të trishta, trazuar e mëkur, pa frymë, nje Athinë e sa-zgjuar nga ëndrra me vdekje, vdekje që "luan me njerzit e thjesht, e papërballueshme, si luani..."

Do mbetet imazh i gjallë poetik, duke qënë njeherësh histori, aktualitet, e shkuar dhe e ardhme, parashikim dhe paralajmërim, kujtese që askush s'ka të drejtë të bëj të vuajnë të tjerët për makuterinë e ca të paktëve:


E SHËMTUARA...!


Dhimbja ime jeton tek e shëmtuara...

ka, kaq shumë

sa ato bëhen lule,

shëtisin nëpër rrugëtime.

Lulëzojnë të shëmtuarat,

ato janë e sotmja, vet jeta,

ngjajnë si ne

nuk zbehen nga dashuria!

26 janar 2013

Nuk Pata Kohë të Qaja!

Me zërin e vjeshtës erdha tek ti

kur era valviste gjethe.

Unë jepja e merja me buzët e tua,

kur ti putha ata sy

nuk pata kohë të qaja!

Qava me ngashërim

kur era...

të zhveshi lakuriq,

të bënim dashuri.

Janar 2013


...AMBJENT FEMRASH


Në nderim të një nuseje që nuk mundi ta trashëgonte dashurinë e parë E.L

Ishte ambjent femrash

ato punonin, këndonin e mallkonin...

Më të bukura se kurmi i tyre

ishin kujtimet e disa orëve më parë,

lënë peng... tek i ngrohti shtrat!

Një nuse e re lëshonte buzëqeshje,

nderur mbi qerpik

i rinte një puthje e paharuar!

Ishte si kukull...pak e trishtuar,

fjalët i bëheshin zogj, niseshin për udhë.

Mbrëmjeve...e skuqur

gëlltiste të tjera cicërima,

të parën puthje e mbështillte

me buzëqeshje.

Shkurt 2013-Athinë


...DITË GREVE NË ATHINË!


Në greva,

zakonisht ditëve të mërkura

në bulevard...pranë statujave

atje,

ku lulet janë tharë!

Turma me emra e kërkesa

bashkuar rreth banderolave, flamuj

bashkë me pëllumbat,

atje, tek sheshi Sintagma.

Athina ka shumë diell

muret e shtëpive të ftohta, vetëm pakë bukë,

rrugët mbushur me lypsarë, reklama pa drita!

Të gjithë të vetëm, përtypin fjalët e tyre,

të majmurit janë shurdhuar

në shtëpit e turmave nuk ka zjarrë.

Sa keq...

tani, Athina është zvogëluar

kazanët e plehrave boshatisur,

shumëkush vret veten...!

Ka kohë që Evropa e do shumë Athinën,

Athina është e mobiluar bukur

me gurë madhështor, filozof që mësohen

pasqyrat e Afërditës që shikojnë me shumë sy!

E mjera turmë...

nuk po mëson dotë format e vdekjes

shkaktuar nga qirinjtë e ndezur!

Sot më 11 Shkurt 2013



Jeta Përrallë-Vdekja Ëndërr!

Jeta përrallë...

Çast pas çasti e jetojmë,

të urtë,të sinqertë

si fëmia,

përralla të bukura besojmë!

Të kërcënuar nga frika,

luajmë nëpër erë

(mos përrallat zhduken),

me dashuri na vrasin entusiazmin,

vetëvetja përkundet në djepin e kohës,

të gjithë shkruajmë në pentagramin e përallave...!

***

Vdekja...ëndërr!

Na vjenë për të qarë

çelsin e saj e kemi në xhep!

Kur tmerrohemi prej saj...

Besojmë ëndrrën si luan me ne

pastaj,

me sy të ndezur zjarrë hidhemi mbi dashurinë,

në duartë e saja duam të vdesim!

Shkurt 2013.

"Ka kohë që Evropa e do shumë Athinën,

Athina është e mobiluar bukur

me gurë madhështor, filozof që mësohen

pasqyrat e Afërditës që shikojnë me shumë sy!

E mjera turmë...

nuk po mëson dotë format e vdekjes

shkaktuar nga qirinjtë e ndezur!"

Mirmbrëma Arqile,

Faleminderit,mundë ti dërgosh në emaili: luftulla.peza@gmail.com.

Unë merrem me histori dhe histori të gjuhës.

Pashë shkrimin mbi gjuhën arvanite dhe më pellqeu . Është gjuha e popullit autokron arvanitas në Greqi. Ajo rrjedh nga gjuha pellazge dhe ka po ato forma. Alfabeti i sotëm grek është alfabet pellazgjik që e trashëguan arvanitët dhe më pas e morën grekë. Gjuha arvanite duhet të shkruhet me këtë alfsabel, sepse ai është i saj. Kemi një revistë Dodona quhet dhe e Qendrës së Studimeve pellazgjike. Përgatit diçka mbi gjuhën arvanite dhe ma dërgo ta botojmë aty. Do kemi edhe një simpozium në tetor në Prishtinë, unë e drejtoj, jeni i ftuar. Për gjuhën dhe historinë e arvanitëve është mirë një referat. Gjithë të mirat ARQILE DHE MIRË U PAFSHIM teefoni im: 0676492988. Tani jam jashtë, kthehem gjatë marsit. Mirë u pafshim, L.Peza

NGA PROFESOR ASTRIT GJUNKSHI


I nderuar z. Arqile~!

Ma devijove programin e punës për këtë ditë të diel, por dua të të falenderoj. I kalova shpejt ë shpejt tre materialet që më dërguat dhe, menjeherë, rrita të formoj një ide të qartë peë ju dhe veprën tuaj. Dua të përgezoj vërtët për interesat e gjëra intelektuale dhe për nivelin e thellë te krijimtarisë tuaj studimore dhe artistike. Është një befasi për mua. E shoh që nuk keni ndonjë titull apo gradë akademike, por ju jen një shembull tipik i asaj se sa pa vlerë jan[ ato tituj e grada, të cilat mbahen shpesh nga njerëz mediokër që vegjetojnë. Ju i keni marrë ato tituj e grada me veprën dhe integritetin tuaj. Konstatoj se ju vini nga formimi unjversitar në fushën e gjuhë letërsisë dhe e keni thelluar formimin tuaj me studim e punë këmbëngulëse. Ndërkaq, unë kam ardhur tani vonë në letërsi. Formimi im është i trefushtë.

Fillimisht si matematikan. Si diplomat dhe studjues në fushën e sigurisë globale pas vitit 1992 dhe si shkrimtar dhe poet vetëm pasi dola në pension, më 2016. Botova librin e parë me poezi e poema në atë vit, ndërsa tani jane bërë 7 libra, përfshirë një dramë poetike dhe një roman. Do të keni rastin t'i lexoni. Shoh që na bashkon mëndja krijuese, patriotizmi dhe integriteti mbi të gjitha. Unë do të isha i nderuar po të kisha një analizë të romanit tim 'Hirushja Pellazge'

nga ju. Mbase edhe të krijimtarisë time në vargje. Sepse e shoh që keni atë formim dhe ndergjegje që unë do të doja ta shoh të miqtë e mi të cilët më kanë bërë recensa, shpesh plot elozhe, por më pak analizë të vërtetë. Ndërkaq, i ardhur së fundi nga fusha të tjera në letersi, me mungon edhe njohja me kritikë e analistë të mirefilltë të fushës. Disa sikur duan të ruajnë të drejtën e pronësisë se "të madhit" në letërsi dhe nuk afrohen që të thonë diçka që të vejë një vulë për origjinalitetin dhe të rënë që mund të kesh sjellur si krijues rishtas. Deshiroj të gjeni mundesinë që ju ta beni atë që nuk e bëjnë këta. Të përshëndes dhe të uroj shendet dhe suksese në krijimtari! Me respekt,

Kozma GJINI

Tue, 18 Aug, 20:31 (17 hours ago)

to me, Kozma GJini!

Pershendetje mik i vlerave SHQIPE ARQILE GJATA!

Ju falenderoj per dergesen tuaj!

Ishte nje veper kolosale qe i beni nje sherbim Kmbit. Studimet tuaja jane fryt i nje pune te lodhshme hulumtuese qe meritojne mirenjohje dhe vleresim nga shoqeria dhe institucionet.Gezohem qe me krijimtarine tuaj jane marre personalitete te njohura te letersise e shkences.Duke ju kerkuar ndjese per vonesen ( per dijeni, sapo jam kthyer nga pushimet), une ju deshiroj arritje dhe suksese ne veprimtarine tuaj ne vijim. Sot nga ju shfletova Aristir Kolen, qe e keni trajtuar me se miri e pa dyshim, gjej kulturen e nje kendveshtrimi te ri tuajin.Nga Kola kisha lexuar ne shtyp si edhe librin "Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve". Dergesat tuaja do te jene pjese e herepashershme e leximeve te mija ne vijim. Nuk di se cfare t'ju dergoj ne kembim, per respekt, po mbase do te gjej nje vellim me tregime titulluar "E dashura e Eseninit"Ju uroj shendet e pune te mbare!Ju faleminderit shume!Me respekt e sinqeritet, Kozma Gjini







Rudolf Marku



I nderuari zoti Arqile Me gjithese teper i pakohe : (me duhej te punoja nje studim, krahas angazhimeve te jetes se perditshme), - sapo e perfundova se lexuari librin tuaj me recensione, artikuj studimor per letersine-prozen dhe poezine e disa prej autorve me te spikatur te letersise shqipe. Ne rradhe te pare pergezimet e mia per kete liber serioz, te shkruar me nje skrupulozitet shkencor, me nje metodologji te kritikes profesionale te studimit letrar, dhe me dashamiresine e nje njeriu qe e do krijimtarine letrare, duke e pare ate si pjese e etnosit kombetar. Studimi krahasimor i tre poeteve te Vlores, qe jane dhe Poete Kombetar- Ali Asllanit, Naxhi Hakiut dhe Fatos Arapit, ky i fundit profesori dhe miku im i nderuar, te ben pershtypje per studimin shterrues te lidhjes se pezise se kultvuar me poezine popullore labe- duke penetruar holleisht ne krahasimet dhe bashkesite me vargun, psikologjine, metriken- nje studim imprsionues. Me bene pershtypje te madhe dhe i lexova me nje fryme dy studimet e poezise Came- studimet sjellin risi krejt te reja e te pa artikuluara deri me sot- studimeve bere ne laboratoret metodik te shkences letrare, Sidomos Vlera artistike dhe frazeologjia ne Poezine Came.

