top of page

Xheladin Sh. Subashi: Libri më i ri publicistik i poetit Agim Lika


NJË STUDJUES ME NJË VULLNET TË HEKURT DHE I PAPËRTUAR

 

Libri më i ri publicistik i poetit, studiuesit dhe kritikut  ketrar, tashmë të mirënjohur, z. Agim Lika, na vjen si një prurje  letrare me vlera. Libri, me titull shumë origjinal dhe të veçantë “Gjithnjë kam guxuar”, vjen me një përmbajtje shumë të pasur në shumë aspekte letrare. Ai është shumë interesant, me vështrimet e tij për autorë të ndryshëm e të mirënjohur shqiptarë, pra na sjellë vlerësime kritike e vështrime për dhjetë vëllime me poezi, të autorëve të ndryshëm.Një libër studimor dhe me skicat e më të mirëve që jetojnë në Amerikë, Itali dhe në Shqipëri.

Autori Lika, i ka sistemuar këto shkrime, që përbëjnë një sërë vlerësimesh të  çmueshme letrare për krijimtarinë  letrare, poetike, e publicistike, por edhe historike, nga miqtë e tij, nga emra tashmë të mirënjour si: Hashim Kërtusha, Xheladin Subashi, Vaid Hyzoti, Rudina Muharremi, Urim Mezini, Pirro Millona Minella, Nexhbedin Basha, Sinan Lala, Laureta Kulla, Çesk Lukani dhe Hajri Lamaj.

Krijimtaria e poetit dhe studjuesit  Agim Lika,sipas këndvështrimit tim, përfaqëson një krijues të guximshëm,  Krijimtaria e këtij autori është edhe rezultat,edhe proces. Rezultati duket  në punën e tij krijuese e studimore, në promovimin e vlerave njerëzore. Pikërisht kështu vjen e ravijëzohet para lexuesit  shpirti i tij poetik, studjues dhe kritik letrarë.  Ky plazmim ka kaluar përmes shpirtit të tij të dlirë dhe me zemër të madhe që e ka vënë në shërbim të vendlindjes së tij, në veçanti.

Pikërisht në këto kushte poeti dhe kritiku letrar i është kthyer librave të miqëve dhe kolegëve të tij, për të  vlerësuar këto krijime dhe për t'i sjellë si një auerolë mendimet  dhe vështrimet e tij, për këto vepra letrare.

 Me një çiltërsi befasuese, ai, me vështrimet e veta, vlerëson mjaft bukur poetët dhe studiuesit, për krijimtarinë e tyre letrare. Autori ia ka arritur qëllimit të tij duke na sjellë një libër me shumë vlera për lexuesin e gjërë, duke shpalosur njëkohësisht shpirtin e tij krijues  vlerësues për të tjerët, nëpërmjet të cilit ai vlerësohet dhe vetë nga të tjerët.

Me krijimtarinë e vet mjaft të pasur në shumë fusha të dijes, autori ka arritur t’i

gdhend vetes një lapidar me themele të thella në tokën e vendlindjes dhe të shëndosha deri në admirim dhe këtë e ka arritur duke ndjekur dy shtigje të thikta :

Së pari, ai ka qenë i vetëdijshëm për mundësitë dhe dëshirat e pashtershme që preheshin brenda personalitetit të tij krijues, të cilat e kanë frymëzuar për t’u

bërë dikushi në jetë.

Së dyti, vullneti dhe përpjekjet e pandalshme e kanë nxitur për arritjen e një objektivi që ai i ka vënë vetes dhe që është konkretizuar me botimin e nëntë librave të tij. Pra, dashurinë për punën studimore e artistike, poeti e ka ngritur në kult.

Si përfundim po i referohem Volterit që thotë: “Puna na shpëton nga tri të keqija të mëdha: nga mërzia, nga vesi dhe nga

hallet ekonomike”.

Artin e dashurisë për punën, që zbulohet në këtë thënie filozofike volteriane, autori Agim Lika, ka arritur ta përvetësojë deri në përsosmëri. Prandaj, edhe në këtë vepër të re, që po ua përcjellë lexuesve, ai shfaqet para tyre si një krijues me zemër të madhe, përherë i palodhur në fushën e dijes.

 

Xheladin Sh. Subashi

(Autor i 16 librave, historikë, studimorë dhe artistikë)

Marikaj, 11 janar 2026




Agim Lika: Përfundoi redaktimi i dorëshkrimit të librit tim të ri, me titull: "GJITHNJË KAM GUXUAR"  (vështrime kritikë-letre, për 12 libra), që së shpejti do të dërgohet për botim.

Po e nis këtë shkrim dule i'u referuar Volterit, që ka thënë: “Duke lexuar autorët që shkruajnë mirë, mësohesh të flasësh mirë,” për sa më sipër, këtë gjë kam bërë dhe unë kam lexuar autorë që kanë botuar 28 libra dhe autorë që kanë botuar vetëm një libër, ku sejcili nga këta autorë është një vlerë e shtuar e letërsisë shqiptare dhe jo vetëm. Disa nga këta poetë janë përkthyer në anglisht, gjermanisht, dhe italisht. Njëkohësisht janë pjesë e antologjive të botuara në Shqipëri,  Kosovë,  Itali dhe Gjermani. E rëndësishme është se, në këtë libër ata vijnë krejt natyrshëm, si një auerolë, nëpërmjet vështrimeve dhe vlerësimeve të mija, për 12 librat e autorëve, ku ndërthuren mjaft mirë mosha dhe eksperienca e tyre në fushën e krijimtarisë. Në këtë dorëshkrim janë marrë në analizë dhjetë vëllime me poezi, një libër studimor, historik, dhe një libër me skica e tregime. Janë 13 studjues, shkrimtarë, kritikë - letrarë dhe poetë të shquar, brenda dhe jashtë vendit. Për kënaqësinë tuaj, sipër gjeni një vlerësim, pjesë e këtij libri,  të poetit, studjues dhe historianit Fisnikëria e Tiranës Z. Xheladin Sh. Subashi.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page