Emi Krosi: “Materia” poetike e shpirti lirik, në poezinë e Greta Kadare-së.

Jo më kot ka përmasa botërore romani "Dashuri në kohën e kolerës", se në kohën e "kolerave shoqërore" libri dhe poezia, të ndihmojë të dalësh nga dhembja. Kur fjala bëhet poezi, njeriu nuk çnjerëzohet, por vishet me "petkun" e fjalët poetike dhe dhimbja rrjedh e rrjedh ashtu si libri "Rrjedhë" i poetes elbasanase, Greta Kadare. Elbasani vjen nga një traditë e hershme e shkrimit femror në prozë dhe poezi. Një prej tyre “Iliriana Sulkuqi dhe lirika e saj” (Krosi: 2026), një studim mbi gjithë historinë dhe perceptimin e letërsisë femrore në Shqipëri.
Evolucioni dhe zhvillimi i shkrimit të grave, nuk kanë patur qasje në shkolla, ose kohë për t’iu përkushtuar shkrimit, deri në shekullin e tetëmbëdhjetë. Shkrimi, tradicionalisht i është atribuar vetëm figurave mashkullore. Për gratë, u bë e mundshme të shkruanin, vetëm në shoqëritë e industrializuara, vetëm kur gratë filluan të arsimoheshin. Libri me poezi “Rrjedhë” (Kadare: 2026) na sjell një zë të veçantë të poezisë moderne femrore. Dedikimi femëror ndaj vetes (femrat janë kritike), përmes reales dhe surreales, përmbysin “dalldisjet” mashkullore poetike të patriarkalitetit më përtej etapës dehëse të Bodlerit (Baudelaire) me femrat e “përdala” të Bukovskit (Bukowski), që ndezin epshin por edhe delirin e frymëzimit. Kur femrat e kohës së Elisabetës, shkruanin letërsi me emër burrash, qëkur Simon de Beauvoir, u “rebelua ndaj meshkujve”, se gratë nuk mund të jenë “një mallkim” në martesa, por të kenë lirinë e zgjedhjeve dhe zgjidhjeve (divorcet), kur martesa të mbarojë, mos të varen nga dëshirat skllavëruese seksuale të meshkujve, sepse seksi i dytë, e kundërshton fuqishëm ndarjen e shoqërisë mbi baza gjinore, se meshkujt nuk mund të sundojnë femrat në errësirë, fshehurazi dhe vjedhurazi (De Beauvoir: 2002). Poezia femërore, apo vetë letërsia e femrave në Shqipëri, ka qenë minore. Femrat kanë shkruar, por nuk kanë patur një ndikim të madh në kualitetin shifror të letërsisë mashkullore, madje edhe kritika ka qenë me periudha, jo periodike, mbi përfaqësimin e kësaj letërsie në hapsirën mbarëshqiptare.

Libri ndahet në minicikle:
Cikli: “Burimi”; ( "...hija dhe heshtja, të dyja i luten udhës së dhimbjes t'i
braktisë”) është shtresëzimi i dhembjes dhe unit femëror përmes poezisë. Ajo nuk është hije. Ajo, e “tremb” hijen dhe “trishtimin” e mbjell në farën e lotit të gruas së fortë, duke parë agun në dritaren e mëngjezit të lidhur si fjongo ngjyrëtrëndafiltë të shpresës: paradoks. Tani që jam një gjysmë,/ e gjitha e krisur,/ çdo natë ëndërra më prek fytyrën,/ dhe ma lan trishtimin./ unë në nënvetëdije,/ mundohem t'ia mbyll gojën britmës,/duke iu përgjëruar heshtjes/të mos ia zgjoj plagët,/ se helmi i tyre/ di ende të pikojë (2026: 27) nga poezia " Gjysma e krisur". Përdorimi i fjalës: [hije 10 (dhjetë) herë], si metaforë.