NGA PROFESOR RUDOLF MARKU

Kam lexuar me kurre shtje te vecante studimet recensionike te Poezise se Lida Lazajt, te Rami Saar (izraelit) dhe te Rexhep Vokes (Lisi i vetem ne Fushe). Jam impresionuar me krijimtarine e Lida Lazajt , ne menyre te vecante . Eshte nje zbulim i papritur dhe i kendshem per mua. Ngase shkrimi juaj nuk ka as dhe me te voglen te dhne biografike per autoren, ju lutem a mund te me tregoni dic me shume per autoren ? Ku jeton? Sa libra ka botuar ? Me cafre tjeter merret? ...Poezia e saj me pelqeu-gjykuar nga citimet qe keni bere ju-. Lexova shkrimet per Novruz Alibjn dhe Murat Isakun e Tetoves (te cilin e njoh personalisht prej shume vitesh dhe e cmoj) Ju shpreh edhe njehere urimet e mia per kete liber studimor qe mendoj se cdo studjues letersie duhet ta mbaj ne bibloteken e vet. Po ashtu studentet dhe vete krijuesit! PS- Per shume muaj do jem ne udhetime, ne France, Gjermani dhe SHBA, kesisoj do te duhet te presesh gjate qe une te vazhdoj me leximin e librit te dyte. Ne momentet me te volitshme, do ta lexoj dhe ate.

VASIL VASILI


Arqile, mbase nuk njeriu i duhur dhe si i tille po jap vetem një mendim per poezite tuaja. Ju jeni poet dhe studiues i kuptoni vlerat artistike., por edhe te tjeret, miqte tuaj i kuptojne ato. Une jam vetem njeri prej tyre, dhe si i till; po them, me shume mendoj se po them, poezia dhe cdo veper artistike eshte mire te mos jete nen hijen e te medhenjve, se ne psikiken e lexuesit rritet bashke me leximin edhe nje lexim qe vjen nga kujtesa qe e mund.... krijimin e ri, ndonese ai ai mund te kete vlera, por keshtu vepron psikika, rruan mjeshtrat dhe te rinjte i fut ne cadren e tyre. Gjithe te mirat Arqile!

Nderim o poet, shkrimtar e tash ne pjekurine naltore artistike, si studiues e kritik artit letrar, zoti Arqile Gjata, miku im me vjen mire qe je rreke guximshem me keto motive kaq frymezuese, qe je futur kreshtave te poemave te mia kushtuar Heroit tone ngadhnjimtar te madhit Gjergj Kastrioti.. Kjo veper eshte shkruar ne pathosin e zjarmise atdhetare, po kaq dhe ju i keni cik thekshem idete e njeres nga poemat qe lidhen rrfane njera pas tjetres. Faleminderit mik, urime ne punet tueja krijuese e studimore!


JATA, OSE LEXIM-PËRGJIGJJA NDAJ HUMANIZMIT LIBERAL

Prof Dr Fatmir Terziu

Fjalët hyrëse të Arqile Gjatës në thuajse të gjitha esetë dhe shënimet e tij diskursive, mes një ristrukturimi analitik dhe diskursi letra përshkruajnë shkurtimisht apelin e fiksionit krijues që qëndron në potencialin e tij hulumtues, marëdhëns mes leximit dhe krijimit, po aq dhe mes sprovave të shmta në këtë lëmi aq të vështirë, po mjaft tërheqëse për autorin e këtij libri me ese të kësaj fushe. Megjithëse tema është mjaft e gjerë, jo çdo aspekt i cekur më parë, apo në zhvillim e sipër nga autori është po aq i përfaqësuar në tërësinë hulumtuese të hapësirës që në jo pak raste i përket fushës akademike dhe shkencore. Një nga zonat më të shpeshta të portretizuara në kuadër të kërkimit ku Gjata është përqëndruar është zona e terenizuar mes krijimtarisë së sotme dhe asdaj në vazhdën e saj në fushën letrare. Ky punim është unik në trajtimin e thellë të mbështetur në anekse të teorisë letrare dhe të burimeve letrare, ku autori ka hulumtuar me shpirtin e tij të thellë kërkues. Shkrimi i Gjatës fokusohet në atë që lexuesi po mëson se autori mes të gjitha gjasave ka njohuri dhe dëshira njohurish për botën e kritikës letrare.

Arsyeja pse Arqile Gjata është i veçantë në mesin e kërkuesve të fiksionit është se ai është ai që ka trajtuar shpirtërisht këtë lëmi ku rreket dhe pjesa e tij e njohur për kritikën letrare.

Fiksioni në hapësirën ku synon Gjata, qëllon të mund të përshkruhet shumë si një thesar i pasur njohurish, të cilat autori i kap me shijen akademike të qasjes me njohuri dhe me arsye të freskëta që kanë synim hapësirën e ngjeshur me literaturë.

Kritikat letrare nga marksizmi, strukturalizmi, dekonstruktimi, teoria e lexim-përgjigjes ndaj humanizmit liberal; vepra letrare nga kritika me emër; Teoria e prozodisë dhe narratologjisë, po aq dhe Dendësia konceptuale janë jashtëzakonisht një hapësirë me një njohuri të pastër e të qartë, ku ndjehet dhe qasja e denjë e letërsisë së sotme dhe njohurive teorike, të cilat duket se nuk mund të frikësojnë autorin që ta pakësojë ritmin e kërkimit, leximit dhe për tej që që ta ulë librin.

Për një diskutim të hollësishëm të kritikës realiste të Metodikës Akademike: Një lexim postmodern i teorive adekuate, autori përdor mjaft referenca dhe bibliografi. Mes leximit të dhjetëra eseve dhe ndalesave hulumtuese të autori komenti mbi çështjen duket si në një intervistë me të cilën apriori nënkuptojmë të nathotë publikisht:

Unë shkruaj për të komunikuar, por si shumica e letrarëve, unë nuk i shfaq të gjitha mendimet e mia në banak. Librat janë të shkruara në një stil në mënyrë që ata të kenë koherencë dhe kuptueshmëri në sipërfaqe. Unë nuk di të shkruaj pa lexuar libra, që nuk dinë shumë për burimet letrare dhe ekziston një sasi e caktuar e shpjegimit indirekt të analogjisë midis kritikëve modernë dhe anashkaluesve tipologjik të romancës.

Mbretëria imagjinare nuk është një sfinks i botës së vogël, por është e populluar me produktin karakteroligjik të letërsisë, me personazhet të cilët qasen mbi temën dhe përmbajtjen, secili i armatosur (dhe i blinduar) nga një tendenciozitet i pretenduar kryesor në teoritë letrare të viteve tetdhjetë, të vendosura në lidhje me epërsinë e fjalëve akademike ku secili do të provonte epërsinë e teorisë letrare që ata lexojnë dhe i përmbahen. Shkollat e ndryshme të teorisë letrare dhe ajri konkurrues i bursës letrare të viteve ku sundon sot krijimtaria janë të gjitha elementet e përvojës së dorës së parë të asaj që bashkon këndin ku qëndron kritiku dhe pasuesi i letërsisë. Bota e Vogël në këtë pikë mundësie dhe rëndësia e saj në botën krijuese ka vend dhe për Gjatën. Bazat e Strukturalizmit, Teoria e Reagim-Reagimit, Humanizmi Liberal, Dekonstruktimi ose Parimet Bazë të Formalizmit janë mënyra ku ndalet jo pak Gjata. Protagonistët e tij të të marrë në konsideratë japin çdo mundësi, që ndalesa dhe shkrimi i tij të jetë vetë ajo që ai e qas në një konferencë akademike si i ftuar, ose vetëm një bisedë letrare për të shkuar në diskutime të gjata të bindjeve të arsyeshme teorike. Kjo është, për shembull një tipologji e Gjatës, ku arsyetojmë dhe anatemojmë si mund të lexojmë gjerësisht për falsitetin e strukturalizmit dhe shfaqjen e dekonstruksionit në arsyen e hapjes teorike. Sa më shumë lidhen fjalët për fjalë, aq më shumë jepet informacioni rreth formave të ndryshme teorike që kap Gjata, dhe po aq më shumë informacioni rreth shkollave të ndryshme teorike na tejkalon tek vetë informacioni që ato japin. Pyetja e herëpashershme e Gjatës rreth teorisë letrare është këtu për të demonstruar diskutimet e teorive letrare gjithashtu dhe për të ridimensionuar teoritë që kanë një rëndësi më të madhe në aspektin e dizajnit sesa ato të së ardhmes së vetë kritikës letrare. Nga ky sprovim adekuat i Gjatës mësojmë se dhe ai është i rrethuar nga më shumë libra dhe gradën e vetë leximit e ka një shtyllë nderi, duke u fokusuar të qëndrojë mes leximit, me një arsye të besueshme për të përmbushur dhe arritur ereksionin apo një mendim origjinal. Ngjashëm me burimet ekzistuese, tërë arsyeja e kësaj ndalese të Gjatës flet për një stil dhe kërkueshmri të ndjeshme në botën krijuese.

Novruz Abilekaj

Të fitosh mbi skepicizmin si Arqile Gjata Pas njoftimit mbi veprimtarinë e datës 5 Nëntor 2017 ku pati prezantim krijimtarie në nivelin e një diskutimi krijues mbi poezinë e Arqile Gjatës dhe mbi përmbledhjen mozaik (studime, përsiatje, esse) të tij,150 deri 200 miq të shkrimtarisë dhe të Arqile Gjatës shprehën gëzimin prej miku (aq më kënaqshëm prej lexuesi të paanshëm), duke i uruar autorit suksesin e mëtejshëm.

150-200 miq për penën e një krijuesi, në ditët tona, është rrallësi, është pikë e lartë suksesi.

Angazhimi me referenca dhe diskutime serioze nga protagonistë të njohur në fusha të ndryshme të krijimtarisë; studiuesit (Prof. Dr Ermelinda Kashah, Prof. Dr. Fatmir Terziu), poetët (Stefan Martiko, Luan Zhuli, Vasil Klironomi), të afirmuarit e letrave në poezi, prozë dhe publicistikë (Robert Goro, Grigor Jovani, Murat Aliaj, Myslym Maska, Gëzim Strora) e lartësoi veprimtarinë në nivele mbi "kodrinore".

Filli që i përshkoi gjithë diskutimet ishte: POEZIA E ARQILE GJATËS meriton vlerësim dhe është vendosur mirë në "shpatet" e letërsisë shqipe. Proza dhe studimet e tij premtojnë. Pikërisht, tek "premtojnë" dua të përqendrohem me pak fjalët e mëposhtme. Poezia e parë e Gjatës (e njohur) daton më 1966. Titullohet "Shqerka". Lirikë e këndshme. Premtuese. Sido që lirika premtonte, për arsye që nuk gjejnë dot shpjegim në paragrafet kalimtare të këtij rasti, krijuesi nuk e respektoi premtinin e saj. U kthye te shekullin e fundit. Ne, miqtë e tij, midis apo në ballë të tyre, shpallëm skepticizmin tonë. Thoshim: Arqileja është vonë. Poezia e tij vjen shumë hapa pas kohës etj. I thamë mendimin tonë. Gjata na dëgjoi, nuk u zëmërua, nuk u deziluzionua, nuk u dorëzua. Huri midis krijuesve, mori pjesë në "maratonë", parakaloi shumicën, IU AFRUA KREUT. Më 5 Nëntor 2017, shumëkush pranoi se mosbesimi i para 10 viteve, sidoqë jo keqdashës, kishte qenë i nxituar, në mos i gabuar. Arqile Gjata, në moshën e tretë, shfaqi vitalitet 20 vjeçari dhe e mposhti skepticizmin. Ka hyrë si "lojtar i merituar në fushën e blertë". Sot shpreh besimin se ai do mposhtë edhe skeptikët ndaj arritjeve të tij në prozë dhe në fushën e studimeve. Shenjat janë shfaqur, kanë rrezatuar brenda faqeve të librit të fundit "Të pikturosh fjalën, të pikturosh ajrin" Suksese mikut tim, sfidantit të pashok ndaj viteve që na sulmojnë!


