Zamira Hyseni Agalliu: Etnografia Eshtë Identitet
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Sep 18
- 2 min read

Veçanti të veshjeve popullore të krahinave të Vlorës
Krahina e Vlorës, e përbërë nga qyteti , fshatrat bregdetare, krahinat e Labërisë dhe ato të lumit të Vlorës , ka një mozaik të pasur të kostumeve popullore, të cilat dallohen si nga materiali e nga ngjyrat, ashtu edhe nga mënyra e zbukurimit dhe përdorimi i simboleve tradicionale .
Veshjet e grave të qytetit të Vlorës
Dominon kostumi me fustanellë të gjatë , shpesh në ngjyre të zezë a të errët , I punuar me mëndafsh ose kadife .
Mbi fustan përdorej xhybeja e zbukuruar me gajtan të artë ose të argjendtë
Përdorej shamia e hollë prej mendafshi ose e bardhë me punime delikate që mbulonte flokët .
Bixhuteritë (qafore argjendi, monedha të varura , unaza ) tregonin pozitën shoqerore të gruas .
Veshjet e grave të Kaninës
Kostum i pasur me jelek të qëndisur me ar, mbi fustan .
Karakteristike ishte shoka (pëlhure e leshtë e punuar në vegje) me motive gjeometrike shumëngjyrëshe.
Në ditë festash , gratë mbulonin kokën me shami të bardha të medha dhe stoliseshin me monedha të arta e argjendi.
Në krahasim me qytetin veshja e Kaninës mbante shumë ngjyra dhe punime të dorës.
Si një fshat afër qytetit veshjet e Kaninës ishin një ndërthurje midis Vlorës dhe fshatrave perrreth saj.
Veshjet e Laberisë (krahina malore e Vlorës)
Gratë vishnin dimite të bardha të gjera, përparëse shumëngjyrëshe, si dhe jelek të qëndisur me motive floreale.
Në disa fshatra përdorej xhubleta , një tipar që lidh Laberinë me Malesinë e Veriut, por me formë e punim të thjeshtuar.
Burrat dalloheshin për fustanellën e bardhë , jelekun e zi të zbukuruar me gajtane , si dhe plisat ose qeleshet e bardha.
Një element simbolik ishte edhe brezi i kuq leshi , i mbështjell fort në bel që shprehte forcë dhe burrëri.
Veshjet e Lumit të Vlorës (shushicë, Smokthinë,Drashovicë)
Gratë mbanin veshje më të thjeshta, me fustan prej leshi ose pambuku, shpesh në të bardhë, të kombinuara me përparëse të zeza ose blu të errët.
Burrat mbanin tirq të bardhë dhe jelek të zinj, me cizme lëkurë të zeza ose opinga.
Bregdeti i Vlorës (Dukat, Himarë )
Gratë përdornin ngjyra të ndezur: të kuqe , jeshile, blu.
Përdorej shpesh përparsja shumëngjyrëshe më zbukurime floreale.
Në Himarë shfaqej ndikimi nga Greqia fqinje, sidomos të përdorimi i jelekëve me ar dhe shamive të mëndafshta të zbukuruara.
Burrat mbanin fustanellë të bardhë, jelek të zinj ose të kuq, dhe shpesh në kokë qylaf ose qeleshe të bardhë.
Veçantitë dalluese.
Ngjyrat : në qytet dominonin të zezat dhe të errtat elegante, në fshatrat bregdetare dhe Labëri mbizotëronin ngjyrat e ndezura.
Materialet: në qytet mëndafsh e kadife, në fshatra lesh dhe pambuk.
Zbukurimet : qyteti me ar dhe argjergjend të punuar hollë, fshatrat me punime artizanale të thurura në vegje.
Simbolet: përparëset , monedhat e varura dhe brezat e kuq kishin rol jo vetëm estetik por edhe shoqëror e simbolik.









Comments