- METAFORA E HIJES
Metafora e hijes, (hija është jetike për vetë mbijetesën tonë; është instinkti që fillon kur psikika jonë e ndërgjegjshme) ka hequr dorë nga dëshpërimi. Hija mbetet një arketip në psikikën njerëzore (Jakobi: 1991:43). Se hija është pjesa më e fshehur dhe e ndrydhur e vetes, që ne zgjedhim ta injorojmë shpesh, sepse bie ndesh me vlerat tona personale. Mund të krahasohet me Idin frojdian, pasi ai përfaqëson nevojat e njeriut dhe dëshirat më të errëta të tij. Megjithatë, ndërsa ne vazhdimisht e pranojmë dhe luftojmë me Idi-n dhe Superegon tonë, ne shpesh nuk jemi as të vetëdijshëm për ekzistencën e Hijes, në vargun: por ajo, vetja, ka dhe hijen (2026:27). Jung besonte, se ne duhet të përballemi me hijet tona si pjesë e një procesi të quajtur individualizëm, do të na ndihmojë të arrijmë të përballemi me personin tonë brenda nesh (Jung: 1981: 18). Aftësia e transfigurimit të errësirës në dritë, dhe anasjalltas, mundëson zbulimin e anës së mrekullueshme të reales, se përjetim individual, për njohjen e njerzores si shumë të rëndësishme (Hume: 1988), proces përmes të cilës, njeriu i shtyn limitet e tij njohëse, mëpërtej vetes dhe botës, por të kushtëzuara nga rrethanat:
- prej përftimit të imazheve realisto-jetësore,
- njohja e unit individualisto-poetik,
- copëzimi i informacioneve poetiko-letrare, që arrihet duke folur për tekstin në “një
mënyrë ligjërimi”, që nxjerr në pah unitetin organik të tekstit dhe kontributin e pjesëve në lidhje në tërësinë e kuptimit të tij (Hawkes:1977), ku teksti është stukturuar në formën e shenjuesit të gjuhës post/moderniste.
Cikli: "Rrjedhë" ( rrënjët e mallit) përmes dyvargorit: fëmijërinë tine e varrosa/
në një varr me pesë anëtarë (2026: 59). Rrjedha është vetë jeta që rrjedh. Ajo rrjedhë e ngadaltë por dhe e pandërprerë herë e ftohtë dhe herë e ngrohtë ku takohet femërorja me femrën, trupi me me shpirtin, gruaja dhe vajza me ëndërrën, në vargjet: nuk e di në isha mjaftueshëm grua apo shpirt/fëmijë isha plotësisht (2026: 68). Përtej gruas është bashkëshorti /nëna/babi/ vëllai/ fëmija/familja. Në letërsinë shqipe është vështirë të bësh një dallim midis autoreve femra dhe meshkuj, në përcaktimin e vlerave letrare. Dukuria e problematikave të grave në Shqipëri, si dhe koncepti i “barazisë gjinore”, dukshëm mungon në realitetin arkaik shqiptar.
Cikli: "Deltë" (rrëke drite), kur rrjedha del në deltë dhe hapet nëpër hapsira të
tjera si në vargjet: kjo është jeta, - them./Parajsë me portë në ferr (2026: 133). Çfarë është fjala delta: [në disa raste lidhet me fjalën deltinë, që përcakton dheun e butë, të çelët ose të kuqërremtë që përdoret për të prodhuar enë balte, tulla apo tjegulla etj.], por poetja nuk e ka përdorur në kuptimin e saj parësor por në atë metaforik.
SIMBOLIKA E DELTËS
Në poezinë moderne dhe bashkëkohore të shkruar nga gra, koncepti “i deltës” funksionon kryesisht përmes tri kornizave të dallueshme: a) si një hapësirë amtare/ekologjike e shfrytëzimit dhe qëndrueshmërisë; b) si një hapësirë gjeografike dhe metaforike e një identiteti femëror fluid; c) si një simbol i motërsisë mes grave me ngjyrë dhe fuqizimit mes tyre. Në vend të një përkufizimi të vetëm, “delta” shërben si një motiv me shumë shtresa, ku gjeografia, ekofeminizmi dhe identiteti kulturor ndërthuren në forma si:
delta metaforike dhe rrjedhshmëria, (gratë moderniste dhe shkrimtaret bashkëkohore) e
përdorin këtë peizazh për të pasqyruar arkitekturën e brendshme të identitetit femëror;
erozioni dhe prania: (në poezinë moderne që trajton amësinë, plakjen/dhimbjen/
traumat);
delta si “Yoni” ose simbolika trekëndore, (sipas shkronjave greke delta (Δ) paraqitet si
një trekëndësh. Në poetikën feministe, kjo formë gjeometrike shpesh riinterpretohet si simbol i mitrës, i “yoni”-t (organit gjinor femëror) dhe i fuqisë themelore krijuese femërore),
deltat kulturore, ritualet dhe solidariteti femëror.
