NDERIM PËR AKADEMIKUN XHEVAT LLOSHI -Nuk mund të hesht-
Javën që shkoi Dudushi në emisionin e vet me emër të huazuar nga gjuhët e perëndimit, më nxiti ta shikoja, sepse ishte i pranishëm Xhevat Lloshi, njeriu me vlera të spikatura akademike. Mbeta i shokuar. Akademikut shqiptar i duhej të debatonte me një “çift përkthyesish” që shëmtimshëm u përpoqën ta injoronin akademikun e spikatur. Ndjeva dhimbje. Isha gati ta fikja paisjen elektronike, por më dukej se “fikja” akamdemikun Lloshi. Me durim e ndoqa debatin. Ishte një “mjerim shqiptar i radhës” ku njerëz që kanë braktisur Shqipërinë, vijnë të “sjellin dritë” me “fenerë nga Perëndimi”. Unë kam vite që jetoj në Përëndim dhe kam kupptuar se “perëndimi është në Tiranë”. Aty ka vërtet njerëz të mençur, vizionarë të vërtetë dhe mendimtarë që i duhen Shqipërisë.
Cdo i ikur, që vjen aty për të “dhënë mënd” është hipokrizi, është “marketing” dhe thjesht “ishallah fitojmë”. Atdheu im ka mëndje të ndritura që dinë më shumë se ne që ikëm. Xhevat Lloshi është një nga ato vlera që nuk besoj se do të shfaqet sërish në shoqërinë shqiptare. Ai është një “Çabej” i shekullit të 21-të, një potencial i pashoq. Është dhimbje ta shohësh një Akademik dhe Gjuhëtar si Lloshi të jetë “përballë përkthyesish”. Nuk dua të fyej “çiftin përkthyes” që ishin të pasionuar në punën e vet, por të cilësosh “konfuz” dhe “të paditur” Xhevat Lloshin, është “lajthitje” e shekullit. Unë e njoh Xhevat Lloshin si pedagog që më ka mësuar Stilistikën në kursin tim pasuniversitar për gazetari në mesin e viteve 80-të. Isha me fat të ndiqja ligjërimet e Xhevat Lloshit.
Ai shkëlqente qysh në Diktaturë, por tani pas gati 4 dekada më vonë? Nuk u zhgënjeva. Prof. Dr. Xhevat Lloshi mbetet një vlerë akamdemike shqiptare që në shekullin tonë kapërcen edhe Çabejn edhe Budën ose më mirë të them “rreshtohet” denjësisht pranë tyre. Shqipëria ka nevojë për Xhevat Lloshin, që për vlerat që ka është një “Ajnshajn” shqiptar në gjuhësinë shqipe. Nuk di pse media hesht ndaj Prof. Dr. Xhevat Lloshit duke sjellë herë pas here vetëm Qosen nga Prishtina. Xhevat LLoshi është një pishtar akademik që nuk duhet të presim “të shuhet” për ta lartësuar. Ai është një gjigand mendimi që duhet “shtrudhur” përsa kohë e kemi energjik dhe dinamik në mes të Tiranës. Çifti përkthyes që jeton në Itali, ka vlerat e veta, por nuk mund të arrijë dot kurrë shkëlqimin e merituar me emrin Xhevat Lloshi. Unë përulem me respekt ndaj Prof. Dr. Xheva Lloshit pikërisht tani që është gjallë mes të gjallëve në Tiranë. Shqipërisë i duhen mendjet të tilla si ajo e Xhevat Lloshit, ndaj “…shqipëtar mos hesht, por krenohu, shqipëtar…”
Përkulem para kësaj revolte-thirrje intelektuala dhe me nerv qytetar. Ndërsa servilizmi symbyllur ndaj çdo vlere jashtëshqiptare është pesha që na shtyp.