top of page

"Xixa" qershori


"Xixa" qershori

(cikël me poezi)


Nga Përparim Hysi


1.Ç'është kështu?

Flokët bjond,fytyrë purpur dhe shëndeti i harlisur Të jepë dritë e të jepë nur,mendja ime merr të"krisur" Rri pozon sikur nuk pyet,sikur je"punëterezi" Ky pozim mua më ngetë,ndaj dhe mendja mbetë aty, E shikon që dhe pëlqehesh,tutje-t'hu zë bën sfilatë Nga "pëlqimet"sikur dehesh dhe na shpie në"mëkat". Mendja del nga burgjia.kush prej nesh nuk u "trullos"? AQ e madhe "asfiksia",gati jap sinjalin"sos".


2.Ti je si bleta Ti je si bleta:e di mirë ku thumbi dhëmb më shumë Se kot nuk m'i ngule sytë mbushur qiell Të them të drejtën aq e humba unë,

SA jam gati të shkoj në esfel, Se ndjenjat e mia të"fjetura" prej pleqërisë Befas m'i zgjoi ai shikim aq i beftë U kapa pas atij shikimi si djalërisë Dhe "thumbi" yt qe i mjaltë,moj bletë!


3.Ç'të kujtoj më parë?

Ç'të kujtoj më parë,moj mike? Sytë e mëdhenj apo buzët tërë lëng Tadish, ta dish, moj shpirte, Dhe tani koka ma bën"tëng" SE kam ardhur poshtë qershisë SE këtu "shkëmbyem kredencialet" Sado jam në moshë të pleqërisë Kam nostalgji e mbytem nga mallet. Malli i vjetër është si vera e vjetër Sado kalon kohë,bëhet më i çmuar Flas me vete dhe s'kam ç'them tjetër SE malli për ty më ka pushtuar.


4.Një tufë lule nga ti

Një tufë lule qe"sebepi" Po pastaj,mike,ç'na gjeti? -Zgjidh,-the,- lulen që i ngjaj! (Po,kur thonë,që"paskam faj?") Kur shoh"ujkun",s'kërkoj "gjurmën" Të"vras ujkun",bëj gati"pushkën" "Pushkën zbraza","ujkun vrava" Lulen nga"tufa",ndava, 5. Më erdhe në gjumë Erdhe m'u shfaqe në gjumë,gjumi mori arratinë Tani me ty "paskam punë",edhe më s'e mbylla synë Kur ka dasëm,s'shkoi për"shkarpa",por në krye"dollibash" As që pyes ç'ndodh më prapa(si kiameti të vijë pas?!!!) Sado që është "sport i rëndë",është i rëndë për moshën time Edhe ti je si zok me pëndë,"cicëron" tek"tënda ime" Po të them unë,"dollibashi", se e ngrita prapë"dollinë" Nëse gjumi im çarti,gjeta prapë dashurinë. Tiranë,15 qershor 2023

10 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page