top of page

YLLËSIA E YLLKA MUJËS


Me pragun e një 70 vjetori: YLLËSIA E YLLKA MUJËS

Duke shkruar librin “Jetë artistësh”në vitin 2000, kushtuar të mëdhenjëve të skenës e të filmit shqiptar: Mihal Popi, Naim Frashëri, Kadri Roshi, Sandër Prosi, Mihal Stefa, Robet Ndrenika, Bexhet Nelku dhe Margarita Xhepa, me pyetjen që i bëra kësaj të fundit se: “kë shihte më të mirën nga artistet e reja midis tyre”, ajo u shpreh menjëherë për Yllka Mujon e Luiza Xhuvanin. Dhe kështu, aktoria YLLKA, e arrdhur nga jeta (e zgjedhur si e tillë nga bangat e Liceut Artistik!), që gjer atëhere kishte ndritur çuditërisht në 10 filma e në 10 shfaqje skenike, do të rradhitej prej meje në librin “JETË ARTISTËSH”, me një jetë krijuese e karjerë të jashtëzakonëshme. U nisë të bëhej këngëtare dhe do të përfundonte si njera nga aktoret tona më të talentuara...Po shfqej në “Qiellin” e Artit Shqiptar një Yllësi fort e ndritshme, po me të njejtin emër, qysh kur errdhi në jetë, 70 vite më parë, të cilën do ta rradhitja, qysh atëhere midis të mëdhenjëve tanë që krijonin “Ylberin e skenës dhe të ekranit tonë”. Fillimi Fillimi i vështirë do ta priste aktoren gjimnaziste në të dyja rolet e shtrira e të palëvizshme,në të dy filmat e kineastëve tanë të talentuar e tridimensional (si skenarist, operator e regjisor), tek i pari (“I teti në bronx”. 1970) në rolin e Almës dhe, tek i dyti (“Malet me blerim mbuluar”. 1971) në rolin e partizanes Lilo Labja...Alma,-një e re ilegale e strehuar në shtëpisë e një mjeku të lëkundur gjatë luftës ilegale të komunistëve dhe Lilua e Dhimitër Anagnostit, partizne e plagosur gjithashtu, e shtrirë mbi një tezgë dhe e mbartur mbi supe, nëpër shtigje malesh drejt spitalit partizan. Gjëndja statike nuk do ta pengonin aktoren e re të shprehte, nëpërmjet syrit, botën e saj rinore, ndijimet e shpirtit, po edhe ato idealizma që shpërndaheshin në atë kohë për barazinë e vëllazërinë e një shoqërie më të përparuar të pasluftës. Po ndërsa tek filmi i parë është brënda një dhome dhe përball njerëzish “që i lëkundëte edhe era”, në të dytin, qe nën vërshëllimin e plumbave, nën kujdesin e partizanëve të përkushtuar në sigurimin e qetsimin e saj “si një detyrë partiake”, po edhe në diçka më bukur: nën qiellin e hapur. Tek kishte pranë edhe një djalosh me kapele me yll që e donte e nuk ia shprehte dot dashurinë, përveçse përmes syrit... Krijuese e shumanshme portretesh e karakteresh

E habitshme, kur sjellë në periudha kohe të ndryshme po kaq profile artistike në gjini të kundërta në skenat dhe ekranet tona: Dy nëna me individualitetee të veçanta në filmat e Xhenfise Kekos “Beni ecën vetë” (1975) dhe “Taulanti kërkon një motër”(1984). Sekretaren e njëhershme të partisë Komuniste në dramën e Kadaresë “Nata me Hënë” (viti 1990): një grua cmirzezë që i vërsulet si bishë një vajze të re “për shkelje të moralit socialist!”. Lilianën, një grua të re të brejtur nga vetmia e një fshati të braktisur, që e vuan këtë fatalisht, në filmin e Mevlan Shanajt “Lule të kuqe, lule të zeza! (2003). Një tjetër grua despotike ,me shpirt prej guri, te drama “Filumena Maturana” e Lorkës (2009). Krijimtaria artistike e Yllka Mojos i përjetoi të dyja epokat, duke e nisur që nga shtrëngesa e ngurtë e kufizimet e gjithanshme të lirisë së shprehjes, kur në skenën e filmat tanë ndalohej edhe puthja e të rinjëve të dashurur, po edhe vënia në skënë apo sjellja tek ne e filmave perndimorë. Për tu përgatitur të matej më pasataaj edhe më personazhe të autorëve të “kalibrit” botëror e me zhanre akoma më të vështira , si tek Shileri, Mileri, Prisli, Ionesku dhe Strinbergu, tek të cilët psikologjia, përmasa e subjekteve dhe e karaktereve është e mbetet tronditëse, së toku edhe me lirinë e shprejes ..Ajo mësoi e u rritë me një dramaturgji të fortë, si edhe me regjisorë e aktorë të një “brezi të artë”. Mirë na thonin pedagogët tanë:”Noti nuk mësohet në det të cekët”! Duke arritur kështu që pas 53 vitesh e gjithë skena e i gjithë ekrani të jenë të saj.