Zymer Kodra: NË FUND TË UDHËS
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 8 minutes ago
- 1 min read

Diku në fund të udhës, ndoshta,
koha s’ka më fjalë për ne.
Vetëm një dritë që s’pyet për emra,
vetëm një qetësi që të gjithëve na njeh.
Në degët e harrimit rrin era,
si një kujtim që s’ka ku shkon,
dhe hapat tanë, të lehtë a të rrallë,
bëhen jehonë nën qiellin tonë.
Mbi gurë të vjetër rri një fjalë,
që dikur u tha me dashuri.
Sot veç drita e përkëdhel,
si të ishte fryma në një lumturi.
Në fund të udhës, ndoshta,
nuk ka më rrugë, as kthim, as pritje.
Veç një qetësi që shkon me ne,
mbi shpinë të fëmijës si një dorë drite.
Zymer Kodra
Nëntor 2025









Comments