top of page

Xhudistja kosovare e detyroi Kinën që të njohë simbolet e Shtetit të Kosovës


Distria Krasniqi e artë në Kinë: Momenti kur flamuri i Kosovës ngrihet mbi atë të Rusisë

Distria Krasniqi

Xhudistja kosovare e detyroi Kinën që të njohë simbolet e Shtetit të Kosovës

Nga Skënder Sadri KAPITI

Të lumtë Distria! Na bëre krenar çdo shqiptar, pasi sot triumfuat jo vetëm Ju dhe trajneri i madh Kuka, por triumfoi edhe kombi, edhe Kosova.

Kjo, pasi e Arta që stolise Kosovën është fitore jo vetëm sportive, por edhe politike, prestigji dhe imazhi kombëtar për Shtetin Kosovës, sepse Ju triumfuat në Kinë , në shtetin e madh i cili nuk e njeh akoma Shtetin e Kosovës, triumfuat në shtetin i cili mohon genocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës.

Vëndi i parë dhe e Arta që fituat Ju e detyroi Kinën që të njohë e të respektojë himnin dhe flamurin e Shtetit të Kosovës, flamur cili u valvit mbi atë të Rusisë në vend të tretë, e cila edhe ajo nuk e njeh Shtetin e Kosovës.

Sot sporti kosovar i xhudos solli një fitore të madhe për të gjith shqiptarët, dhe është si një sfidë e menjëhershme kundër asaj paturpësie që bëri Komisioni i Çmimit Nobel i cili ia dha atë çmim mbështetësit të regjimit kriminal e genocidist të Millosheviçit ashtu sikurse janë dhe mbajnë qëndrim antiKosovë edhe Kina e Rusia të cilat i mposhti krenaria jonë kombëtare, xhudistja Distria Krasniqi.

Kjo bën që të ndjehet krenar çdo shqiptar, dhe kjo shërben edhe si frymëzim, shëmbull e model kombëtarizmi edhe për politikën e pushtetarët shqiptarë


39 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page