Mendime për librin “Trokas me Ligjërime” të poetit, shkrimtarit e studuesit Arqile Gjata Nga doc: Odise Çaçi, Vlorë, më 20.8.2018

Poeti, shkrimtari, publicisti, studiuesi dhe kritiku letrar vjen këtë rradhë me përmbledhje artikujsh “Trokas me ligjërime”, të botuar dhe të kopsitur shumë bukur nga shtëpia botuese “Milosao “ Sarandë”, 2018.Mendoj ,se libri është ndërtuar mjaft mirë, ku opnenca nga prof.dr.Ermelinda Kashah, reçensa e paraqitur nga Yllka Kënaçi dhe Mirela Taçi, një


PROFESOR-STUDIUES-KRITIK-FATMIR MINGULI


Shume mire Arqile, rreth 90 % te referuesve i njoh nga afer dhe me behet qejfi per sa ata shkruajne per vepren tende. do te gjej kohe te pershtatshme e t'i shoh me vemendje1 do jemi ne kontakt!

Mirmbrema Arqile! i hodha nje sy librit "Trokas ne ligjerime" si dhe botimeve tuaja. te them te drejten nuk kam pasur informacion per krijimtarine tuaj. te libri 'Ligjerimet..." me ben pershtypja e metodes analitike te perfshirjes se shume problemeve brenda nje teme. Jam impresionaur nga studimi per gjuhen arvanitase.

Me duhet pak kohe qe te reagoj edhe per temat e tjera si psh: "Frazeologjia ne poezine came" Poetet emigrante ne Greqi' dhe patjeter studimi per Musine Kokalarin. Ju falenderoj qe me dhate kete kenaqeis tejet intelektuale.

Persa i perket temes mbi gjuhen e arvanitesve kam objeksionet e mia, meqe jam marre shume ne nje liber qe kam botuar me titullin 'Daniel Arnaut- simptoma te poezise se shkruar shqipe ne shek. XII-XIII"inderit Profesor! Dua Tju them se ProUMË TË LUNIMET S

Iskra Thoma Ju pergezoj Z. Arqile Vasil Gjata per kete liber me studime e hulumtime, liber që ju ka kushtuar mund e sakrifica, një pune e gjate disa vjeçare. Ky liber iu vjen ne ndihme brezave te ardhshem te studjuesve. Pershendetje edhe prof.dr. Bardhosh Gaçe per mbeshtetjen dhe paraqitjen e punes tuaj shkencore.

Roland Musta Bukur.Te lumte Arqile.Nderim dhe per Prof.Gjovalinin shpirtbukur e te perkushtuar si te rrallet per te qemtuar dhe evidentuar vleren e shqipes sone te leqendisur!Urim


Begzad Baliu <bbaliu@yahoo.com>


Tue 14 Aug, 19:13





Përgëzime!

Një studim i vlerësuar që na nderon edhe neve në kontekstin e komunikimit dhe reflektimit!

Begzadi


MESAZHERI I VLERAVE-Prof. Dr,FATMIR MINGULI

Përshëndetje Arqile.!Lexova punën e jashtë zakonëshme që keni bërë për studimin gjithë pasion e përkushtim të rrënjëve të gjuhës sonë amëtare, të kuptimit të toponimeve në trojet ilire, të mbështetur në një argumentim shkencor, llogjik dhe gjuhësor. Vleresoj shumë studimet në fushën e krijimtarisë poetike të shumë poeteve të shquar mjeshteria e të cilve duket ne brumin e shqipes ,qe e lartesojne poezine,e bëjnë me të këndëshme,jo vetëm përmes fjalës,por edhe përmes tingullit,melodisë,ngjyrës..

Ju me këtë rast keni dhënë një kontribut të çmuar për në në këtë kohë boshllëku ku këto studime është i dukshëm,por edhe një rrugë të hapur për brezat e ardhëshëm..

Urime për punën dhe sakrificën në shërbim të kombit .!

Shume mirë Arqile, rreth 90 % te referuesve i njoh nga afer dhe me behet qejfi per sa ata shkruajne per vepren tende. do te gjej kohe të përshtatshme e t'i shoh më vëmëndje1 do jemi në kontakt!

Mirëmbrëma Arqile!

i hodha një sy librit "Trokas me ligjërime" si dhe botimeve tuaja. të them të drejtën nuk kam pasur informacion për krijimtarinë tuaj. të libri ' Trokas me Ligjërimet..."

Më bën përshtypja e metodës analitike të përfshirjes së shumë problemeve brënda një temë. Jam impresionaur nga studimi për gjuhën arvanitase.

Më duhet pak kohë që të reagoj edhe për temat e tjera si psh: "Frazeologjia në poezinë çame" Poetët emigrantë në Greqi' dhe patjeter studimi per Musine Kokalarin. Ju falenderoj qe me dhate kete kçnaqëis tejet intelektuale.

Persa i perket temes mbi gjuhen e arvanitesve kam objeksionet e mia, meqë jam marrë shumë në një libër që kam botuar me titullin 'Daniel Arnaut- simptoma të poezise së shkruar shqipë në shek. XII-XIII"

Mua me ka pëlqyer konstatimi shkencor i Bardhyl Gaces, tepër konkret

Ndjesë, miku im, përmbledhjet kishin ardhur që në tetor, por kompjuteri i kishte futur tek junk. Këto ditë pata mundësi t’i shoh. Çmoj sidomos guximin për të kontribuar edhe në kritiken letrare, madje edhe ne gjuhesi. Suksese e qofsh mir



TEUTA SADIKU MBI LIBRIN “TROKAS ME LIGJËRIME”

”GJUHA ARVANITASE ZHARGON APO DIALEKT” – Arqile Gjata dhe kritika letrare / Nga Teuta Sadiku


”GJUHA ARVANITASE ZHARGON APO DIALEKT”

Arqile Gjata dhe kritika letrare

Është vërtet për tu përgëzuar puna këmbëngulëse studimore dhe interesi i thellë në fushën kërkimore i poetit dhe studjuesit Arqile Gjata, emigrant në Greqi,ku këtë herë vjen me librin e ri titulluar“Trokas me ligjërime”,një vëllim me kumtesa,referate, kritika e studime letrare botuar në revista e referuar në universitete brenda e jashtë Shqipërisë.

Për të ndërmarrë një hap të tillë nuk është e lehtë për secilin,por i pajisur me një arsim filologjik dhe me talentin e një poeti (kujtoj këtu se A.Gjata është poeti i 8 vëllimeve me poezi e 3 vëllime me studime letrare si dhe shumë shkrime e kumtesa të botuara në gazeta e revista letrare e kulturore) ia ka dalë mbanë të sjellë para lexuesve jo vetëm ndjeshmërinë e shpirtit dhe botën e tij krijuese por edhe problematikën në filologji e kritikën letrare shqiptare si dhe tematikën social politike e historike të botës që na rrethon.Është merita e kritikut, shkrimtarit dhe poetit, të na tregojë si ta perceptojmë e ndjejmë artin që ndodhet pranë nesh,duke hedhur dritë mbi artin e vërtetë të krijuesve dhe periudhës së ngjizjes së tyre. Ai ndërmerr një hap më tej ,përveç kritikut të artit, ai këtë herë vjen me mendime e vlerësime për poezinë çame,për gjuhën arvanitase,duke vënë në pah vlerat artistike e frazeologjike në poezinë çame, me një punë kërkimore,studimore e shkencore.

Të gjykosh një vepër letrare duhet së pari jo vetëm të jesh një krijues, por edhe të zotërosh mirë talentin e krijuesit,të ndjesh dhe përjetosh çaste e situata,të lexosh e të emocionohesh,të dëgjosh e të përmallesh. A. Gjata i ka përftuar të gjitha këto edhe si një poet i talentuar edhe si një emigrant plot përvojë e përjetime. Nuk i mungon as syri kritik dhe as fuqia e fjalës e pasi ka përzgjedhur fjalët e duhura nuk i mbetet veç të parashtrojë e argumentojë ide, teza, parantezë nga pozicioni i tij si poet, shkrimtar,kritik e studjues.Kritiku i artit duhet të vërtetojë, dëshmojë e mbrojë atë çfarë shkruan dhe me këtë nënkuptojmë aftësinë për të balancuar gjendjen emocionale me zotërimin e një logjike të fortë përveç ndjeshmërisë së lartë qytetare e ndjesisë së përgjegjësisë për hapin e ndërmarrë. Ashtu si poeti i talentuar edhe kritiku letrar punon me fjalën e gdhend dhe e skalit bukur e me hijeshi për të nxjerrë në pah e në sipërfaqe atë çfarë mbjell poeti apo shkrimtari,për të hedhur dritë jo vetëm në artin krijues por edhe për të qartësuar lexuesin e shijuesin e artit, për të zbardhur e ndriçuar historinë e filozofinë,shpirtra e jetë,karaktere e mjete artistike,të cilat janë të palosura e nënshtresuara herë me dritë e herë me terrin e vdekjes siç shprehet Kalvo.Një vepër arti dhe gjuha e përdorur me mjetet e saj artistike,ka shumë shtresa e nënshtresa kuptimesh e nënkuptime ndaj është detyrë e kritikut për ti ardhur në ndihmë lexuesit, me domethënien, rolin e rëndësinë e mesazheve që përcjellin.Gjuha është një përjetësi ashtu si dhe vetë arti.Brezat lindin e vdesin, kombet e etnitë krijohen e shëmben ,por është gjuha e artit ajo që u jep pavdeksinë.


Çdo epokë lë shenjat, mesazhin e vet dhe të gjitha së bashku krijojnë pazëllin e përjetësisë e vërtetësisë së saj.

Çfarë është vërtetësia e kush është e vërteta në art?

