Zamira Agalliu (Hysenaj): Muzeu Etnografik i Vlorës -Thesari i Kujteses sonë Kulturore.
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Sep 29
- 2 min read

29 Shtatori Dita Kombëtare e Trashgimnisë Kulturore .
Nga Zamira Agalliu (Hysenaj)
Muzeu Etnografik i Vlorës -Thesari i Kujteses sonë Kulturore.
Në zemër të Vlorës ndodhet një pasuri e vyer e Trashgimnisë shqiptare Muzeu Etnografik, një Monument Kulture i Mbrojtur nga Shteti.
Ky muze është dritare qē shpalos vlerat shqiptare, artizanale dhe traditat shekullore tē popullit tonë.
Megjithatë, prej vitesh ky institucion kulturor ēshtë lēnë pas dore, duke humbur shkëlqimin dhe vëmendjen qē meriton.
Në kohën kur kombet e tjera ngrejnë me krenari Muzetë e tyre për të ruajtur kujtesēn historike, edhe ne duhet të kthejmë sytë nga thesaret tona Etnografike.
Vlerat Etnografike nuk janë thjeshtë objekte të vjetra, ato janë kujtesa jonë e gjallë, rrēnjēt e identitetit tonë, trashgimnia që huhet t'ua përcjellim brezave që vijnë.
Cdo kostum popullor, cdo vegël pune, cdo punim artizanal qē ruhet në këtë muze, flet për jetën, shpirtin dhe kulturën e shqiptarëve ndēr shekuj.
Sot, pranë godinës së tij po ndertohet muzeu Hebraik, një nismë që tregon respektin për historinë e bashkëjetesës dhe mikpritjes shqiptare, por kjo nuk duhet të na bëjë të harrojmë shtëpinë ton Muzeun Etnografik.
Para se të vlerësojmë dhe të nderojmë të tjerët, duhet të vlerësojmë dhe duam veten dhe trashgimninë tonë.
Ky muze nuk është vetëm një godinë, është një AMANET.
Një pasqyrë e shpirtit shqiptar që pret të rizgjohet dhe të marr vendin e merituar në jetën kulturore të qytetit tonë.
- Le të ruajmë vlerat tona kulturore shqiptare.
- Le të mbrojmë trashgimninë Etnografike si thesarin më të shtrenjtë të kujtesës sonë.
-Le të duam vetveten, para se tē duam të tjerēt.
Vetëm kështu mund tē ecim përpara me dinjitet dhe me rrēnjē të forta në identitetin tonë kombëtar.










Comments