top of page

Xhavit Nimani...


Xhavit Nimani

e kreu më së miri detyrën e tij për Kosovën dhe kombin shqiptar


Nga Sakip Cami studiues dhe publicist



Mora shkas për të shkruar për atdhetarin dhe liderin kosovar Xhavit Nimani pasi lexova në dorëshkrim monografinë kushtuar tij nga bashkëautorët publicisti Halil Rama, Mjeshtër i Madh, prof Hajri Mandri dhe gazetari i mirënjohur kosovar Bashkim Hisari. I përgëzoj miqtë e mi për këtë libër kushtuar kësaj figure të madhe të Kosovës dhe të shqiptarisë, jo se nuk është shkruar për Xhavit Nimanin, por se libri ndriçon hijet e kohës që kanë rënë mbi këtë figurë atdhetare nga mosnjohja, por edhe nga keqdashja e disa politikanëve dhe historianëve të pozicionuar politikisht.

Liderit nuk vlerësohen nga jeta e tyre e përditëshme, e cila mund të jetë e mbushur me gabime, por nga realizimet substanciale të periudhës kur drejtojnë.

Nisur nga ky parim del se Xhavit Nimani e ka kryer më së mirën detyrën e tij ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar.

Jeta dhe puna e Xh. Nimanit është e lidhur pazgjidhmërisht me jetën dhe veprimtarinë e shqiptarëve. Xhaviti u lind në Gjakovë, por u arsimua në Krumë të Hasit e më pas në Normalen e Elbasanit.

Në Shqipëri ai u njoh me Qemal Stafën dhe anëtarët e Grupit Komunist të Shkodrës.

Është për tu theksuar se ideali i komunistëve shqiptarë ishte çlirimi i vendit nga pushturesit nazi-fashistë në të gjithë hapësirën shqiptare, pavarësisht asaj që ndodhi pas Luftës së Dytë Botërore nga vendimet e Fuqive të Mëdha fituese të Luftës.

Në këtë prizëm lufta antifashiste e popullit shqiptar ishte një luftë që e renditi atë në krahun e fitimtarëve. Nëse do të ndodhte e kundërta nuk do të kishim Shqipërinë dhe Kosovën e sotme, por të copëtuar e të gllabëruar.

Xhavit Nimani dhe luftëtarët e Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore ishin në anën e duhur të historisë.


Lufta antifashiste në Kosovë dhe në trojet shqiptare në Mal të Zi e në RMV ka patur veçori sepse shqiptarët e këtyre trojeve vinin në këtë luftë pas një represioni me dekada nga serbët dhe natyrisht shpresa për bashkim kombëtar i dërgoi shumë shqiptarë të mbështetnin njësitë italiane dhe gjermane.

Heroi i Popullit dhe Nderi i Kombit, ish komandanti i Divizionit të V që luftoi në Ish Jugosllavi, Gjeneral Rrahman Parllaku ka theksuar se një nga detyrat e divizioneve shqiptare ishte shkëputja e luftëtarëve kosovarë nga divizionet gjermane dhe bashkimi i tyre me divizionet shqiptare, që megjithëse u realizua, nuk u muar në konsideratë nga dyshja Tito-Rankoviç, të cilët urdhëruan dhe organizuan masakra ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve të RMV. Në Tokat e Lirueme lulëzuan shkollat shqiptare, por kjo nuk zgjati shumë sepse fituesit e luftës nuk i korrigjuan padrejtësitë e vitit 1913.

Gjatë një bisede në një televizion kombëtar atdhetari Ekrem Bardha tregon se si mori rrugën nga Nju Jorku për të takuar në Paris Prof Abaz Ermenjin. Qëllimi i këtij takimi ishte organizimi për përmbysjen e regjimit komunist të Tiranës.

Jo, ju përgjigj Ermenji, me diktaturë, pa diktaturë Shqipëria egziston, prandaj ti drejtojmë forcat për shkëputjen e Kosovës nga Serbia dhe më pas për bashkimin kombëtar.

Më pas në saj të qëndresës kosovare, por edhe të qëndresës dhe të vizionit të kryetarëve shqiptarë të Kosovës si Xhavit Nimani e të tjerë erdhën hapja e RTP, hapja e Universitetit të Prishtinës, autonomia e krahinës etj.

Lëvizja studentore e vitit 1980, gjakosja e këtyre studentëve bëri që lufta për shkëputje të mos ndalej deri në çlirimin e Kosovës nga UÇK dhe nga ShBA e NATO.

Po të vështrosh listën e drejtuesve të Kosovës 1944-1974 mbizotërojnë ata serbë, që do të thotë që të drejtat e kosovarëve janë shkelur me këmbë.

Disa analistë, historianë, politikanë të Shqipërisë e të Kosovës janë të prirur të

shohin gabimet e liderëve kosovarë, por po të shohësh rezultatin përfundimtar del se faktori shqiptar kurrë më parë nuk ka qenë më i madh dhe më i fortë se sa sot.

Dhe në këtë rezultat ka pjesën dhe meritën e tij të pamohueshme Xhavit Nimani.

Kjo monografi kushtuar këtij lideri dhe luftëtari që ja kushtoi gjithë jetën e tij çështjes së Kosovës dhe shqiptarisë

është më e pakta që mund të bëhet për të.

20 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page