E vërteta gjendet brenda faqeve të librit, si në prozë,në poezi po nuk është e lehtë të jesh kritik,pasi duhet të krijosh e të rikrijosh nga grimca gjuhësh e thërrime fjalësh,të ri prodhosh të kaluarën e të projektesh të ardhmen në punishten e artit duke vënë në punë gjithë bagazhin e potencialin,euridik,mendjen e syrin kritik.Kritika e bën trurin një vegël të hollë e të mprehtë thotë Oskar Ualdi,sepse vetë kritika si art është një krijim brenda krijimtarisë.E vërteta në art,si nocion konsiston jo vetëm si realitet artistik bashkëkohor, por edhe si karakter identiteti,specifik dhe vërtetësia është realiteti i gjallë dhe aktiv i jetës ,përjetuar nga autori.Kërkohet kulturë,ligjësi dhe logjikë konceptuale për të konvertuar në një të vetme vërtetësinë jetësore me vërtetësinë specifike të artit të vërtetë dhe fenomenal.

A.Gjata përveç mendimit të tij kritik na jep edhe mendimet e kritikëve të tjerë të konfirmuar si shqiptarë edhe të huaj ,herë duke plotësuar e herë duke iu kundërvënë me fakte të bazuara në logjikë e dokumentacion të pasur bibliografik.Nëpërmjet elementit konvencional, kritiku A.Gjata ka motivuar bindshëm vërtetësinë jetësore me vërtetësinë në art,sepse ai ka punuar me forcë shpirtërore në tematikë, në brendësi e përmbajtje emocionale nga këndvështrimi i tij si krijues,e ka depërtuar në thelbin e fenomeneve të realitetit dhe botës shpirtërore të poetit-njeri për të zbuluar vërtetësinë dhe të vërtetën në art.

Nëse një piktor na jep një sy, një muzikant një vesh, kritiku na jep një pamje të së vërtetës,shkruan poeti grek J.Seferi.Kështu në përmbledhjen e kumtesave A.Gjata na ka sjellë jo vetëm, poetë, prozatorë, vlera e vlerësime,por edhe vetveten duke i interpretuar ato nga pozicioni i një kritiku e studjuesi të zellshëm.

Shpesh dëgjojmë lexuesin të bëjë pyetjen :”Çfarë ka dashur të thotë poeti këtu?” Lexuesi ka të drejtë të mendojë e hamendësojë por është kritiku që i vjen në ndihmë.Umberto Ego ka pasuruar bibliografinë tonë me artikuj e shkrime të ndryshme,ku në njërin prej tyre shkruan:”Në periudha të veçanta herë i është dhënë rëndësi krijuesit, herë lexuesit e herë veprës artistike,kjo në vartësi edhe të rrymave e zhvillimit të

tyre.Kohët e fundit i është dhënë përparësi lexuesit.”Kur e pyetën Nobelistin grek,Seferi në lidhje me mardhëniet e tij me lexuesin ai u përgjigj se diçka duhet të bëjë edhe lexuesi.Umberto Eko i jep mundësinë dhe të drejtën lexuesit të bëjë diçka por thekson se çdo vepër arti mbart brenda saj çelësat e interpretimit dhe nuk mund ta lejojmë interpretimin në duart dhe hamendjet e lexuesit,vetëm po qe se ai është një lexues perfekt, domethënë një lexues që fle e zgjohet me agoninë e interpretimit.Pra arrijmë në përfundimin duke iu referuar poetit grek Seferi, se diçka duhet të bëjë edhe lexuesi dhe ajo diçka që duhet të bëjë është të shtojë nga vetja diçka pasi e ka lexuar atë. Por pikat mbi i i vë kritika letrare,puna studimore çka i nevojitet aq shumë letërsisë shqiptare e artit në përgjithësi.

Pra “Trokas me ligjërime” vjen këtë herë poeti,shkrimtari,studjuesi e kritiku A.Gjata,një përmbledhje me artikuj ,studime e kritika letrare botuar nga shtëpia botuese” Milosao”Sarandë 2018,në të cilin nuk mungojnë recenca, parathënia e pas thënia nga profesorë,prof.dr e mjeshtër të fjalës të cilët kanë sjellë mendimet e vlerësimet e tyre për punën dinjitoze e vlerat e veçanta që sjell ky libër në kritikën letrare shqiptare.

Vetë titulli” Trokas me ligjërime” një titull poetik ky,është tregues i përmbajtjes së librit në përgjithësi dhe analizës së ligjërimeve në veçanti si të poetëve e prozatorëve edhe fjalës e mendimit të autorit.Pra janë dy fjalë të zbërthyera e të gërshetuara shumë mirë me njera-tjetrën : Pjesa e parë e titullit na parapërgatit se autori po troket në tema e tematika, probleme e problematika letrare”,të nxehta “ siç shkruan docenti Odise Çaçi në shkrimin e tij për librin dhe autorin e librit në fjalë.Gjuha arvanitase një zhargon apo një dialekt,pyet dhe përgjigjet autori me një hulumtim që hap diskutime e studime gjuhësore e historike.

Pjesa e dytë e titullit, “ligjërime” na bën të ditur për ligjërimet e poetëve e prozatorëve,dhe kjo mori krijuesish. kalon në diskutime e analizë të teorisë letrare,të burimeve letrare dhe hulumtime personale të F.Gjatës. Analiza që u bën fakteve, të dhënave historike si dhe argumentet që ai sjell e parashtron, flasin për punën e tij këmbëngulëse në fushën e gjuhësisë,historisë,një vizion i ri në studimet tona letrare,siç shkruan Prof.dr.Bardhosh Gaçe për librin në fjalë.

Meritë e autorit është Bibliografia e pasur që ai sjell,referencat e shumta ku ai konsultohet si dhe kodet e çelësat që i jep lexuesit për të shijuar e reflektuar një vepër artistike.

Fjalët hyrëse të A.Gjatës në të gjitha esetë dhe shënimet e tij diskurseve …përshkruajnë shkurtimisht apelin e fiksionit krijues që qëndron në potencialin e tij hulumtues,marrëdhënies mes leximit dhe krijimit,po aq dhe mes sprovave të shumta në këtë lëmi aq të vështirë ,po mjaft tërheqëse për autorin e këtij libri ..do të nisë Prof.dr.Fatmir Terziu esenë e tij titulluar”Gjata ose lexim-përgjigjja ndaj humanizmit-liberal.”

Arqile Gjata është poet, prozator studjues e kritik letrar.Ai ka lindur në qytetin e Vlorës dhe ka studjuar në Institutin e lartë të Shkodrës.Është botues I tetë vëllimeve me poezi,tre vëllimeve me prozë si dhe ka shkruar e mbajtur reçesione, referate, kumtesa në universitete brenda e jashtë shqipërisë.

Është autori I vargjeve të mrekullueshme “të zhurmshme” të vëllimit “Gratë e poetëve.”

Vijnë gratë e poetëve

Dallgë-dallgë,

mbushur shpirtin me këngë.

Këto gra me luk të ndryshuar

ditë e natë përtypin ëndrra

trullosur nga frymëzimet për burrat.

Gratë e poetëve idilike

“Natyrë e qetë” në kopshtin me ajër të poezisë

feksin si mollë e ndalueme

shembur mbi shtrat

të joshura

nga dashuria e burrave poetë.

Nuk u del shpirti pa u botuar libri

me fjalor muzike

“Gratë janë fajtore”




Begzad Baliu


18:42 (3 minutes ago)






I dashur Arqile!

Ndjehem shume i nderuar qe me vleresoni duke me dhuruar veprat studimore, duke me mundesuar qe t'i përdori ato në formën më të përshtatëshme.

Sgjëndet e te më mira për Ju dhe Familjen tuaj!

Begzadi


Me respekt, - Regards Prof.dr.Begzad Baliu Prodekan - Vice-dean Universiteti i Prishtinës - University of Prishtina Fakulteti i Edukimit - Faculty of Education E-mail: begzad.baliu@uni-pr.edu (official) bbaliu@yahoo.com (private) Tel: +377 44 173 596

Recensa nga Prof. Dr. Begzad Baliu dhe Pr.Dr.Zeqir Kadriu

STUDIUESI DHE SHKRIMTARI ME DHUNTI TË VEÇANTË KRIJUESE

1-Jetëshkrimi i qytetarit të angazhuar

Arqile Gjata është njëri prej krijuesve të veçantë në letrat shqipe. I lindur në Vlorë (1942) dhe i shkolluar në shkollën kombëtare, ai u largua nga atdheu me familje në Athinë duke pasur një formim të plotë kombëtar për zhvillimet politike, kulturore, historike dhe sociale në Shqipëri dhe jashtë saj, në rajon dhe në Europë. Duke qenë i formuar në kontekstin politik dhe kulturor shkrimtari, publicisti dhe studiuesi Arqile Gjata në Athinë iu bashkua atyre lëvizjeve kulturore, sociale e politike, të cilat në rrethanat më të vështira mbajtën gjallë vetëdijen kulturore, etnike dhe sociale e historike të emigracionit të fundshekullit XX në Greqi. Gjatë një çerekshkulli të angazhimit të tij në këto struktura kulturore, letrare e sociale në Athinë, mjeshtri ynë bashkëpunoi me shtypin shqiptar të kohës dhe me organizata të emigracionit shqiptar, duke shkruar tekste publicistike, skica të jetës shqiptare në këtë vend, tregime që më parë se sa sfondin estetik qiellor, kishin realitetin shpirtëror të shqiptarit në këtë vend, si edhe deklarata problemore dhe analiza më të gjera për gjendjen e emigracionit në Athinë dhe përgjithësisht në Greqi. Në këtë mënyrë, pra me angazhimin e shumëllojshëm dhe të shumanshëm në jetën shpirtërore, materiale dhe politike të emigracionit shqiptar në Athinë, shkrimtari, publicisti dhe studiuesi Arqile Gjata, e përplotësoi biografinë e tij jetësore dhe një pjesë të rëndësishme të bibliografisë së tij krijuese. Në të vërteti vazhdoi dhe plotësoi një traditë të krijuar disa shekuj me radhë në historinë politike, krijuese dhe jetësore shqiptare në Greqi, e cila kishte kulmuar në periudhën e Rilindjes Kombëtare.

2-Biografia e zgjeruar e shkrimtarit!

Gjatë jetës, përkatësisht qëndrimit në Athinë, Arqile Gjata i është përkushtuar në mënyrë të veçantë krijimtarisë letrare, fillimisht poezisë dhe prozës, por ndërkohë edhe esesë e studimit. Të kësaj natyre janë disa vëllime me karakter publicistik, estetik dhe studimor, sikur është ai për arvanitasin Aristidh Kolia (2000), i cili në fund të shekullit të kaluar, me jetën dhe me veprën e tij, qe bërë kulti post-rilindas i Lëvizjeve patriotike shqiptare kudo që ishin; bashkautor i kujtimeve të aktores vlonjate "Vaçe Zela - Je lulja më e bukur e jetës!" (2011); dhe i vëllimit me ese dhe mendime kritike "Një ese për jetën" (2010). Nuk e di a është e nevojshme të thuhet se mjafton të shihet vetëm përzgjedhja e temave dhe e personaliteteve kulturore e kombëtare për të kuptuar dhe për të vlerësuar qëndrimin atdhetar të autorit ndaj trashëgimisë sonë? Personifikues të tij janë atdhetari dhe këngëtarja që për më se një gjysmëshekulli ishin sinonim i virtyteve më të larta të kulturës sonë, të historisë sonë; atdhetari që në kulmin e krijimtarisë së tij, kap majat e betejave të tij jetësore e shkencore, në kurorën e të qenit kulti i djalërisë shqiptare në Greqi, Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë në Kosovë; si dhe këngëtarja që me zërin e saj, më këngët e saj, me bëmat e saj, e mbante të bashkuar kombin edhe atëherë kur ishte i ndarë mes gjembash me rrymë; dhe që kishte lënë amanet, që trupi i saj nga emigracioni, fillimisht të zbres në tokën e Kosovës e pastaj në varrezat e Tiranës.

