Ylli Pollogati: UDHËTAR... QYTETIT TIM!
- Jun 11, 2025
- 2 min read

UDHËTAR... QYTETIT TIM!
Si një udhëtar që ikën e vjen qytetit përkëdhelja e rrugëve mirë më erdhi e të tërin më përpin
Dhe shiun e but si
mirseardhje e lash të njomte shpirtin e malluar.
Me autobuzin e linjës vij.
Plepat e mbetur rrugës dorën ma lëviznin.
Erdha të flas me të lënët peng, qytetit tim, ku malli zhurit
Dhe me njerëz të tjerë, që rrugës me mua ecin dhe menjtimet mi sjellin fjal ere, tharë degëve të thanës,
Thua e parë nga thinjat?!
Eci... dhe këmbët më shpien tek shtëpi e vjetër,
Ku desha të flija...
Një zë, brënda shpirtit në thirrje gulçoj,
" Baba.., o Nënë.. ku jeni.., erdha prap?!"
Por, dyer e penxhere edhe erës ia kan mbyllur,
Për të mos dal asaj udhe të paharruar plotë ajër e dritë...!
Si një copëz qielli, tokës së njomur dëshpërimin mbjell
Dhe këpucët, kujtimeve parkova,
Më njohin mirë ato...
Një shi vazhdon të zbrazet,
Me gënjeshtra lyer me thashethemet e dashurive të hershme,
Ku këngët e tyre në buz mbetën, tharë.
Qyteti i pushtuar heshtjes, si në një pjesmarrje morgu më ngjante
Dhe Devolli nuk ishte më në shtratin ku i thoshim, "arrë e beqos", është larguar.
Mes gjërash të
përkohshme humbas,
Një çasti, ku as harrim, as ëndër s'ka.
Por, prap këtu jam qytetit endem
Dhe pse nga kjo koh nuk jam i gjallë.
Vetja, si një panoram e vjetër më ngjanë,
Mes njerzve të pikëlluar dhe të lënëve peng.
Ditë e madhe kjo për mua!
Do shoh fytyrën time lotëve, pranë Tyre,
Që fjal nuk kanë e si puth dotë...,
Por dashurin
dhe këtë dritë që kam,
Ata ia dhanë syve e shpirtit tim,
Kur e tyrja u fik...
Merakun e tyre ua di,
si në të gjallë,
Nuk harronin t'më pyesnin
Dhe tani, të pazë,
- Do ikësh prapë?!
Me erën më ngjau vetja, ku me vështrimin e tyre më bëhet se luaj.
Heshtja më mbledh, si i ndënjur bore.
Një mjegull e lodhur, mbi trupin tim rreze hëne la,
për të ecur...
Dhe eci..., në atë drit'hëne përfytyrimit të rrugëve të reja,
Që i ngjajnë një kënge të ftohtë, kroji, mbi gjurmë lotësh.
Ylli Pollogati@copyright








Comments