Delta si krahasim dhe metaforë, mbështetet në logjikën e të kuptuarit të së panjohurës përmes asaj që tashmë njihet, si elementi i njohur i dashurisë së nënës/gruas, përmes semiotizimit të disa elementeve gjuhësore në poezi dhe lidhja e tyre e mundshme me fatin e gruas/poete duke shfaqur cilësi amësie dhe feminiteti (Brown & Yule : 1983:127). Nga këndvështrimi i ekofeminizmit, deltat paraqitin gra të jashtëzakonshme të mishëruara me tiparet e frymës feministe bashkëkohore: për dashurinë, kujdesin, faljen dhe qëndrueshmërinë.
Cikli : "Breg" ( lëndimet i lashë të thahen në diell), është bregu tashmë që ndan
ujin nga rëra apo gjithë hapsira mes detit dhe tokës quhet breg kur poetja firmon përmes vargjeve: "tani jam mësuar/ të eci me plagët/ dhe t'u buqëqesh dhimbjeve..." (2026: 179). Tashmë fjala dhe metafora janë “çliruar” nga humbjet/pritjet/lodhjet/dhembjet, por dhe gëzimet që na fal jeta. Në të vërtetë transformimi, i kuptimit të një poezie që përshkruan me saktësi gjendje shpirtërore bashkëkohore ( Armstrong: 2005: 47) duke bërë një ndërlidhje të plotë midis imunitetit të “ndërgjegjes gjithëpërfshirëse”, lidh unitetin poetik dhe mendimin pozitiv përmes identitetit autorial, si një hap tjetër e të kuptuarit se struktura dhe kuptimi i gjithë strukturës poetike të poezisë, është organizuar rreth koncepteve të reja të identitetit dhe mënyrave moderne të karakterizimit, të këtyre koncepteve të sjelljes së njeriut në botën moderne dhe postmoderne.
- ARKITEKTURA METAFORIKE E TITUJVE.
Autorja ka ndërtuar një arkitekturë të titujve me plot metaforë jetësore. Kjo dallohet në poezitë;
"Qelizë së prapthi", "Britma e hijes", "Krisat e zemrës", "Gjaku me bulëza akulli", "Gojëmekur", "Alfabeti i heshtjes", "Rrjedha e netëve", "Qetësi e lahësht", "palca e kujtimeve","Trasta e brengave ", "Thërrime mbi parvaz", "Psherëtima e sendeve","E marra që mbys dëshira", "Zog i egër", "Parajsë me portë në ferr" etj.
- SIMBOLIKA E ALFABETIT TË TRUPIT DHE SHPIRTIT SI QËNDRESË.
Qenësia përtej dhimbjes/ vetes/ lëkurës/ trupit/ gjakut/ shpirtit/ hijes ngjizet në vargjet: ...se dielli është një,/ se rrezja do më gjejë patjetër,/ edhe kur të jem e vdekur,/ do më ngrohë, përtej elementeve anatomike, është përvoja jetësore. Kur poetet gra e përvetësojnë anatominë e trupit si një element poetik, ato e shndërrojnë atë nga një pikturë pasive në një peizazh aktiv rezistence, traumash, kënaqësish dhe ridemisionimi. Duke shkruar për trupin, si një koncept anatomiko-letrar, teoricienja feministe franceze Hélène Cixous e quajti “Écriture feminine” (shkrim femëror), ku shkrimtaret gra, thyejnë heshtjet historike dhe çmontojnë strukturat patriarkale nga brenda jashtë. Kjo simbolikë paraqet:
trupi si hapësirë e traumës dhe e kujtesës,
gjaku femëror dhe (lindja)/trashëgimia, (elementet anatomike që lidhen
me riprodhimin/ mitra/ gjinjtë/ menstruacionet dhe placenta, përdoren për të eksploruar realitetet e papërpunuara dhe të pashuara të mëmësisë e të lidhjes me paraardhësit/pasardhësit),
fluiditeti i kufijve dhe trupi si peizazh/imazh, ku poezia shërben si