Pjesën e dytë, mbase më shpirtëroren, e jetëshkrimit të tij e përbëjnë vëllimet me poezi. Ato nuk janë as të pakta dhe për më tej kanë vlera domethënëse për biografinë e tij shpirtërore, materiale e kulturore, prandaj jo rastësisht, autori, më parë se sa me të tjera vlera krijuese është identifikuar me krijuesin, përkatësisht, shkrimtarin. Fjalën e kemi për veprat poetike, përkatësisht me vëllimet me poezi “Kur trazohet jeta”(2005); “Kurorë me ngjyra“ (2006); "Jeta me vjen si poezi"(2010); “Gratë e poetëve”(2009); vëllimin me poezi të zgjedhura "Kur thinjet deti" (2012); si dhe vëllimin me tregime: “Qyteti që kërkon muzikë”(2012).

Në qoftë se mund të themi se krijimtaria e tij letrare tregimtare, në njëfarë mënyre a një tjetër, ofron senstin e tij prej polemisti, gazetari e pamfletisti i kohës, krijimtaria e tij poetike në fushë të poezisë është plotësisht e çliruar prej përbërësve të jashtëm. Përkundrazi, ajo përfaqëson gjithë shqetësimet e brendshme shpirtërore të jetës. Prandaj nuk është e rastit, pse gjatë kësaj kohe, shkrimtari ynë Gjata, përveç vëllimeve të veçanta me poezi është kujdesur që të botoj edhe një vëllim tjetër me poezi të zgjedhura. Poezi të zgjedhura të këtij autori janë përzgjedhur në disa nga antologjitë tematike dhe estetike të kohës, sikur janë vëllimet “Itaka e fjalës” dhe “Qiejt e shpirtit!”, si dhe vëllimit dygjuhësh rumanisht-shqip “Çelsi i shpirtit”, cikli i poezive në gjuhën rumune në revistën “Hahemus” etj. Kështu, nëse me angazhimet e tij qytetare në Athinë Arqile Gjata krijoi biografinë jetësore të tij, me të cilën vazhdon të komunikoj në ambientin ku jeton, kryesisht ndërmjet Athinës dhe Vlorës; me krijimtarinë e tij letrare dhe sidomos poetike, ai ndërtoi biografinë kulturore dhe shpirtërore, me të cilën vazhdon të komunikojë në një hapësirë më të gjerë nacionale dhe ndëkombëtare, për faktin se ai krijimtarinë letrare e ka botuar jo vetëm në gjuhën shqipe po edhe në gjuhë të tjera greqisht, italisht, anglisht.

3-Prej krijimtarisë letrare te studimi i tyre

Libri më i ri i Arqile Gjatës mban një titull jo shumë të zakonshëm Të pikturosh fjalën...të pikturosh dritën, i cili vetëm i ndihmuar nga nëntitulli (Mozaik letrar), të bën të kuptosh përmbajtjen e tij. Duke qenë artist i fjalës më parë se sa studiues i saj, ai ka përzgjedhur një titull që më shumë sjell domethënien e dorës së piktorit se sa pendën e studiuesit. Prandaj edhe nuk është e rastit që në tekstet e tij të përfshira në këtë vëllim janë trajtuar apo bashkuar, kur bashkë e kur ndaras, poezia dhe letërsia popullore, përkatësisht lirika shqipe; proza dhe eseja, reportazhi i karakterit historik dhe proza e jetës, përkatësisht imagjinarja si reflektim shpirtëror në vend të deskriptivitetit si natyrë historike.

Tekstet e kësaj natyre hapen me studimin përkushtues mbi ndikimin e folklorit të krahinës etnografike të Labërisë në poezinë e Ali Asllanit, Nexhat Hakiut dhe Fatos Arapit. Ç’është e vërteta një studim i kësaj natyre mungon në letrat shqipe jo vetëm për grup autorësh, po edhe për autorë të veçantë, e aq më pak për periudha të caktuara. Diskutimet, përkatësisht vlerësimet në këtë drejtim janë të shumta dhe të gjithanshme. Sigurisht mbi të gjitha për natyrën gjuhësore dhe stilistike të vlerave. Nëse për autorin e parë Ali Asllanin, mund të thuhet se mori shumë nga letërsia popullore dhe këtë ndikim e njohin të gjitha dijet e deritanishme, të evidentuar edhe në tekstet shkollore, për shkrimtarin e dytë Nexhat Hakiun, kjo dije na ka munguar qoftë në përmasa njohëse qoftë në përmasa akademike. Ndryshe ndërkaq mund të thuhet për autorin e tretë, vepra e të cilit me kohë, krahas Kadaresë dhe Agollit, i ka kaluar kufijtë e njohjes së saj brenda lexuesve e studiuesve në gjithë hapësirën shqiptare. Njohjet e deritanishme, gjithashtu kanë reflektuar shumë për përpunimin e shkëlqyer që studiuesi, prozatori dhe poeti ia ka bërë letërsisë popullore. Në të vërtetë duke qenë njohës sistematik i epikës dhe lirikës shqiptare Arapi arriti ta përpunojë atë në atë përmasë të cilën nuk e bënë paraardhësit dhe bashkëkohësit e tij.

Studimi tjetër me titull identifikues “Musine Kokalari - e vetmja poete e shkrimtare femër e viteve 1935–1945”, nxjerr në pah edhe një anë të biografisë jetësore dhe të bibliografisë shkrimore, të njërës prej femrave krijuese, mbase më të panjohura në letrat shqipe. Në të vërtetë duke bërë portretin e saj poetik, ai përplotëson edhe anë të tjera komplementare të kulturës së saj të gjithanshme, por edhe shumë tragjike në jetën shqiptare.

Në vazhdim autori sjell një vështrim të njërës prej shkrimtareve të kohës sonë Lida Lazaj, e cila, sikur konstaton ai, vjen në tryezën e poezisë së sotme me forma, dendësi stilistike, figuracion, kuptim, kontekst dhe ambiguitet të vargut. Në të vërtetë, reflekton studiuesi ynë Arqile Gjata, si e tillë “poezia e Lida Lazajt është një sinteze mendimesh e ndjenjash të purpurta, të cilat varen nga këndvështrimi i lexuesit që gjykon për to, nga situatat dhe dilemat kur autorja i hedh këto vargje në letër, nga niveli kulturor i saj, për të shprehur sa më shumë botën e saj në lidhje me realitetin ku jeton, me muzën poetike se si kjo “magji” vjen, dhe sa pragmatiste është në ato që shpreh brendashkruar poezisë së saj”. Kjo është edhe arsyeja pse qasja e tij ndaj kësaj poezie është e karakterit gjuhësor, stilistik e sistematik. Brenda këtij vëllimi studimor e kur e kur edhe eseistik, është botuar një vlerësim tashmë i bërë shumë herë publik ndër mediet elektronike dhe të shtypura në hapësirën shqipfolëse të globit. Fjala është për romanin e shkrimtarit Nevruz Abilekajt, “Shoku Hiç”, përmbajtjen, tematikën, stilin gjuhësor, intrigën dhe gjithë boshtin filozofik, të të cilit e ka sjellë në mënyrë të gjithanshme. Në të gjithë këta përbërës romanor autori ka sjellë reflektime nga më të gjërat dhe nga më të gjithanshmet. Këtij studimi mbase më mirë do të ishte t’i paraprinte një studim tjetër me karakter historiko-letrare dhe krahasues. Fjalën e kemi për njërin prej studimeve më të kompletuar të këtij vëllimi “Elementët estetik dhe personazhet e poezisë së Murat Isakut”. Shkrimtarët Murat Isaku dhe Abdylaziz Islami janë bardët e poezisë shqipe në njërin prej ishujve të shumtë të trojeve shqiptare, kësaj radhe në Maqedoni. Sado që jetën shoqërore dhe letrare e kanë bërë në këtë cep të trojeve etnike shqiptare, ata janë formuar dhe disa nga veprat e tyre i kanë botuar në Shkup, sado që veprat më të mira dhe më të realizuara i kanë botuar në Prishtinë. Duke qenë krijues që majat e tyre i kanë arritur në vitet ’70-‘80, ata pas kësaj periudhe sikur filluan të harrohen në letrat shqipe.

Dekadën e fundit, në shtypin shqiptar dhe sidomos në hapësirën internetike shqiptare studiuesi Fatmir Terziu është një nga përfaqësuesit më tipik të mendimit kritik dhe krijues, prandaj reflektimi i Arqile Gjatës përmbi krijimtarinë e tij letrare paraqet një anë të rëndësishme të koncepteve teorike dhe letrare jo vetëm për këtë autor po edhe për shkrimtarë të tjerë të kohës sonë. I kësaj natyre, sa teoriko-letrare aq edhe persiatëse e filozofike është artikulli për krijimtarinë letrare të poetit Myslim Maska, por reflektimet dhe përkufizimet për Terziun shkojnë përtej një vlerësimi të rastit dhe brenda një vepre, sepse ai, sipas autorit tonë është “një intelektual, sikur do të thoshte shkrimtari dhe gazetari Ramiz Kelmendi, me I (të madhe), studiues dhe kritik “i thirrur” në letërsinë shqipe, që t’i falë asaj mendjen dhe potencialin e tij si personalitet i çmuar në fushën e studimeve dhe të kritikës së sotme shqiptare”. Në të vërtetë, vazhdon Z. Gjata, “Profesor Fatmir Terziu me vullnet dhe inteligjencë mendore, i pasur me kulturë dhe dije shumë të thella shkencore nga shumë fusha të kategorive filozofike e botëkuptimore, gjuhësore e letrare, gjurmues, hulumtues dhe një mjeshtër në gjetjen e atyre vlerave dhe talenteve, e atyre prurjeve, që duhen pasqyruar, promovuar dhe të individualizuar në tërë botën letrare shqiptare është tejet i veçantë e dinjitoz në penën e tij, ne mendimin e tij filozofik dhe në studimet e tij shkencore”.

