top of page

Xhevahir Cirongu: Iliaz Kapxhiu ishte mjeshtri i fjalës humoristike...!


Nga Xhevahir Cirongu

Skicë

Iliaz Kapxhiu ishte mjeshtri i fjalës humoristike...!

Të shkruash për fjalën humoristike të mjeshtrit skraparas mësuesin lliaz Kapxhiu, duhet të matesh mirë, sepse ai dinte ta gdhente bukur fjalën e frazat kur i shkruante në fushën e bardhë të letrës, saqë kur merrnin udhën e botimit në shtypin e kohës, të rrëmbenin pas vetes e mbeteshin në memorien e lexuesit, duke filluar që nga intelektuali gjer te njerëzit më të thjeshtë. Pikërisht, ishte kjo magjikja e këtij talenti të lindur natyror, por edhe të një intelektuali të zoti, i cili dinte të kapte tema të ndryshme të asaj kohe e ti trajtonte me një guxim e mjeshtërisht me anën e satirës problemet shoqërore për nxitjen e përparimit e zhvillimin shoqëror të mbarë shoqërisë. Ai dinte të bënte për vete këdo, pa dallim, e si rrjedhojë i kësaj fjale humoristike, në të folur e të shkruar, i ngjiste shkallët e gurta të kohës, me atë humor të qeshur e plot thumb grezrash, ku helmi bëhej lule e buzëqeshje për të gjithë njerëzit; që nga mosha e vogël e deri tek më i madhi.

E kam njohur këtë njeri sa të thjesht po aq të dashur, gjysh nga viti 1976, sigurisht nëpër gazeta e revista që botonte shkrime të ndryshme , por edhe nëpërmjet radio Tirana .Vitet ecnin në shtratin e tyre, por edhe (Lakja),kështu e thërrisnin të gjithë, jo vetëm banorët e qytetit të Corovodës, por edhe në gjithë fshatrat e rrethit Skrapar. Mësuesi e intelektuali vizionar siç ishte lliaz Kapxhiu , mbetet një ikonë e pazvëndësueshme e humorit skraparas e më gjerë,sepse me humorin e tij të hollë plot pjalm e edukativ për mbarë shoqërinë, me atë guxim e të qeshurën sarkazmiane, theu tabutë e kohës e triumfoi deri në lartësitë për të qenë e shëndoshë e gjithë shqëria jonë. Ai la pas shumë shkrime të gjinive të ndryshme,reportazhe,portrete,fejtone e shkrime humoristike të cilat i botoi në dy vëllime më të spikatura si ‘’ Firma e parë’’ në vitin 1982, ‘’Peshqesh i hidhur ‘’ 1987 etj. Me Laken bashkëbisedoje lirshëm, sikur të ishe njohur prej vitesh,ai çastin e kthente me humor e jetëgjatësi, e cila mbetej përgjithmonë .

Humori ishte një’’ gërvishje’’ brenda shpirtit të tij. Ai ndizte ‘’eshkën’’ e rrugëtimit të humorit e të shlodhte kur ti ishe i mërzitur…! Në revistën ‘’Hosteni’’ shkruante rrëfenja humori me aq fines e bukuri të cilat mbeteshin të pavdekshme për lexuesit. Prandaj ai ‘’Lakja’’, ynë, pra Iljaz Kapxhiu mbetet një ikonë e humorit jo vetëm për Skraparin ,por edhe të plejadës humoristike kombëtare. Prej tij kishe se çfarë të mësoje se si të shkruaje për gjininë e humorit . AI ishte e mbetet mjeshtër i fjalës së shkruar humoristike.

19 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page