Zgjim
Nga Fatmir Terziu
U ngarkua bota me dashuri.
Buzët u bënë Hënë e puthën Tokën,
Qielli skuqi faqet si nuse e re nga Dielli,
lumenjtë u derdhën valë në dete,
e oqeanet i mbajtën yjet në gji për vete.
Kishte lule gjithandej, sytha u mbush hapësira.
Kaq u desh,
kaq mjaftoi,
mediat u mbushën me trëndafila,
televizionet s'kishin tjetër gjë për të futur.
Qytetet, fshatrat, gjallesat, gjithësojshmit…,
u zgjuan duke u puthur.
Comments