Në krijimtarinë letrare të dy dekadave të fundit, në mesin e krijuesve, e sidomos prozatorëve shqiptarë që ka treguar individualitet të plotë është edhe romancieri e tregimtari i dalluar Ardian Kristian Kyçyku, të cilin e ka bërë objekt në veprën e tij, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në romanin e tij “Homo çkena”. Ky roman, thekson autori “është një bukuri e vajtueshme, pikëlluese dhe një realitet, që ka një qendërshikimi të çuditshëm. Fuqia e fjalës së autorit na bënë të jetojmë në një kohë jo normale, që lexohet si histori e mërgimtarëve, si lëvizje të personazheve, që kryqëzohen mes ndjenjave të fuqishme ku ndeshen e çuditshmja me realen, fjala brilante me absurdin estetik, bota e madhe shpirtërore me vrojtimet e tejdukshme të mendimit, të shtrira këto në kohë sipas trio-raportit, dje, sot, nesër”. Po kështu mund të thuhet edhe për krijuesin kompleks në disa gjini dhe lloje të krijimtarisë letrare, duke përfshirë këtu mediet dhe artin e saj Roland Gjozën, si dhe misticizmin e realen e trupëzuar në disa tregime të autorit Gëzim Strora, apo edhe për romanin e Thanas Mediut, një shkrimtar i llojit të veçantë që kërkon të ngrohë çdo lexues që ka dëshirë të lexojë prozë (roman) me përshkrimin dhe portretizimin e personazheve e karaktereve të tyre, të botës së tyre, jo thjesht si një ecje e zakonshme nëpër faqet e romanit, por ethshëm e me padurim për t’i njohur ata dhe për të zhbiruar çdo skutë e çdo gjë të qenësishme, emocionuese dhe ëndërruese.

Një gazetare dhe krijuese me potencë të dukshme në shtypin elektronik e internetik viteve të fundit është shfaqur edhe shkrimtarja Raimonda Moisiu, kur nga Amerika e kur nga Europa, ndërsa një model tipik i hapësirës së brendshme është ajo e Fatime Kullit, me të cilat një autor i angazhuar si Z. Gjata, i cili e bën jetën e aktivistit në mërgim, është e natyrshme të merret. Dhe është mirë që është marrë, sepse si askund tjetër portreti i tyre merr përmasat e duhura të krijueseve me një gjallëri të pasur imagjinative.

Një kapitull më vete në këtë vepër paraqesin esetë e tij, për të mos thënë një cikël esesh me titull “Raportet midis së tashmes dhe të kaluarës”. Do të doja që me këtë cikël esesh të merrem gjatë, gjerësisht dhe në mënyrë të shumanshme. Ese a përsiatje, reflektime apo diskutime, kujtese apo obligim ndaj së kaluarës. Mund të përkufizoheshin kështu apo ashtu... Në një mënyrë apo një tjetër... Mbi këtë cikël esesh mund të mbishkruhej nga secili lexues një cikël tjetër, njëfarë mbishtrese, mbishkrimi, mbivendosje apo krejt ndryshe. “Më pëlqen të shkëmbej vështrime me të shkuarën, me kohën e ikur të jetës, sidomos tani që edhe ëndrrat na janë rralluar ca!”, - shkruan autori që në hyrje të tyre. A nuk është ky një sens, një ideal, një pretendim i gjithë brezit, përkatësisht i të gjitha brezave, që tashmë kanë realizuar veten, idetë, përpjekjet e tyre, por ja që kanë edhe shumë ëndrra të parealizuara. Ato janë ëndrra fëmijërie, ëndrra shpirtërore e materiale, tema të mëdha të etinicitetit tonë, të kulturës sonë, të qytetërimit tonë.

Vëllimi i Arqile Gjatës mbyllet me një cikël opinionesh për veprat e disa prej krijuesve të kohës sonë. Këtij kapitulli i prin shënimi për poezinë e Armela Hysit, Stefan Martikos, Irena Ilo Gjançit, Alush Avdylit, Spiro Qirxidhit, Katerina Dhimes, Abas Goxhajt etj. Shembullin e këtyre vlerësimeve mbase më së miri e shpreh me paraqitjen që i ka bërë shkrimtarit Spiro Qirxidhi: “Mund të them me bindje se romani “Rishfaqja e Noes” është një pikëllim brilantësh ende të pa shpërndarë në botën e letrave shqipe. Me siguri ky roman do jetë “modeli” i vlerave artistike e letrare të një shkrimtari rebel e i çmendur i romanit në të ardhmen”. Të kësaj natyre, padyshim janë edhe shënimet për veprat e tjera dhe për autorët e tyre. Në të vërtetë ato janë vlerësime e më shumë përsiatje dhe reflektime për botimet e disa prej krijuesve me poezi dhe trajta të tjera të tekstit letrar, ese e romane. Janë shënime dhe opinione për gjuhën e tyre, për tingëllimën e vargut të tyre, për semantikën shumështresore të poezisë a të mendimit të tyre, për rrafshin tematik dhe horizontin e pritjes së tyre.

Me të gjitha këto studime, vlerësime, kritika, ese e përsiatje të tjera të kësaj natyre, studiuesi, publicisti dhe poeti Arqile Gjata përmbyll një vëllim me interes në letrat shqipe.

Prishtinë, më 17 shkurt 2017 Prof. dr. Begzad Baliu



Arqile Gjata -Poeti i dhimbjes, dashurisë, traditëse e besimit! Një këndvështrim letrar rreth vëllimit me poezi “Gratë e poetëve”, të poetit Arqile Gjata Shkruar nga Raimonda MOISIU

Shfaqja e poetit Arqile Gjata, në letërsinë shqipe, nuk erdhi rastësisht, por edhe as papritur. Vëllimet e para të tij me poezi: “Kur trazohet jeta”(2005), “Kurorë me ngjyra”(2006), një monografi në vitin 2000, dhe vëllimin me tregime “Qyteti që kërkon muzikë”- janë jo vetëm kuptimplote, jo vetëm produkt I talentit të tij , por gjithashtu një dëshmi e prirjeve letrare dhe shijes të pranueshme të kohës në të cilën ato janë shkruar. Këtë vit poeti Arqile Gjata, nxorri vëllimin e tretë me poezi me një titull sugjestionues e sinjifikativ, ”Gratë e poetëve”. Vëllimi përmban poezi lirike , me ton qytetar, intelektual, patriotik, kujtime, mall, dhimbje, dashuri, të cilat shprehin ngazëllimin dhe enthusiazmin e një komuniteti të brishtë, në rastin tonë si te poezia “Gratë e poetëve”-si një fitore e arritur, në liri, progresin social, romantizmin , frymëzimin e frymëzuese, deklamimi I bukurisë shpirtërore e trupore të tyre në vjershërimin klasik. Eksperiencat jetësore dhe përkushtimi krijues me të si ciltërsia e ndjenjave, humbja, dhimbja, vetmija, dashuria, shpresa, intimiteti, ngazëllimi apo enthusiazmi-do të jetë me vënd të them - se këto sentimente të jetës, -poeti i ndjen të nevojëshme t’u japë zë duke I hedhur në poezi. Poezia e poetit Gjata është rrëfyese, -jo abstrakte-ajo del nga realiteti aktual I botës që jetojmë dhe thjeshtësia e jetës së përditshme. Muzat, meditimet dhe spekulimet rreth jetës, gjërat e përjetëshme të ekzistencës humane, - jetës e vdekjes. Ja si shprehet poeti rreth realitetit jetësor: “Me jetën u takova në të gdhirë, mu duk e gjatë në fillim.. Nga kujtimet e viteve dhe trokitjet e stinëve po vijnë… ..të më vjedhin duartë të më marrin zemrën… Ndërsa në poemën:”Në muzeun e monumenteve”, citojme vargjet e para : “. Gurë, gurë deri lart në majë, butësisht si pëllëmbë të fjetura statuja të gurta më përshëndesin…., -Këto vargje të vendosura në strofë, I japin rrjedhë procesit të transformimit të dukshëm:mendimi e ndjek këtë proces-në fakt e nxjerr dhe e prezanton atë , - se një kompleks mamorfozash të imazhit është treguar. Kursi logjik i këtij transformimi nuk është në ndjekjen e procesit të vërtetë, por në përpjesëtim të vetë ndryshimit. Vetë titulli I poezisë “Në muzeun e monumenteve”, e cila duhet të indikojë përkatësisht, anën teknike të ndryshimit ose mundësisht disa ndryshime sociale, kanë kuptimin e një nxitje të fshehtë , që tregojnë vetveten vetëm në vargjet e para,, kështu njëra merr impresionin, që poema funksionon vetë, sepse edhe vetë autori fshihet aq mirë,-shprehja duket të përmbajë në vetvete një logjikë të vetbrëndëshme. Ndodhia e metamorfozave është produkt e ngritjes në rrjeshta antagoniste, si:gurë, pëllëmbë, butësisht, statuja, gurta etj. Te poezia:”Sa e donte nëna diellin”, është prezent dedikimi në orientimin përgjithësues të vargut, gjithashtu, dhe cfarë është e rëndësishme, - fillimisht në vargjet, e cdo strofe. Kështu në strofë është përmbledhur densiteti I ndjenjës së shprehur si një aspiratë sublime si dhe fuqisë shpërthyese të dashurisë së nënës përmes mendimit filozofik dhe sendeve që e rrethojnë -për diellin, për fëmijët, , thurrte trikot e fëmijëve, buzëqeshte, apo ujiste lulet, borzilokun e babait, përkushtimi I nënës për të sjellë e rritur ardhmërinë, brezat: “Sa e donte nëna diellin! Dilte në kopësht maste qiellin! Më pastaj ujiste lulet dhe borzilokun e babait. -.- Nëna mblidhte copëza drite, për fëmijët. Pranë sobës bukën thekte , e heshtur thurrte triko… -.- Sa I shkonte nënës buzëqeshja, Shtrinte krahët të fshinte lotët e mendimeve, Flladi I mbrëmjes Të gjithë bashkë na mblidhte… Tema patriotike cfaqet te poezia “Kështjella e Portopalermos’”, ku autori me mjeshtëri artistike e figura të goditura na ka dhënë ndjenjat dhe shpirtrat, patriotizmin, aspiratat dhe idealet janë shprehur nëpërmjet identifikimit të poetit me kështjellën e Ali Pashë Tepelenës buzë Jonit, bedenat e kështjellës, dashuria, Vasiliqia, -me natyrën që e rrethon dhe është aftësia e tij krijuese të vendosë veten në kohën dhe hapësirën e së tashmes e të së ardhmes. Kështu ai ka nxjerrë në drite dy cilësi historinë dhe ata që e bëjnë historinë. Pikërisht lexo vargjet: “Unë, anonimi I sotëm, Si në kohëra të ngjashme, Gdhendur ndër bedena, Mbi shpatulla kam hedhur misterin e detnajës, Që qarkon Kështjellën e Vasiliqisë Me shpresë se muret do të flasin…. Te poezia “Gratë e poetëve”, nga ka marrë edhe titullin ky vëllim me poezi, poeti Gjata ka dhënë gjithë esencën e një krijimi, I cili përmban në brëndësi cilësinë e të gjitha krahasimeve dhe shoqërimet, -që krijojnë botën e poetëve, që sjellin frymëzimin e tyre, është GRUAJA- botën rreth saj e brenda saj, për të shprehur atë universalen, ekzistencën e burrit –dashurinë-frymëzimin! Kjo është arësyeja që zhvendoset nga vargu në varg në cdo moment të ditës që poetët e gratë e tyre gjejnë vetveten: “Këto gra me luk të ndryshuar, Ditë e natë përtypin ëndërra, Për burrat e trullosur nga frymëzimet Gratë e poetëve, idilike, “Natyrë e qetë” në kopështin me ajër të poezisë, Feksin si mollë e ndalueme, Shëmbur në shtrat, të joshura, Nga dashuria e burrave poetë. Dashuria reciproke dhe frymëzimi nga kjo dashuri, janë vendosur në natyrën e vetvetes, të muzës, me qëllim për të qënë një fenomen I barabartë me të gjitha të tjerat. Edhe poezita e tjera që përbëjnë këtë vëllim poetik krijojnë mesazhin e pastër, të ndjenjës së bardhë :Dashurisë njerëzore! Dhe së fundi, bota poetike e poetit Arqile Gjata konsiston në vizionin , shpirtëror, real e virtual të ekzistencës humane, e arësyeshme brënda përmbajtjes gjenetike të burrit, nëpërmjet gjërave që ai mëson nga tradita e besimi, hapësira e koha, në të cilën ai ka ndërtuar krijimtarinë e tij. Vëllimi me poezi “Gratë e poetëve” është redaktuar nga Grigor Jovani, dhe Korrektor Vangjel Pici. Të dy këta kanë bërë një punë profesionale dhe të admirueshme. Kopertina ka një përzgjedhje të vecantë nga Olta Kotti, -një montazh I ngjyrës së kuqe-simboli I dashurisë dhe gratë e poetëve që venerojnë dashuri e frymëzim në sfond. Parathënja e librit nga kritiku, studiuesi, shkrimtari, përkthyesi, Akademik Fatmir Terziu. Pasthënja e librit nga Vangjel Pici, krijues, mësues I letërsisë I shumë brezave. Libri ka një botim të kënaqshëm dhe profesionist nga Shtëpija Botuese “ Ada ”, me botuesin e saj, Roland Lushi.



