top of page

Mehdi HYSENI: BAROMETRI DIPLOMATIK

  • 1 hour ago
  • 4 min read

 

Prof. Dr.Mehdi HYSENI

 

“Xhambaz diplomaci” Kosovën e la jashtë OKB-së dhe pa USHTRI të vetenj !

 

-Nesër më 17 shkurt 2026 festojmë 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008), mirëpo, sa ia vlen që të ndihemi aq të vetëkënaqurr, kur Kosova qe 18 vjet ka ngelur jashtë karrigeve të OKB-së si shtet i pa rrumbullakësuar në kuptimin juridik të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB-së ?

 

Sikur të ishte mbajtur REFRENDUMI gjithëpopullor !

 

- Kosova që nga viti 2003 ose 2004, do të ishte anëtare me të drejta dhe detyrime të plota të OKB-së, në saje të rezultateve të REFERENDUMIT të mbjatur nën UNMIK-un! Kjo nuk ka ndodhur për shkak të “aftësive të kufizuara” politike dhe diplomatike të atyre “gjambazëve”, që kanë participuar në grupet e ndryshme të administrimit të përbashkët të UNMIk-ut të Kosovës, i cili nuk e ka njohur as pavarësinë e Kosovës nën regjimin e protektoratit ndërkombëtar të OKB-së e as UÇK-në si faktor kryesor ushtarak të dalë nga lufta, në saje të ndërkombëtarizimit të saj, që në Konferencën e Rambujes (6 – 23 shkurt 1999). Ky ishte fataliteti politik, diplomatik dhe juridik, që ndikoi në mohimin e së drejtës së vetëvendojes së popullit të Kosovës.

 

Prandaj, bashkohuni politikës paqësore moderne të presidentit Donald Trump, jo të politikës kapitulluese të “xhambazëve” të perënduar të Kosovës.

 

“ S’pi ujë” më politika e dështuar as Rugovës, as e Bukoshit, as e Halitave, as e Hashimave, as e Ibishave….etj., as e “aminagjinjve” të tye, që herë dënojnë UÇK-në në Hagë, e tash pas paralajmërimit të verdikit përfundimtar të Gjykatës Speciale. se “Hashimi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi” mund të dënohen me “118 vjet burg”, xhambazët politikë ngrihen edhe ne Kuvendin e Kosovës, edhe në qeverinë e re të Kosovës. Duke nxjerrë “Rezolutën për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, duke kërkuar process të drejtë për krerët e akuzuar të UÇK-së” (https://shqiptarja.com/lajm/gjyqi-ne-hage-kuvendi-i-kosoves-miraton-rezoluten-per-mbrojtjen-e-ishkrereve-te-uckse ).

-Dashtë Zoti u miratoftë kjo Rezolutë e Kuvendit të Kosovës dhe të Shqipërisë nga ana e Gjykstës Speciale të Hagës, por ekziston frika e arsyeshme, se është bërë post festum pas verdikit të dhëntë të Prokurorisë së kësaj Gjykate. Prandaj, edhe protestat e nesërme, në DITËN E PAVARËSISË (17 shkurt 2026) në Prishtinë vështirë se do të kenë ndonjë efekt ndikues politik a juridik ndaj verdiktit gjyqësor të Gjykatës Speciale në Hagë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. –

 

S’ka dyshim se, Protesta e nesërme (17 shkurt 2026) është legjitime, legale, demokratike dhe paqësore, porse ekziston frika se është tejet e vonuar ,që të merrej në shqyrtim nga Gjykata Spciale në Hagë.

 

Sido që të jetë, ka ardhur koha që politikisht të vetëdijësohemi dhe të emancipohemi në shakllën më të lartë të politikës moderne evropiane dhe ndërkombëtare, në mënyrë që “xhambazët” politikë të mos luajnë me fatin e Kosovës dhe të Shqipërisë, pa e konsultuar ligjërisht dhe botërisht SOVRANIN-POPULLIN për DEKLARIMIN ME REFERENDUM, të “formojnë ndonjë gjykatë speciale” për t’i dënuar pjesëtarët e UÇK-së qoftë në Hagë apo dikund tjetër për t’i justifikuar akuzat, shpifjet dhe gënjeshtrat e Serbisë kolonialiste gjenocidale për zhdukjen e UÇK-së, përkatësisht të Kosovës së pavarur dhe sovrane (17 shkurt 2008).

Prandaj, o “mileti i Talesit” politik e diplomatik vetëdijësohu, merrni vesh njëherë e përgjithmonë se, politika paqësore primitive e “xhambazëve “ të derisotëm ka perënduar, nuk ringjallet dot më as në Kosovë e as në Ballkan.

Ajo ka përfnduar së bashku me “xhambazët” e paqes pasive primitive (1990-1999), merrruni me diplomacinë dhe me koekzistencën aktive paqësore të presidentit Donald Trump, që pa dyshim, do të rikthej në skenën e politikës botërore balancin e sistemit të marrëdhënieve ndëkombëtare. Së këndejmi, me theks të posaçëm, duhet të rikthejë ZBATIMIN E SE DREJTËS NDËRKOMBËTARE dhe të KARTËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA .

 

Kur “xhambazët” sabotojnë dhe spekulojnë të drejtën ndërkombëtare dhe vlerat e UÇK-së së Adem Jasharit!

 

S’ka asnjë dilemë se mbyllja e kaptinës së luftës së ftohtë midis dy superfuqive botërore (SHBA dhe BRSS), nuk solli promovimin e vlerave të reja umiversale demokratike, juridike, të zhvillimit të barabartë ekonomik, social, tregtar, si dhe të zhdukjes së kolnializmit në vendet në zhvillim, të pazhvilluara dhe në tërë rruzuallin tokësor të bashkësisë ndërkombëtare.

Ky devijim antidemokratk dhe antipaqësor ndodhi për shkak të shfaqjes së globalizmit, i cili i futi në “kapuçin” e vet ekspansionist dhe neokolonialist të të gjitha vendet e pazhvilluara dhe të varfëra, të dala nga rendi i kampit socialit të Traktatit të Varshavës (1955), përkatësisht nga tutela e BRSS-së si superfuqi botërore.

Një erozion i tillë në përfshirjen e sistemit të marrëdhënieve politike ndërkombëtare, shkaktoi jo vetëm varfërimin dhe shfrytëzimin e egër të shteteve ish-socialiste të Bashkimit Sovjetik, por edhe bllokoi zbatimin e parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare , siç janë: PARIMI I KOEKZISTENCËS AKTIVE PAQËSORE dhe PARIMI I SË DREJTËS SË VETËVENDOSJES…, me ç’rast zhbalancoi ekuilibrin e sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare (politikë, gjeopolitikë, ekonomi, tregi, finanaca, drejtësi, demokraci e paqe etj.).

 

Sa më sipër, tash pas 30 e sa vitesh po kërkohet ndërtimi i një RENDI TË RI BOTËROR!

 

-Koha po kërkon ndryshime dhe reforma imediate edhe të KARTËS së OKB-së, edhe të zbatimit të së drejtës ndërkombëtare, sepse, pa zbatimin e tyre konsekuent nuk mund të ketë kurrfarë Rendi të Ri Botëror, por vetëm kaos, varfëri, moszhvillim, stagnim ekonomik, konflikte dhe luftëra, që kërcënojnë shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore!

Këtë iperativ urgjent të krijimit të Rendit të Ri Botëror e pohoi edhe Sekretari i Deprtamentit Shtetëror Amerikan, Marco Rubio në fjalimet e tij në Konferencën e Sigurisë (MSC), që u mbajt 13,14,15 shkurt të këtij viti.

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page