pasqyrim i ndryshimeve që kanë çuar në diskutimet bashkëkohore mbi seksualitetin dhe trupin (Crow: 2019) ndërsa mjeshtëria e kësaj poeteje, dëshmon se liria e grave për të eksploruar dhe për të përvetësuar seksualitetin e tyre përmes poezisë, bëhet gjithnjë e më e dukshme në modernitet dhe post/modernitet. Vargje me elemente anatomike: pastaj e gris veten, ia shyen lëkurën.../ e rishtas me lëkurë e qëndis.../me shpatulla ndien peshë.../t'ia dehë qelizat.../ një shtresë asaj lëkurë të mëndafshtë..../mes duarve shtrënguar.../ i është ngushtuar shpirti.../heshtjen e hedh buzëve.../gënjen drita e syve.../kur zemra ishte duke plasur..../ truri pësoi, çuditshëm.../të shoh asnjë fytyrë.../duart e mpira.../në pellgjet e trurit.../më shfaqet fytyra jote.../ia zbeh veç sytë.../kacavirren vetes këmbë e duar.../dhe trurit po ia këput.../më rrëshqiste ndër duar.../për ylberin s'kisha sy.../krisat e zemrës.../t'i mbyll sytë.../gjaku në bulëza akulli.../është thërmuar në trurin tim.../tani, zemra.../pak kam frymë.../nëpër palcën e plasur.../një copë zemër.../nën lëkurë jam rreshkur.../në çdo qelizë.../tu duk se prej buzëve.../harrove të m'i shihje sytë.../ ëndërra më prek fytyrën.../betim zemrës.../dy krahë kam.../zemrën, mëlçinë.../do ta qep mbi trup.../frikën mes duarve.../t'i ngjisja kockat e mia.../mbi lëkurë e kam të shkruar.../të ulërij në fytyrë.../kumbisesh mbi frymë.../truri ma përsërit.../mendja trupit tim.../pelin goja ime.../ tani truri.../lartësia e duarve.../ që mbi buzën time.../në stomakun tim.../me trupin tim.../asnjë copë të grisur zemre.../në palcë.../gjijtë e përkorë/trupi im.../më kopsitet në venë.../cepa thonjsh.../vetëm dy arterie.../duar e këmbë akull.../këtë zemër- ujnajë.../kam dhimbje në lukth, në gjak, nëpër trup.../shpirti në zgrip.../pa këmbë e kokë.../nga një qelizë.../fryma më është.../fytyrën ma lau.../edhe fytyrën time/rrënqethet lëkura.../gojën pis.../ku po kalbet palca.../fytyra mban maskën.../ballin po ta puth.../ kur më mban dorën.../t'i lag buzët.../t'i shoh sytë.../dora jote e ngrirë.../dhimbje në palcë.../më mësuan thinjat.../nën këmbët e mia.../në dritën e syve.../më dridhen këmbët.../ duart po më mpihen.../të hedh nbi gjoks.../lëkurën e vjetur.../mes gjijve të mi.../me thonj sytë e mi.../ngjyej gojën.../ me sy hapur.../të këndoj në vesh.../në cep të buzës.../ me thonjë lëkurën mund ta gris.../nëpër mish.../në vena gjaku.../ deri tek goja ime.../ ia gërvish sytë me thonj.../ goja ime.../ etja më thahet në fyt.../s' jam thjesht lëkurë.../kam gjak, kam shpirt.../rreth qafës.../jam frymë.../në thelb të syve.../gjijtë e kolme.../ nën vetull.../dallohem mish e gjak.../në një trup.../të kem një fije frymë.../majat e gishtërinjve.../pëllëmbët e duarve.../kemi puthitur buzët.../ edhe dritat e syve.../zgjate dorën.../do t'i zgjas krahët.../të dhemb zemra.../shkule muskulin.../theva fort dy brinjë.../të fal gjithë gjakun.../s'kam më lëkurë.../duart e tua fllad, jo mish.../dy krahë.../në qafë.../fryma nis më çjerr.../gjuha ndien vrer.../në kraharor një gur.../trupi përpëlitet.../ këmbët akull ndihen.../trishtimi në qelizë.../një copë zemër.../dëgjo qelizat.../në stomak.../frymën time.../zemra e vjetër.../dhëmbët u kërcasin.../themele kockash.../fytyra pa shije.../fryma s'do më soset.../pa e ditur truri.../ qeliza lufton.../ e stisi në tru.../plagë nëpër gjak.../në tru gërvishtje.../thërrmuar deri në palcë.../në trup e shpirt.../me të dyja duart.../nën mushkëri.../veshët i dëgjoj.../nuk t'i terr sytë.../frymën pa kusht.../mu rritën dhëmbët.../thinjat fisnikërojnë shqisat.../tani më ka mbetur lëkura.../trupi në ngasje.../zemra në lutje.../ fytyra në hije.../në shpatullën time.../përmbi gjakun tim.../mbi trupin tim.../të shtatat rruazat.../të përvëloj lëkurën...