Është pak të themi, se ajo e lumturon skenën dhe e hijeshon ekranin, si një puhizë e lehtë poezie, duke krijuar afeksion për partnerin e ngrohtësi për publikun. Në rolet komike të Shekspirit Të përballesh pastaj me komedinë, kërkohet dhunti e veçantë e ta keshë brënda vetes atë që quhet “vis comika!”. Po të interpretosh në komeditë e Shekspirit është edhe guxim, shkathtësi lëvizjesh brilante dhe një e folur “në majën e gjuhës”. Dhe kjo vështirësohet ca më tepë kur je i veshur me robat e “Kryneçes së pamposhur” që Yllka Mujo, do ta interpretonte pas rolit gjallëronjës së sherbëtores Marie në komedinë “Nata e Dymbëdhjetë” që Shekspiri e vendos në brigjet e Ilirisë, pasi një anije mbytet në det e personazhet e saj gazmor arrijnë të zbresin në stere. Këtu, aktorja jonë ka një rol të dytë për nga koha fiktive që zë në subjektin e kesaj komedie nga me të bukurat që shkroi ai, kollosi i Rilindjes Angleze, por tepër të rëndësishme për “intreçion zbavitëse”, duke e “gatuar” letrën e famshme që i shkruan Malvolios, sikur këtë ia dergonte Olivia për gjoja lidhjen e shpejt të martesës. Një linjë që aktoria Mujo e shpreh me mjaft zbavitje për vete e për të tjerët. Me etjen e shakasë. Ndërsa tek “ Kryeneçja e pamposhtur” do të ketë rolin kryesor, në shtratin e subjektit të kësaj komedie gazmore, ku flitet aq shumë për dashurinë e martesën , si edhe për kompromiset e mundshme, duk patur si figurë qëndrore pikërisht këtë Kryeneçe të Yllka Mujës, e cila mba ngrehur ritmikën e një jete të gëzueshme e me plot të papritura të këndshme, me lehtësi e shkathtesin e “diagramës” Shekspiriane për zbutjen e saj graduale , kur eliksiri i dashurisë do t’ia “ulë puplat “edhe asaj.... “Fernardo Krafti shkruan një letër....” për Yllka Mujën! Realisht është Tankrit Draft ai që e ka shkruar këtë letër , si për Yllka Mujën....Se nuk do të ndodhte ndryshe qe ajo të ishte më ndryshe nga ajo femër e jashtëzakonshme, me emrin Julia, përkrah një aktori virtuoz si Ndriçim Xhepa, -një Fernardo Krafti i dyzuar e i përkryer. Dhe para nesh një spektakl brilant i regjisorit Gëzim Kame,-i specializuar në teatrot e Parisit, kur në skenë ndjehet, ashtu si është ajo: në natyrësin e plot, “bota e sotme e njeriut”, përmes reales dhe gënjeshtrës, në një interpretim rrëqethës e pa asnjë “kërcitje”, organikisht, e vërtetë, duke të mbajtur “pa frymë”, për më shume se dy orë, në pushtetin magjik që falë arti i shtatë, ay i vërteti. Për Xhepën-Kraft kemi folur, po për Mujën jo dhe aq e dëndur, kur ajo na vjen në këtë shfaqje (ndofta), me kryeveprën e roleve të saj: ashtu impozante dhe kaq e thjeshtë njëherësh, fort e bukur, po edhe si një prostitutë dehëse edhe për burrat më stoik, e zonja e vetvetes e “aq e shitur” nga paraja e ndotur, e ëmbël si grua joshëse e salloneve të larta dhe po kaq “aktruese” në shtigjet e prapa- skenave të makiavelizmit...Mbajë një interpretimi të paaritshëm ndër ato qindra premjera të mëparëshme, gjersa vjen me dramën komplekse të këtij dramaturgu bashkëkohës gjerman, që del nga vetja, për të thënë shumë më tepër për njeriun e sotëm të dyzuar që as vet nuk e kupton se cili ëstë në këtë “vorbull jete”!? Sa shumë nevojë ka teatri për një dramaturgji të tillë, të pasur e të ngjeshur, që shpaloset gjer në thellësirat e botës së personazhit, me kontra-punkte e zhvillime befasuese të njeriut kompleks...O Zot, sa kemi vuajtur nga figurinat “bardhë e zi”! Aktoria Yllka Muja prek këtu lavdin e saj të aktrimit në një dramë të fort psikologjikke e filozofike të këtij lloji, si një artiste që nuk e bëri dot shkolla, po jeta, me talentin që e jep Perendia pa kursim e më të rrallë, si edhe vet “puna me vetveten”e artistit, për ta merituar këtë emër, teksa e do artin më shumë se veten e saj!...Shikojeni ju lutem,-ju studenta të aktrimit, po edhe ju aktorë “të stolave”, se si ajo flet në skenë edhe me heshtjen e saj, se si vepron (asnjë centimetët” kot e po aq vrrulltazi kur e pushton pasioni, se si e peshon dhe e artikulon fjalën, se si i lëvizë gjymtyrët e në veçanti gishtat elegante të duarve, se si të çpon e të shpartallon me vështrimin e saj prej xixëllonje nate, në atë rregjistrim virtuoz të kameramanit Srtefan Gajo..Ajo di aq bukur të të dëgjojë. Po edhe “të të shigjetojë me “shtizën e saj të mendimit”, të të shfarros si njeri , po edhe të të bëjë ta duash edhe nëpër ëndëra, kësaj here me “Shigjetën e Kupidit”. Ajo di sesi, kur duhet të shtrihet ne krevtin tënd, po edhe me “zëmën gur”të të varros së gjalli...Ajo di aq mire të qeshë para teje e pastaj të derdhe lotë të vërtetë kur i “thyhet zëmra”. “Unë jam ashtu, siç dua të jem!”,-thotë ajo me krenari e kësthu i ka thënë të gjitha! Artiste që di të “qëndisë me filigrame ari”! “Po unë, unë, a jam fatkeqe?!”,-pyet ajo burrat që paguajnë për të, që janë gati të vriten për të dhe që përgjërohen të shtrihen pran saj, në shtrat a në kanape, pa le tu vriten brinjët! E po, vet ajo , ironizon para këtyre burrave që shtirren e mendojnë të kundërten, se “s’ka grua që mos tu rezistoj!” Oh! Dhe revolta e saj tani e ka zhgënjimin brënda vetes, gjersa një qiri aty në mesin e skenës është gati në të fikur. Një zhytje tmerrësisht e bukur dhe e vertetë në thellësit e botës së një gruaje qe ngrihet mbi ta e mbi veten. “Dashuria nuk kërkohet, -i thotë ajo Bernardos , jo pa mllefin që i zjenë nga brënda,-Ti beson se unë dashuroj?..., ti pandeh se unë nuk e kam vënë re që ti vete e mashtron edhe vajzat e plehrave?!Ti je një gënjeshar!...,Ti nuk je burr Fernando Krafti”,-përfundon Julia-Mujo me krah të kthyera nga neveria.Vetëm se, ne do të shohim në skenë edhe inversin e gjërave, tek asaj do t’i bëjnë ”gjyqin e çmëndurisë” pikërisht burra të këtillë, teksa do të rrikthehet po në prehrin e këtyre burrave që kanë edhe paranë , po e edhe pozitën zyrtare, në duart e tyre, duke pohur se: “Jam e çliruar tanimë nga gabimet e nga hutimi...për mua ishte krejt e natyrshme!”..Vetëm se atë e kanë lënë edhe fuqitë tashmë dhe ndjen se po i afrohet vdekja e do të arrijë të shprehet me kokën varur e me gjysmë zëri:”Më thuaj edhe një herë të vetme se me dashuron!..Të më ringjallen shpresat për të jetuar...Jam e lumtur”. Oh, e mjera grua e lakmuar! Me këto fjalë pikëlluese , ajo do te vdes, tek një pikë loti rrjedh nga syri i aktores YllkA MUJO, në këtë kryevepër intepretimi që ka arrdhur në skenat tona... Githçka e shprehur organikisht, përmes marëdhëniesh intime, që rrjedhin lirshëm, pa sforcime e truke, duke zbuluar gradualisht nënvetëdijen e tyre e “të pathënat e shpirtit”. Si të ishte rryma e tensioni elektrik i një përcjellësi, ashtu padukshëm, në enigmat që çpalosen si në dramat novatore të Ibsenit. Jemi fatlumërisht fare pranë Teatrit Modern.