STUDIM NGA Prof.FATMIR TERZIU

FALENDERIME, RESPEKTE DHE MIRËNJOHJE PËR PROFESOR FATMIR TERZIU!!!

Kur aestetika poetike pasurohet mes ditarëve të jetës Dr Fatmir Terziu on 26/05/2016 08:31:00

Kur aestetika poetike pasurohet mes ditarëve të jetës edhe vetë fryma poetike qaset nga ritmika, lirshmëria, bukuria e leximit. Në jo pak raste e kam ndeshur këtë tek mjaft poetë “modestë”, tek mjaft të tjerë që “alarmojnë” me fjalët dhe tek disa që “vrasin” ende pa dalë në jetë një varg të quajtur ‘poezi’. Kjo vjen nga njohja dhe mosnjohja e vetë jetës. Njohja e jetës nuk është thjesht lexim. Nuk është as thjeshtësia e një togfjalëshi “por një koncept i gjerë dhe një proces që nuk ka fund”. A mjafton kjo për poetin? Duhen parë me kujdes se janë tre momente që ndikojnë pa u ndjerë në thellësi të mesazhit poetik;

Së pari, qëndrimi aktiv në procesin e njohjes së jetës, së dyti të njohë jetën poeti, do të thotë të njohë edhe zhvillimin e kulturës artistike bashkëkohore të shoqërisë, dhe së treti njohja dhe përcjellja e proceseve dhe ndryshimve në kohë, hapësirë dhe vend.

Mes kësaj triambule vetë jeta e udhëheq poetin drejt aestetikës poetike, që pasurohet realisht dhe merr jetë edhe nga takime të mirëorganizuara letraro-artistike. Në një nga takimet e fundit letraro-artistike, që bëhen në mjedisin krijuesshqiptar në Greqi, (në fakt që i japin jetë vlerave dhe fateve të krijuesve e më gjerë, duke mbushur hapësirën e zbrazur të përkujdesjes shtetërore) poeti Arqile Gjata lexoi një poezi. Poezia e tij “Unë jam Ajo...” me një përemër vetor “femëror”, pasoi dhe një përzgjedhje të kohëve të fundit me një përkushtim të autorit nga e vetmja poete femër e viteve 1937–1945, Musine Kokalari, për të cilën (këtë të fundit), poeti Gjata u përkujdes duke përzgjedhur: “T’isha një lule...” (M.Kokalari, Vepra e parë, f, 95); “Anës detit” (Musine Kokalari, Vepra një, Shtëpia Botuese “Geeer” Tiranë, 2009, f, 82.); “Në gji të nënës”, M. Kokalari, Vepra e parë, f, 78.) etj. Mjedisi poetik me të cilin ai “komunikoi” formoi një diskurs, tek i cili “Unë jam Ajo.../në çdo kohë e freskët,/në qiejt e natyrës jam “sundimtare”, kaloi jo pak vëmendje, pasi prurja maskuline për një element femëror nga vargu i poetit shtoi tërësinë strukturore dhe me këtë rast shpotiti vëmendjen. Pse? Së apri jo se një poet shkruan për ndjesinë femërore, as dhe për të vënë në dukje karakteristikat e seksit tjetër nga kundërshti dhe aestetika të ndryshme, por nga një fakt që përbën një faktor didakt në poezinë e pjekur të Gjatës. Dhe ky lidhet me fundin mashkullor të vargut dhe me atë feminin të tij. Fundi mashkullor dhe fund femëror janë termat e përdorur në metrikë, studimi I formës vargore. “Mashkullori mbaron”, ose përfundon në varg i referohetnjë linje që përfundon në një rrokje të theksuar dhe pse ajo ka qasje femërore: “mos më thoni:/-Je e bukur!/Jam femër elegante/fryma ime është buzëqeshje.” (Gjata, Unë jam Ajo...). “Feminine, duke i dhënë fund feminin” është e kundërta e saj, duke e përshkruar një linjë që përfundon në një rrokje stresvogël.

Si përkufizim është i aplikueshëm në shumicën e rasteve, megjithatë, për një karakterizim më të rafinuar le ta ndjekim këtë vazhdim të poezisë në fjalë: “Nuk lodhem nëpër ëndërrimet e jetës,/puthjen e kam të kuqe, /e dua muzikën e seksit,/di të falë përkëdheli...” Kjo poezi, si edhe e cituam, që u lexua në takimin poetik shumë të sukseshëm, me pjesëmarrje të gjërë dhe me nivel shumë të lartë artistik, sipas vetë autorit Arqile Vasil Gjata, përfundon kështu: “Ju lutem, mos pëshpërisni:/-Je e marrë!” (Nga ditari i jetës)”. Ky ditar jete ka kohë që merr jetë në formatin poetik të Gjatës, tek i cili ka batica dhe zbatica të ndryshme poetike, por që në thelb e paraqesin një emër krijuesi të lidhur me vetveten, me personalitetin e tij krijues. Kjo përforcon leximin dhe rileximin e hershëm të poezisë së tij. M’u desh mjaft kohë që të lexoja e rilexoja poetin Arqile Gjata. E pashë poezinë e tij në ditët që lamë pas, muajt që ne u njohëm me poezinë e tij, vitet që ai ia ka përkushtuar vargut dhe bukurisë së tij. Në këtë „udhëtim“ lexuesi të interesuar pashë dhe ndjeva mes gjuhës, vargjeve, mesazheve, edhe energjinë e tij të veçantë. Por ngula në mendje poetikën e tij të mprehtë e të veçantë, ndoshta atë që mjaft të tjerë kërkojnë ta kenë. Është një ‚poetikë‘ që del nga shpirti, nga ndjenja, nga të gjitha anët e komponentit përbërës të shpirtit të tij të dhimbshëm, përvuajtës. Më së fundi rilexova ciklin e tij të hershëm, „Nata e Dhimbjes“ dhe ri-fiksova sërrish këtë poet që flet qartë, që ka stilin, gjuhën dhe vargun e tij tipik dhe tipologjik. Është një poet që krijon dhe lëvron vargjet e lira, sepse ato janë të çliruara nga metri, dhe se natyra e çiltër e tij është e tillë, e lirë, e çliruar nga gjetja dhe humbja e kohës. Vargu i poezisë së tij në të shumtën e rasteve është i çliruar nga ritmi i rregullt, por ka në thelb ritmin fjalë-mesazhier, është i çliruar nga rima, por ka sensin e një të lexuari rrjedhshëm, me nge, kuptueshëm. Në poezinë e Arqile Gjatës, gjejmë muzikalitetin e një poezie me varg të ndërlikuar që mbështetet në organizimin e njësive ritmike të rëndësishme dhe në ritmin që organizon njësitë kuptimore dhe tingëllore. Mjafton të lexosh ciklin e tij dhe të kuptosh këtë. Tek poezia „Fjalët“ e gjejmë atë dukshëm. Tercina (strofa treshe) e tij flet qartë: „Kur fjalët bëhen re të zeza,/e vijnë me pickama mbi dritaret e shpirtit,/ato bëhen gra të përdala....“ Dhe po ta shohësh këtë poezi se është realizuar në Athinë, natyrshëm e kupton edhe shpirtin e përdhimbur të poetit, shpirtin e një krijuesi, që tashmë flet qartë dhe ka gjuhën e tij të vërtetë, tipike, natyrshëm kalon kohën me të cilën ai flet në varg, harron moshën e tij dhe menjëherë sjell parësisht atë që duhet dhe duket vërtet reale për tu thënë me ndjenjën e leximit. Me ndjenjën e leximit të poezisë së tij dhe me ndjenjën e një poezie, që më ndjeu pashë se vargjet e tij janë një peshë e rëndësishme fjalësh, që ashtu si atëherë kur u shfaqën në poezinë evropiane me emërtimin në gjuhën franceze (ku dhe ka lindur) vers libre – varg i lirë. Këto vargje lindën atëherë si shprehje e nevojshme e nevojës së brendshme të poetit si një domosdoshmëri e strukturimit të përmbajtes, dhe tashmë në ciklin e Gjatës kanë një arsye më shumë të lindin e fiksohen si të tilla, pasi ato pasqyrojnë botën e tij të brendshme e të ndjeshme. Ky pikërisht nga rrethana të tilla. Por këto shenja të tilla poetike, që shmangen nga tradita e vargëzimit I gjejmë edhe në poezi të tjera të krijimtarisë së tij. Madje ato kanë shmangje nga tradita e vargëzimit. Asdreni tek „Psallme murgu“ (1930) krijoi dhe strukturoi në këtë mënyrë. Kadare krijoi „Llora“ dhe në mënyrë perfekte realizoi një dukuri që tashmë duket e zakonshme në poezinë e Gjatës. Poezia „Llora“ e Kadaresë ka një ngjashmëri në strukturë dhe në filozofinë e shprehjes me poezinë e Gjatës, „Poetët e Harlisur“: „Poetët e Harlisur/brigjeve të fjalës,/dhëndurë të poezisë syshkruar,/mos ma prishni buzëqeshjen e varrit të nënës./Nga cepat e vargjeve rrëshqasin lot dhe shpresë,/Jo copra litari për fjalën e lirë...... Duke parë poezinë e Gjatës në kënd më të ngushtë, shikon edhe fuqinë e personifimit të tij poetik, që krijohen në lidhje të ngushta me shpirtin e tij, me ndjeshmërinë e tij. Janë ‘dhëndurë të poezisë syshkruar’, thotë poeti për poetët, dhe poeti u vesh poezive metafora dhe fjalë figurative si « syshkruara », këtyre gjërave pa shpirt, sikur ndjejnë dhe janë tamam ajo plotësja e shpirtit dhe ndjenjës së poetit. Një tipar tjetër dallues poetik i krijuar nën peshë emocionale është edhe elokucioni, që ka të bëjë me zgjedhjen e fjalëve dhe vendosjen e tyre në varg, në mënyrë të tillë që të ushtrojnë ndikim sa më të madh. Dhe këtu shihen qartë, sidomos tek poezitë «Pagjumësia. », «Rrugëve të Fjalës», «E shkriva moshën » siç janë shprehësia, qartësia, veçantia, pastërtia gjuhësore, eleganca, veçantia ideale, harmonia etj. Stilistika letrare e poezisë së Gjatës është një funksion i qartë dhe një harmoni e nevojshme në lidhje me gjithë detajet e poetikës. Këtu mer jetë poezia e tij dhe mbetet si një krijim ritmik i botës së tij të brendshme e të ndjeshme. Edgar Allan Poe thotë : «Poezia është krijimtari ritmike e së bukurës në fjalë». Dhe këtë e kryen edhe poezia e këtij poeti në shpirtdhimbje, por edhe në një ridimensionim aestetik të fjalës, vargut, tërësisë së figurave me të cilat ai krijon në qetësinë e vet modeste e të pasuruar nga ditaret e jetës.

