top of page

Xhemile Adili: TI QË MË THE TË DUA

Sep 19, 2024
1 min read


Nga Xhemile Adili


Eh, sikur ta dije zjarrin,

Që trupin tim djeg,

S'do të kishe qëndruar larg,

Si përmendore shekujsh.

Do të më kërkoje

Përmes territ

Me shikimet zjarr,

Eh, sikur ta dije zjarrin,

Që trupin tim djeg,

Do të më merrje me vete,

Me flakën e kësaj jete.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page