Xhevahir Cirongu: NJË RREZE DIELLI VJESHTE

Ajo bisedë erdhi ashtu vetiu
Si një rreze dielli vjeshte,
Nën tingujt e fjalës dashuri
Gjithë ngjyrat e stinëve
U ulën në prehrin tek të dy.
Në tavolinë mbulesa
Shtruar me ëmbëlsi,
Dhe xhevzja kafen zjarr
Gjithë fjalët lexoheshin aty,
Ishte shkruar emri dashuri.
Dy zemra rrahën fortë,
Si valët e detit në një,
Nga ai shkëmb I bardhë
Ai lot që rrodhi në sy
Iku si për herë,
As vetë për ku, se di !
Kështu qenka e thënë
Në ditët me rreze dielli,
Fshehur qëndronin stuhitë
Në buzë shkreptinin,
Edhe rrufetë…!
Ngadalë ai zog
Zbrite nga një pemë,
Të dy heshtëm, s’thamë
asnjë fjalë,
Pastaj…ikëm e më s’u pamë.
Eh , kështu qenka kjo botë,
Fshehur mban mistere te retë,
Vjeshta me lot shiu qan
Një shok bregut të detit,
Në dorë rrezen e diellit mban.
Durrës, 26 Shtator 2026








Urime poet!
Një vjershërim i bukur dhe plot ndjenja njerëzore.
Suksese!
Miqësisht.
Kadri Tarelli