top of page

Xhevahir Cirongu ...


Të njohim aktivitetin krijues të autorit Xhevahir Cirongu


Ka lindur në fshatin Leskovë, Tomorricë-Skrapar në vitin 1959. Arsimin fillor e të mesëm e kryen në vendlindje, viti 1981. Vazhdoi për Kulturën Masive (Degën e Librit) në Korçë, e kryen atë shkëlqyeshëm në vitin 1990. Pranë gazetës "Jehona e Skraparit" ka kryer kursin e gazetarisë. Nga viti 1978 deri më 1987,ai ka bashkëpunuar me Kabinetin e Gjuhësisë së rrethit skrapar, (sektorin e leksikologjisë dhe leksikografisë).Krijimtarinë e ka nisur herët, që kur ishte nxënës në bangat e shkollës 8- vjeçare. Fillimisht ka botuar në revistat "Fatosi" e "Pionieri". Më vonë, prej vitit 1976 e deri sot, shkruan e boton në gjithë medien e shkruar dhe atë elektronike.Në vitin 1984, merr çmim të parë në festivalin kombëtar të këngës për fëmijë që u organizua në qytetin e Shkodrës; me titullin e këngës "Ligjëron nëna për djalin" të kompozuar nga Hajri Xhamëni. Po kështu, ka shkruar tekste këngësh folklorike. Kënga me motive të dasmës së krahinës së Skraparit "Moj nuse, faqe simite" merr çmimin e dytë në festivalin folklorik të Gjirokastrës. Është autor i katër këngëve, që janë hedhur në disk të kënduara nga këngëtarët popullorë Asllan Ibro e Bajram Haxhillari, në vitin 2009 dhe 2013 -ën.Tekstet e këngëve iu kushtohen dëshmorëve të Vlushës (të vrarë në luftën e Dytë Botërore- 1944); si dhe Astrit Suli, - Dëshmor i Kombit, i cili dha jetën për çlirimin e Kosovës në vitin 1999. Në vitin 2009 merr pjesë në konkursin letrar për tregimin më të mirë të organizuar nga shtëpia botuese "Ada" dhe revista "Obelisk", ku tregimi me titull "Hijet e harresës" hyn në antologjinë "Tapeti i tregimit’’.Me poezinë "Nëna"merr pjesë në antologjinë "Lotët e Virgjër" me autor Agim Mato – Fatmir Terziu, botuar nga "APCO" 8 mars 2012 në Londër. Ku midis 143 poetëve nga gjithë trojet shqiptare është edhe emri i poetit Xhevahir Cirongu.Ka marrë pjesë me poezitë e tija të botuara në 10 antologjitë me poezi që ka botuar shtëpia botuese"Muzgu" në Tiranë.Po kështu, autori Xhevahir Cirongu është edhe redaktor e korrektor i mbi 90 librave.Poezitë e Xh.Cirongut janë vlerësuar edhe nga kritikë e studiues të ndryshëm. Të tillë janë Faik Xhani – Tiranë e Pjetër Cara – Durrës, i cili vlerëson poezitë te libri me titullin "Bisedë me poezinë" midis autorëve të tjerë edhe krijuesin e trevës së Skraparit, poetin nga Leskova e tomorricës, Xhevahir Cirongu. Ka punuar në Kulturë e telekom deri në vitin 1990. sot shkruan në mediat e shkruara dhe ato elektronike në të gjitha fushat gazetareske e letrare. Deri tani është autor i 14 librave. Ka në proces botimi edhe 3 të tjerë me tematikë të ndryshme. Deri më sot, publicisti, poeti e shkrimtari Xhevahir Cirongu, në fushën e gazetarisë ka botuar mbi 4 mijë artikuj të fushave të ndryshme në publicistikë e letërsi. Jo vetëm kaq, Xhevahiri është edhe një kritik e vlerësues i mirë letrar. Janë me dhjetra kritika vlerësuese që u ka bërë shumë autorëve rreth librave të tyre, në Shqipëri e Kosovë. Ai di të qëndis bukur fjalën e shkruar dhe të bëjë vlerësim real që mirëpritet nga lexuesi i mirëfilltë letrar.Ka bashkëpunuar dhe është bashkëpunëtor i shumë gazetave e revistave brenda dhe jashtë vendit. Ka botuar e boton shkrime në revistat: "Fatosi’, "Pionieri", "Shqiptarja e re", "Hosteni", "Obelisk", "Dituria", "Metafora", "Vegime letrar" , ‘’Pavdekësia’’ ‘Krahu i shqiponjës’’ etj. Por edhe në gazetat "Jehona e skraparit", "Luftëtari", "Puna", "Zëri i rinisë", "Bulevard", "E vërteta", "Ndryshe", "Zëri i popullit", "Republika", "Kushtrim brezash", "Telegraf", po edhe te "Drita", "Muzgu", "Dielli i Tomorrit", "Nacional", ‘’Dëshnica’’, ‘’ Zëri i Gollobordës’’, ‘’Tirana observër ’’, ‘’Fryme e Re’’por gjithashtu tek ‘’Lajmi’’, ‘’Bota sot’’ në Kosovë, etj. Në vitin 1986 vlerësohet me Medalien ‘’Naim Frashëri’’ . Gjithashtu, Xhevahiri merr pjesë në ‘’Ditët Naimiane’’ që organizohet për çdo vit në Përmet, i cili përfshihet me një poezi në këtë antologji. Po kështu merr pjesë në antologjinë ndërkombëtare për mesdheun me dy poezi kushtuar pemës së ullirit , i cili përfaqëson Shqipërinë. Njëra poezi vlerësohet si poezia më e mirë e kësaj antologjie që botohet në itali në vitin 2017 në gjuhët italisht, fërngjisht dhe shqip. Poezitë e këtij autori, përveç përkthimit në gjuhët, Anglisht, Italisht, Fërngjisht, janë përkthyer edhe në gjuhën Arabe e Kineze.

Eshtë antar i Klubit të Shkrimtarëve e Artistëve - Durrës. Por, Xhevahir Cirongu është edhe një nga inisiatorët e themelimit të grupit folklorik Tomorrica – Skrapar në qytetin e Durrësit, dhe ka krijuer disa tekste këngësh të reja të kënduara nga këngëtarë të ndyshëm të cilët janë antarë të këtij grupimi të këngës popullore.Njëkohësisht ai është edhe antar i këtij grupi folklorik me qendër në qytetin e Durrësit. Sigla e këtij grupi është fruti i krijesës e imagjinatës të poetit Xhevahir Cirongu.

25 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page