Prof. ISKRA THOMA

Urime per kete pune shume te madhe i nderuar Arqile. Me bejne pershtypje studimet dhe analizat kritike te shkruara me kopetence e profesionalizem sigurisht, por edhe me nje pasion te dukshem qe tregon se ju e ndiqni procesin letrar me vemendje.

Ju falenderoj per dergesat, do t’i lexoj me vemendje. Ndoshta kur te jeni i lire per respekt do t’iu dergoja edhe une librin tim te fundit me tregime e publicistike “Jetë buzë detit”, nderkohe dua qe te ripunoj librin me kritika e studime “Individualitete dhe vepra letrare”, ju besoj e keni pare, ndoshta do nje spastrim nga citate te panevojshme po qe ne kohen qe u botua ishin te pashmangshme. Ndoshta dhe bashkepunojme. Shume te fala mikes sime te rinise. Kalofshi sa më mire e suksese te metejshme. Me respekt

Iskra Tata Thoma

Inviato da iPhone

iskhoma <iskrathoma@gmail.com>


Mon, 20 Apr, 21:38






Faleminderit i nderuar Arqile. Eshte nje pune shume e madhe po desha t’ju pyes ju skedat librat, dosjet me shenime i mban i me vete? Ku punoni ne Greqi apo Vlore? Per nje studiues eshte e veshtire levizja. Shume dokumenta e libra besoj i keni gjetur ne greqisht ne Athine. Jam kurioze ta di si punoni.

Te fala bashkeshortes

Qofshi me shendet!

Me respekt

Iskra Thoma

t8rtl tSulSpoTnletsoar a20no1redrt3 · Athens ·

KRITIKA

“Ëndrra pa qiell” mes tre elementëve kryesorë

Font size: Decrease font Enlarge font

Fatmir Terziu 08/10/2013 11:46:00

image “Ëndrra pa qiell”

Tre elementë kryesorë dallon në leximin e vëllimit poetik “Ëndrra pa qiell” të poetit Gëzim Strora. Loja e imazhit, muzikaliteti dhe kuptimi shtresor, apo ai që mbart mesazhin. Të tre këto elementë të quajtur phanopoeia, melopoeia dhe logopoeia karakterizojnë poezi të tilla si “Grisa shikimin e Afërditës”: ‘i ulur aty ku dikur putheshin Perënditë/bënin dashuri me erën/nga sënduku i mykur ku kishim/lënë vetëm gjurmët e premtimeve/grisa atë shikim të Afërditës...’ apo “Oshëtima e erës”: ‘oshëtima e erës krismë dyfeku e thatë, brigjeve/mbështeti grindjen...’. pas këty fakteve shihet dhe lexohet qartë së pari loja e imazhit, tek ‘i ulur aty ku dikur putheshin Perënditë/bënin dashuri me erën’; muzikaliteti tek tërë rrjedha e këndshme e leximit të vargut të lirë, që edhe paksa problematik jep strokën e duhur të muzikalitetit vargor dhe kuptimi që vjen sa shtresor aq edhe domethënës filozofik me ‘nga sënduku i mykur ku kishim/lënë vetëm gjurmët e premtimeve/grisa atë shikim të Afërditës’ ose tek ‘oshëtima e erës krismë dyfeku e thatë, brigjeve/mbështeti grindjen...’.

Në këto tre elementë detajues të poezisë së Stroras dalin qartë edhe përpjekjet e tij në manifestimet për imagjinaren dhe vorticismin, ku fjala dhe elementi vargur i përparuar, na jep jo një një poezi të zhveshur, por një varg poetik të shëndoshë e të ndërthurur nga të gjitha elementet e domosdoshme, ku çdo fjalë e bën një kontribut të nevojshëm për funksion të caktuar të poezisë, e cila paraqet një kompleks intelektual dhe emocional në një çast të kohës për të cilën poeti shkruan, mediton dhe mesazhon.

“Ëndrra pa qiell” e bën këtë poet më ambicioz, me ndikim, dhe inovative të periudhës në të cilën ana vargore është shtuar dhe pak mbetet në thelb për të shijuar. Strora me “Ëndrra pa qiell” ka bërë kontribut të rëndësishëm në poezinë e këtij lloji, jo vetëm si poet por edhe si një lexues i mirë i historikes, duke paralelizuar mes vargut esencialen aestetike. Kësisoj, Strora sjell mes “Ëndrra pa qiell” stilet mbizotëruese të vargut si ajete efikase të kohës së tij, të cilën ai e gjen me të gjitha format e saj, herë të butë dhe herë mes motiveve tunduese e të paqarta. Vargu i lirë tek “Ëndrra pa qiell”, ka muzikalitet të ndjeshëm për shkak të hapit të parashtruar jashtë vijëzimeve adekuate në strukturat metrike, që zëvendëson rregullsinë e metronomon për zhvillime vargore më të ndërlikuara.

Strora tek poezi të tilla si “Në ditëlindjen e qiellit” apo “Kuvendoj me vetveten” na jep arsye dhe insiativa shembullore mes kondensimit dhe përzgjedhjes estetike imagjinare, gjithashtu pasqyron ndërtimin e poezisë nga elementë të lehtë metaforikë të zbërthyeshëm, e të pakrënduar: “Të hyj nën gjembat e një iriqi/të skrupullohem brenda gjumit letrargjik të tij’ (“Kuvendoj me vetveten”). Një përqasje e dytë e “Kuvendoj me vetveten” është edhe mes muzikalitetit dyfish sa dhe përmes lojës së kuptimit dhe imazhit, ku maska e iriqit ose personifikimi bëjne arsyen dhe emsazhin njëherazi.

Në vend që ti lërë të shurdhët poemës zërin që përfaqëson, vetë zëri dhe elokuenca zanore e heshtur e autorit, si në shumë poezi lirike të tij, bën dhe jep hapësirë folësi në poezitë e tij me një impresion të fuqishëm tipologjik. Kjo e bën disa herë vargun e tij të jetë dhe të lejohet si satirik, madje edhe sarkastik, jo vetëm në lidhje me subjektin e poezive, por në lidhje me folësit e tyre, edhe pse ai nganjëherë duket se mes vargut dhe arsyes tenton që ata, pra vargjet të ndajnë ndjenjat e personalitetit sinkron në poezi, duke e bërë këtë për një ambiguitet interesant.

Mjaft poezi të tjera janë një sipar, veçanërisht i kritikës së refuzimit të kulturës bashkëkohore të artit në përqasjen e tij me fenomenet antiestetike. Poezia e tij është e bazuar në një vendim të brendshëm, të gjykuar qartazi, është një rregull klasik, sepse audienca për vetë klasiken është aq e vogël, sa edhe sipari që mbyll leximin e një poezie të joplotë. Dhe këtë e ka të qartë Strora. Në poemën e Stroras, ka disi edhe ‘tallje’ që përsërit një ndjenjë që mund të jetë thënë nga anatemat e problematikës së kohës, por ai zëvendëson aspektualitetin e ‘talljes’ me mendim të thellë dhe në mjaft raste duhet tepër kujdes të rilexohet.

Së treti, dhe më e rëndësishme tek “Ëndrra pa qiell”, është qasja ku ndryshe nga disa poezi narrative, ai përdor kolazh, apo që tani mund të quhet marrja e kampioneve poetike, si një gamë e zgjedhur me kujdes mes kulturave.

“Ëndrra pa qiell” formon vetëm një pjesë të vogël të vëllimit të përgjithshëm krijues dhe poetik, megjithatë, si një vëllim i tërë dhe i veçuar nga moria e botimeve të autorit, është në kohën e duhur dhe i mjaftqëlluar edhe me zgjerimet kompozicionale. Për këtë poezitë e “Ëndrra pa qiell”, kanë maksimalisht ndërlidhësi, atë që disa e quajnë fragmentim vazhdimësie, ose mesazh i plotë. Në të njëjtën kohë, Strora është përpjekur për një kontroll të fortë mbi autorialen, në kuptimin që të realizoj ballafaqim të qartë mes asaj që quhet disi në detajet e brendshme të disa poezive si ‘detajet që shkëlqejnë’, ku poezi të tilla si “Shtërzim shpresash’ mund të konsiderohen apriori. .

Politikat shqetësuese të vargut të “Ëndrra pa qiell” janë të gërshetuara, të gjithë janë në funksion dhe në punën e tyre, me poetikë dhe estetikë të mirëfilltë, duke e bërë për lexuesin dhe kulturën poetike shqiptare një vepër të dobishme, megjithëse nganjëherë duhet rifreskuar aspektualiteti i marrëdhënies së pashmangshme të poezisë me politikën. Poezia e Stroras është një balancë e duhur poetike.






106 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page