STILISTIKA POETIKE.
Fjalëformimet: zemërdridhur /flamurbardhë /fundrresht /fundditë /asgjësë/
përballet /panjohur /përpijë /tejpërtej /pagëzuar /përtypur /përpjekur /prekkësha /buzagaz /çdoherë/gjithkund/fytyrëqeshur/mesnatë/përkundjen/paradoks/nënverëdije/gojëmekur/kokëpërplasur/pavjelë/pavarrosur/zemërthërmuar/përvjetorë/keqardhje/pashkruar/përkorë/ditënetë/përditë/pavetëdije/përbuzte/frymëdëlirë/pagdhendur/atëherë/paepur/përtej/përqafoj/pashkelura/përtypur/lëkurëbardhë/tejpërtej/buzagaz/përpijnë/ mëdyshje /njëqind /murmuritur /krahëthyer/ zemërshkulur /këmbëngulësh /paskrupullt /fytyrëjargë /shpirtplagë /pangopur /barazlarguara/ paracaktuara/pangopur/përdridhen/përpëlitëse/gërditshme/tejefund/zemërthyer/vetëvritem/përftoj/s'përngjan/përpiktë.
Vargje me ngarkesë metaforike: do të shqyeja me thonj maska frymorësh/masa e asgjësë
të josh/duke i përtypur fjalët esëll/britma e hijes/britmës e hijes e varros nën gjuhë/
gjaku me bulëza akulli/gjysma e krisur/të thyeja frikën e duarve/dimri ulërinte deri në cepa thonjsh/mbuloma dhembjen me baltën e të vdekurve/te drita e qelizave të mia të mbytura/buzën muzgu ia shuante etjeve/ qiellin ia zbriste në thelb të syve/pëllëmbët e duarve i kemi qepur/po kthehem masë e purpurt/qëndroj mbi themele kockash/jashtë kalbet shiu/qe krisa prej nga hynte te vetja/ me gurë qëllova fatin/i bleva me tepricën e harresës/ pi cicërimat e zogut /pastaj gëlltis diellin/ në vrapin e agut /zhvas diellin deri tek goja ime/ e avullta e qartë më përpin.
Krahasime: kur pasqyra qesh/zog i egër/zemra e vjetër.
Sëfundmi: poezia e Gretës duhet lexuar si një britmë femërore, duke ndërtuar një dimension poetiko-lirik dhe stilistik, ku vargjet mbartin peshën e një jetë të trazur që përmes rrjedhës së jetës ecën e ecën, duke sendërtuar një ekpresionizëm të jetës që rrjedh herë qetë dhe herë i trazuar, duke rrëfyer dhembjen përmes gjuhës metaforike. Uroj, që nesër lexuesit dhe kritika të kthejnë kokën nga kjo rrjedhë e qetë, por jo e harruar e fjalës poetike të Greta Kadares.
BIBLIOGRFIA:
Armstrong, Tim. (2005): Modernism: A Cultural History. Cambridge: Polity.
Brown, Gillian. & Yule, George. (1983): Discourse Analysis. Cambridge: Cambridge University Press.
Crow, Kaitlyn. (2019): "Comparing Earthquakes to Sex: A Poetic Exploration of the Female Body, Sexuality, and Power," The Omnipedia Review: Vol. 1: Iss. 1, Article 2.
Hawkes, Terence. (1977). Structuralism and Semiotics. California: University California Press.
Hume, David. (1888): A Treatise of Human Nature. Oxford: Clarendon Press.
Jacoby, Mario. (1991): Individualiteti dhe Narcizmi. Psychology Press.
Jung, Carl. (1981): The Archetypes and the Collective Unconscious, Volume 9. Ed. R. Hull. Princeton University Press.
Kadare, Greta. (2026): Rrjedhë, “Filara”, Tiranë.
Krosi, Emrije. (2026): Iliriana Sulkuqi dhe lirika e saj, “M & B”, Tiranë.








Comments