Dhe në gjykimin estetik të vlerave... Katër persona të ftuar për të gjykuar vlerat e një festivali mbarëshqiptar të dramës shqipe në Gjilan të Kosovës, “vrapojnë” në jenarin e zbardhur nga dëbora të një viti të shkuar! Ata janë dy profesorët : Adriatik Kallulli (ndjesë pastë!), Josif Papagjoni, i çmënduri i mërgatës Miho Gjini, që “çkulet” e vinte nga ana e anës dhe Yllka Mujo, tashmë një aktore e formar e me përvojë në gjykimin e vlerësimin e të tjerëve..Po edhe për të parë e gjykuar komediantët ballkanas në Korçën e vitit 2000, së toku me kritikët Islami, Papagjoni e Gjini .E denjë tashme që të ulet në tryezën e jurisë e të kritikëve të teatrit e të filmit. E vlerësuar me disa çmime të para nëpër fstivale të artit skenik e të filmit, e dekoruar nga Presidenti i Republikës si “Artiste e Merituar”dhe akoma, pa u nderuar ende si “Artiste e Popullit”, ndofta si askush tjetër! Tepër vonë!... Gati e harruar tashmë edhe në moshën 70 vjeçare. Si është e mundur, kur edhe BOTA E VLERËSON: e shpallur edhe në Festivalin e Monte Karlos me Çmimin e Karjerës!?... Yllka Jonë. Yllka e të gjithëve.Ca më tejë “QielIit Shqiptarë”!?.... “E shijova si rrallë herë kënaqësinë që më dha teksti i dramës së Drostit, kur ma solli regjisori Gëzim Kame dhe personazhi i Kraftit,- më thotë aktori Ndriçim Xhepa,-dhe që në rolin e Julias do të kisha partnere YLLKA MUJËN...Dhe kam punuar me shumë pasion, respekt e frymëzim me Yllkën, partneren time gjatë 40 vjetëve në skenë, duke dhënë e marë nga njëri-tjetri, nën drejtimin e Kames...Krafti e Julia kanë mbetur thellë në kujtesën time dhe të spektatorëve që na panë!”. “Kam patur disa bashkëpunime me YLLKËN,-më thotë aktor-regisori Mevlan Shanaj,-me aktoren e madhe të Teatrit Shqiptar dhe mendoj se ekrani nuk arriti dot në nivelin e saj të mjeshtërisë.!!! Ndoshta, ndoshta, ekrani i madh i mbeti borxh për shumë vite Yllka Mujos!...Unë nuk i jam borxhli, pasi i kam dhënë një kyerol te “Lule të kuqe, lule të zeza”, ku shkëlqeu! Le që, ku nuk ka shkëlqyer Yllka!”. “YLLKA MUJO është një nga aktoret me potencë, intelekt dhe ndjeshmëri skenike,që rrallë të bije rasti ta hasësh në jetë,-thotë regjisori Gëzim Kame,-Një nga aktoret e rralla që në punë përballë saj të bënë të përgjegjshëm në përgatitjen profesionale dhe dashurinë për artin skenik! Kolege dhe mike e rrallë! Fat që e kam pjesë të karjerës artistike dhe të vetë jetës” Po edhe diçka tjetër duhet thënë: ajo që thotë populli ynë se”dardha do bjerë nënë dardhë!”.Që të dy fëmijët e saj: Elia e Amos, janë sot aktorë simpatik, të denjë për role kryesore, duke interpretuar nganjëhere edhe në të njëjtat skena, apo në të njëjtin film... Se vajza (tashmë princeshë në oborin e ish Mbretit Zogu i Parë, që lozi bashkë me të ëmën Ana Golemin në filmin e Mevlanit, si të ishte një puhizë poetike), si edhe Amosi që vitin e kaluar lozi Hlestakovin e komedisë së famshme të Gogolit në spektaklin e Driadës, në tajtën më të përkryer, të cilët sapo e nisën edhe karrjeren e tyre të shkëlqyer, pa e ndjerë akoma “genin trashëgues”, se do të jenë edhe ata”Yje të së njëjtës orbitë”. Në pragun e këtij epilogu të lindjes së artistes së madhe, më 15 tetor 1953, nga BREZI I DYTË I ART i aktorëve tanë,-them i trishtuar,- a mundet të mos i jepet artistes YLKA MOJO Urdhëri i Lartë “Artiste e Popullit”, jashtë proçedure, edhe pse, pas atij vlerësimi superior të Monte Karlos? Kjo është vërtetë në kompetencën e Presidentit tënë të nderuar, por që ëshë e mbështetur (pa karta!), edhe në një krijimtari gjithmonë në rritje e mbresëlënëse, e dukshme dhe e fiksuar në çdo sallë teatri e filmi, mandejë në çdo shtëpi, përmes ekranit të vogël e të madh, për tu bërë e dukshme edhe në sferat e larta të shtetit, brënda e jashtë kohe...Se nuk është e mjaftë ta përcjellim Yllkën tonë të dashur në përvjetoret e saj, vetëm me atë pjesë të Pirandelos:”Sonte do të lozë pa letër”, për tu shfaqur emocionalisht, së bashku edhe përbri fëmijëve të saj, tashmë aktorë të njohur, thuajse të barabartë me të, duke i thënë kujtdo po ato fjalë të arta të Pirandelos: ”Jeta ose shkruhet, ose lexohet”!.E kundërta është shfarrosëse! Piqeras, Himarë.Fillim tetori 2023

20 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page