top of page

Zhuliana e dashur.


Gazmend Mullahi

Nje leter per miken time Zhuliana Jorganxhi ne 74 vjetorin e ditelindjes ! ........ Zhuliana e dashur. Ti je pjese biografie jo vetem e imja ne planin personal por ti je pjese jete tek cdo njeri diku me pak e diku me shume qe ka degjuar muziken apo vargjet e kengeve nepermjet Radios apo Televizionit, si buka ne tryezen e cdo shqiptari per gjate dekadash. Jemi perpjekur diku mire e diku per keq bashkarisht te mbushim jeten shpirterore nepermjet artit njerezve, tua bejme diten me te lehte e me te bukur. Bashkarisht dhe me kolege te cmuar tonet nje pjese e tyre edhe si kemi me ne jete, te bejme me te miren per aq sa na lane te bejme. Kemi percjelle kulture, kemi promovuar artiste , kengetare e poete. U kemi qendruar shpesh konseguente edhe bindjeve tona nganjehere dhe te rrezikeshme per administraten dhe sigurisht bilanci eshte se jemi perpjekur te bejme dicka me vlere dhe qe ka mbetur dhe mendoj se ja kemi arritur. Kemi qene konseguente per nivele te larta kerkesash profesionale duke afruar ajken e artisteve , krijuesve, titullare artiste qe ishin dhe prinin vijen e pare te nivelit kulturor dhe artistik te perfaqesimit. Kemi qene gjithashtu krejt mbeshtetes dhe inkurajues per te rinjte dhe amatoret artdashes te cilet i kemi trajtuar fale edhe nje politike perkrahese me plot delikatese dhe dashuri. Shpesh duke i vene e krahasuar plot guxim me profesioniste kariere. Emra nuk eshte rasti te permend por ato jane shume dhe sejcili prej tyre di te deshmoje vete. I deshperuar jam i detyruar te them se sot kujdesi dhe vemendja per artin dhe artistet eshte deshperimisht gati mjerane. Deshperimisht sot mungon “standarti zyrtar” i nivelit dhe cilesise artistike ne te gjitha zhanret e artit . Mburemi me ndonje “shkendi” tek tuk instrumentist apo solist operistik qe ndjek karieren brilante personale jashte vendit por kjo nuk eshte gjithshka dhe nuk ploteson asgje. Sigurisht dhe perpjekje individuale krijuesish por perseri mbetet e zbehte dhe nuk le shenje. Niveli krijimtarise artistike ajo qe duhet te mbetet, betonohet , arkivohet dhe themelohet per sot e mot eshte shume me here e zbehte se dekada me pare dhe gjasat jane te shkoje edhe me keq! Dhe sigurisht shkaqet dihen dhe ma mer mendja i di gjithkush per me teper ato qe jetojne e meren me art ! Artisti sot per sot perben shtresen me te varfer te shoqerise sone. Mjaftojne investimet qe behen artit , pagat, burimet e jeteses qe jane pak me mire se lemosha. Krijimtaria e cila duhet te jete baza e kultures eshte e cunguar dhe fale ndonje perpjekje individuale dhe vullneti idealist te ndonje krijuesi mbahet akoma ...sot krijimtaria artistike eshte ne rastin me te mire eshte perqendruar nga “facebook-istet” dhe ne rastin me te diskutueshem dhe qe han debat ne “podiumet komerciale” qe dhe si produkt perdoret arti i prodhuar komercial. Sa per titujt dhe pensionet e posacme , shperblimi se paku per krijimtarine artistike te prodhuar gjer me sot, as qe behet fjale te kete nje raport te drejte , qytetar, i bazuar mbi vlera e kontribute, duket si problem i huaj . Sot , thene me pak fjale , “veterane artiste” akoma ne jete qe “frymojne” me shume ne saje te respektit masiv qe gezojne nga shoqeria e civilizuar shqiptare , struken nen te “shtatin” apo te “tetin” dekade mbi supe me ato pensione qesharake. I rezistojne fale energjise dhe mirnjohjes qe shoqeria jone ua dhuron si bonus cdo dite. Ndersa “administrata” indiferente ndoshta dhe me sarkazem tallet dhe i percmon plot indiferentizem duke pritur te shfaqet ne funeralet e tyre plot hipokrizi dhe aty “lajne duart”. Fatkeqesisht jemi nje brez qe po rrallohemi cdo dite e me shume . Mosha dhe koha ben te sajen madje nuk thuhet kot se ne jemi tashme ne “zbritje” dhe gjithmone zbritjet behen me shpejt , madje dhe me motor te fikur ! Zolidarizohem dhe une me thirrjet e zeshme dhe te nenzeshme te gjithe artisteve te kesaj kategorie si me siper. I bej thirrje dhe une “Administrates shteterore “ dhe solidarizohem me opinionin e kolegeve te mij artiste i te gjitha zhanreve te kene me shume vemendje duke vleresuar mundin , perpjekjet, jeten e shpenzuar artit e kultures ne menyre te vecante “Artisteve veterane” akoma ne jete. Prioritet ndaj tyre ne menyre te vecante me “pensionet speciale” artisteve cilesore qe aktualisht ndodhen pertej fundit te limiteve te moshes mesatare. Sa per titujt, dekoratat, urdherat qe shpesh jane shperndare si “Sperkatje qe u behet vreshtave nga ajri” spo i ze me goje ! Le te mbidhet nje komision ndoshta dhe ne rrang ministror me njerez serioze dhe luajale dhe te shqyrtojne dhenien e “Shperblimete posacme” per artistet por dhe njerez te shquar qe kane kontribute ne fusha te tjera dhe me seriozitet dhe aspak duke gjykuar me sentimentalizem apo bamiresi prej “bablokesh” ne pushtet. Nuk behet fjale per lemosha , nuk eshte rasti as te leshojme ndonje pike loti pa dashje neper ekrane. Fundja eshte nje e drejte qe i takon cdo kontribuesi qe i ka falur ketij vendi vlera dhe se me te drejten kushtetuese dhe ligjet e ketij vendi ia njeh kete lloj vleresimi. Ti e dashur Zhuliana, meriton me plot te drejte, “Shperblimin e posaçem” te fituar me aftesine tende, perpjekjet e tua , performancen tende brilante, krijimtarine tende mbetur dhe betonuar ne fondin me te mire te kultures tone dhene tere jeten tende. Ne kete pervjetor te 74 -te tendin eshte nje rast mjaft i mire ndonese me shume vonese ta pranosh duke tu afruar besoj afer. Me siguri do e perdoresh per ta “zbukuruar” sado pak jeten ekonomike mbetur tenden por dhe per te bere te mundur botimin e librit qe ke gati me poezi nga me te mirat e krijuara nga ti te kengeve te muzikes se lehte , mbetur akoma pa e nxjerre ne drite ! Te pershendes fort me dashuri ish kolegu yt qe prej 35 vitesh pune sebashku.

Gazmend Mullahi 3 Shtator 2020


Ne foto ne nje nga kujtimet me mikun tone te paharruar poetin Gjok Beci .

62 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page